Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbreti dhe molla e kuqe
Publikuar më 30 mars, 2015 në orën 02:16 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tregim

Ishte ditë të bukur me diell, mbreti kishte dalë në ballkonin e katit të tretë të vilës e po vështronte disa re të bardha që po dilnin nga kupa e qiellit.Si u mendua pak, vështroi poshtë bahçesë në oborr. Ato re të bardha, që i ngjanin çarçafit të jorganit të gjumit, i ngacmuan memorjen dhe diçka tha me veten:

-Po sikur t’i them bahçevanit që atje tek ai cep i oborrit të mbjelli një mollë! Ç’më duhet ajo shkurre plot gjëmba në oborr! Kjo e mundonte prej kohësh mbretin, dhe në shpirt e griste si ata gjembat e asaj shkure pa frute që kishte mbjellë në fund të atij oborri plot gjelbërim me pemë e lule të ndryshme.
– Epo, u tha, u bë, - vendosi më s’fundi mbreti atë ditë tek vështronte kupën e qiellit ku lodronin retë shtëllungore të bardha të cilave rrezet e diellit të pranverës u jepnin edhe më shumë shkëlqim bardhësije.
Bahçevani plehronte dhe i prashiste pemët e lulet nëpër kopsht. Ai ,u shërbene bimëve, si të ishin fëmijët e tij. Ashtu si mbreti, edhe e zonja e tij ishin të kënaqur nga shërbimi e puna që bënte bahçevani.
–Eja të pimë një kafe, - i tha më s’ë fundi mbreti bahçevanit.
–Si urdhëron, - ia ktheu përgjigjen ai, por mendja i shkoi për keq, sepse s’i kishte ndodhur asnjë herë më parë kjo skenë kaq e pa pritur e befasuese…! Një bahçevan të pinte kafe me një mbret! Çudi!? Por ja, edhe ndodh, se fatit nuk i dihet.
Ngjiti shkallët e u ul afër mbretit.
-E di pse të kam thirrur, - i tha më së fundi mbreti.
-Jo, zotri, - ja kthen përgjigjen bahçevani.
Si pinë kafetë të shoqëruar edhe me një limonadë ngjyrë portokalli të gazuar, ashtu si me një ton urdhërues, mbreti i thotë që në vend të shkurres me gjemba të mbjellësh një pemë tjetër. E kam menduar, që atje do mbillet një mollë, kur të lulëzojë, të marim mollë të kuqe prej saj. Si dëgjoi këto fjalë që i tha mbreti, bahçevanit ju skuqën faqet sikur të ishin mollët e kuqe që donte mbreti.
-Kjo është punë që bëhet, - foli i gëzuar bahçevani.
Pas disa ditësh në vend të shkurres me gjemba, u mboll molla. Kaluan disa vite, molla lulëzoi e hyri në prodhim. Kishte patur të drejtë mbreti, sepse frutat e kuqe të asaj molle, i dhanë lezetin oborrit para vilës. Kush hynte e dilte në serajet e mbretit, të gjithë merrnin nga një mollë të kuqe. Këtë se kishte vënë re mbreti, ngaqë sytë si hidhte shpesh nga retë e bardha që dilnin herë pas here nga kupa e qiellit.. Meqënse kishte kohë pa dalë tek ballkoni, një ditë vjeshte kur kokrrat e mollëve ishin skuqur si flakë zjarri, vështron drejt asaj peme magjike. Kujtoi se frutat e mollëve ishin të pa prekura në degët e pemës, por kur pa se në degë kishte mbetur vetëm një kokër, dha urdhër rojeve që ajo kokërr e vetme të ruhej e të mos këputej.
-Mirë i thanë rojet mbretit, do ta ruajmë….! Por, edhe atë kokërr të vetme që kishte mbetur, ia morën mbretit. Thirri rojet dhe u dha urdhër të gjendej vjedhësi i mollës. Mbreti u trishtua shumë nga kjo skenë që s’e kishte menduar kurrë se do i ndodhte atij. Rojet u vunë në kërkim të vjedhësit të mollës. Sipas mbretit, hajduti do të ketë qënë i gjatë me trup, ngaqë molla e kuqe ishte në degën më të lartë të pemës. Kërkimet u përfshinë në qytet e në fshatrat rreth qytetit. Para mbretit rojet sollën një burrë të gjatë . Ishte një fshatar me trup të madh dhe i gjatë, që dallohej nga të tjerët në pazarin e frutaperimeve të qytetit.
- Ky do jetë hajduti sipas mbretit, - thanë rojet.
- E sollëm hajdutin- i thanë mbretit ata. Mbreti e vështrio nga koka deri tek këmbët fshatarin e i tha: ‘’Zgjate krahun deri tek ajo degë e mollës atje lartë’’. Fshatari zgjati krahun, por s’mundi ta kapte degën e mollës ku donte mbreti. Mbreti u inatos dhe urdhëroi rojet që ta linin të lirë fshatarin. Urdhëroi prap rojet që të vazhdonin kërkimet për të gjetur hajdutin me trup të gjatë, sepse sipas tij i tillë do të ishte ai që i mori mollën e kuqe.
-Nuk është ky hajduti, bërtiti si i një marrë mendësh mbreti rojeve.
Aty mësoi fshatari pse e çuan tek mbreti. Ai u la i lirë e shkoi në punën e vetë. Kërkimet vazhduan për të gjetur hajdutin. Po, më kotë. Mbreti vendosi që ai që do thotë të vërtetën se kishte marrë mollën e kuqe në oborr, do ta shpërblente me flori.Lajmi mori dhenë….! Mbreti dilte e vështronte çdo ditë tek ballkoni, se si ja kishin marrë mollën e kuqe. Mbas një kohe, një burrë i shkrtër troket në portën e mbretit. Rojet e futën brenda në oborr, ngaqë ai u tha se donte të takonte mbretin.
-Ç’e mirë të solli, i tha mbreti njeriut të sapo ardhur atë mëngjes. Po, ja …si të them …, dhe iu mor goja kur shqiptoi fjalët ‘’Unë jam hajduti i mollës tuaj, o mbret!’’ –Me kë tallesh , ore shkurtabiq! E di ç’të punoj ty! Ja, atje në majë të pemës të var në litar. - Unë e mora mollën e kuqe, të betohem për atë zot!
- Si e more?!, - t’i je i shkurtër. Mashtrus, mashtrus! - i bërtiti mbreti.
-Të betohem, unë e mora….! Më trego atëherë, si e more mollën atje lart në degë?!
- Fare thjesht, o mbret. Unë me të vërtet jam i shkurtër ashti si thoni edhe ju,por mollën e mora unë….! Rojet ishin në gjumë kur unë hyra në oborr, si i vogël që jam hipa degë më degë, e u ngjita deri atje tek kokrra e mollës. Po kështu zbrita e u largova. Më kot kërkoni hajdutin e ‘’gjatë’’, kur ju paguani rojet për të ruajtur vilën e bahçen tuaj….! Ja kështu ta mora mollën, prandaj erdha të them se pagesa më përket mua e jo rojet që ti i pag …… Mbretit si kishte shkuar ndërmend kjo që i tha ai burrë i shkurtër, por i zgjuar. Si u mendua pak, nuk duhej të turpërohej, sepse lajmi kishte marrë dhenë e njeriut trupshkurtër që u paraqet si ‘’hajdut’’ i dha shpërblimin që kishte premtuar.
- Epo, kështu e pësojnë edhe mbretërit, të cilët vënë në plan të parë pasurinë e jo mençurinë, - tha burri trupshkurtër e u largua nga kishte ardhur.

Xhevahir Cirongu

Durrës, mars 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 553 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi