Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbrėmje letrare e prezantuese e romanit “217” i Driton Smakajt
Publikuar më 30 mars, 2015 nė orėn 02:20 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
UN-ELTE i Budapestit njė dritare shprese pėr ringjalljen e aktiviteteve ndėrkulturore mes dy popujve. Dr. Etleva Lala: “Krijimet letrare nė mėrgatė janė perla tė jetės sonė kėtu”. Dr. Musa Ahmeti:. “Autori i romanit na e tregon tė vėrtetėn pėrmes asaj qė ai ka parė dhe nuk i shmanget pėrgjegjėsisė”. Autori:”..unė vetėm kam dhėnė pikėpamjen time...”

Pas Vjenės z.Driton Smakaj romanin e tij “217” e promovoi tė mėrkurėn e kaluar nė Budapest. Katedra e Albanologjisė nė Universitetin ELTE tė Budapestit ishte organizatore e kėtij aktiviteti kulturor letrar pėr tė parėn herė siē u tha nga organizatorėt. Mysafir ishin poet e krijues nga Austria pjesėtar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Krijuesve “Aleksander Moisiu” me seli nė Vjenė, anėtar tė sė cilės janė edhe krijues nga Hungaria e cila ėshtė edhe botuesi i romanit. Mbrėmjen promovuese letrare e pasuruan gjithashtu prezenca e profesorėve e studiuesve tė albanologjisė nga kombe tė ndryshme pranė katedres. Fjalėn pėrshėndetėse nė emėr tė nikoqirit e mbajti Dr.Etleva Lala, drejtuese e Katedrės. “Jemi tė nderuar ta prezantojmė romanin e z.Dritan Smakaj i cili jeton dhe vepron nė Hungari me titullin sa intrigues, aq edhe domethėnės “217”. Z.Smakaj nuk ėshtė i panjohur nė fushėn e krijimtarisė letrare. Ka botuar poezi, roman, tregime, novela. Krijimet letrare nė mėrgatė janė perla tė jetės sonė kėtu” Pjesėmarrėsit dhe autorin e romanit i pėrshėndeti z.Fatmir Zajmi, konsull i ambasadės sė Kosovės nė Hungari. Fjalė rasti mbajti dhe z.Avni Hafuzi, konsull nderi i Ambasadės sė Shqipėrisė nė Hungari nė temėn: ”Shqiptarėt nė Hungari si krijues” Z.Hafuzi nė temėn e tij mes tjerash tha: “Ėshtė hera e parė nė Hungari qė prezantohet njė roman i njė shqiptari nga Kosova qė jeton e punon kėtu nė Hungari dhe qė shkruan nė gjuhėn shqipe. Ėshtė kjo diēka e bukur dhe me rėndėsi, sepse tregohemi se ne jemi tė gjithanshėm, jemi punėtorė tė ndershėm, krijojmė vepra letrare e artistike qė kanė vlera dhe na lartėsojnė nė mesin e krijuesve kombesh tė ndryshme. Nuk kam hezituar tė jem edhe unė si pjesė e donacionit pėr botimin e kėtij romani pėr tė cilin do flasin njohėsit nga fusha pėrkatėse”. Nė hungarisht lexoi poezi Nemet Nyiba Sandor, kushtuar veprimtarit tonė nė Hungari z.Avni Hafuzi i cili e quan shpėtimtar tė madh duke sponsorizuar 860 raste humane dhe kulturore. “Strehė dhe e ardhme pėr vlerat”- shkruan nė njė nga vargjet e tij. Nė emėr tė LSHKSH “Aleksander Moisiu” Besim Xhelili, kryetar, dha njė vėshtrim lidhur me veprimtarinė kulturore -letrare tė vjetėve qė nga themelimi i Lidhjes deri me tani. Studenti pranė Katedrės sė Albanologjisė, z.Robert Markus, dha vėshtrimin e tij rreth romanit “217” nė gjuhėn hungareze dhe shqipe. ”Romani i z.Driton Smakaj, ėshtė, pėr mendimin tim, njė roman shumė cilėsor, i bukur dhe i dobishėm pėr studentėt qė studiojnė e mėsojnė gjuhėn shqipe kėtu nė UN-ELTE. Unė kam bėrė njė krahasim me romanet e kėtij zhanri nė hungarisht, dhe mund tė them se ky roman nėse nuk ėshtė mė i mirė se ata, ėshtė nė nivel me ta. Dr.Musa Ahmeti, profesor nė Albanian Studies Program, mbajti vėshtrimin kryesor rreth romanit. “Romani i z.Smakaj nė vete ngėrthen gjėra tė bukura, gjėra reale nga pėrditshmėria, nga jeta, nga personazhet tė cilat na rrethojnė e me tė cilėt jetojmė. Ėshtė paraqitur bukur shtrirja horizontale e romanit, pėrkatėsisht fushė veprimtaria tė cilėn e ka ndėrtuar autori. Ai shtrihet nė tre kontinente dhe nuk ėshtė pak qė ngjarja tė ndėrlidhet dhe bartėt nga njėri nė tjetrin kontinent, nga Europa nė Amerikėn Latine dhe nga atje nė Azi. Vladivostoku nuk ėshtė zgjedhur si qytet i rastėsishėm, por si qendėr e asaj qė po krijohet njė e keqe me kodin 217-tė. Nė Europė, me mjeshtri autori e ndėrlidhė atė qė ėshtė mes Kosovės dhe arbėreshėve tė Italisė, njė “degė e kėputur e njė lisi tė tharė” do thoshte De Rada. Autori duke e ndėrlidhur traditėn, ruajtjen e gjuhės dhe nxjerrjen e gjithė atyre personaliteteve tė trashėgimisė sonė kulturore, tė fjalės sė shkruar tė arbėreshėve qė kurrė nuk u larguan nga pėrcaktimi i tyre kombėtar fillimisht e pastaj fetar, janė shembull pėr bashkėjetesė dhe pėr luftėn e mbijetesės sė kombit shqiptar. Ndėrlidhjet mes personazheve nga vende tė ndryshme ėshtė bėrė me mjeshtri nė rrethanat qė zhvillohen nė Europė, Amerikė e Rusi. Ndėrlidhėn e pėrditshmėrisė z. Smakaj e bėnė me mjeshtri, bie fjala takimi me personazhin kryesor tė veprės, Luli, i cili tani ėshtė figurė e njohur politike nė Kosovė, me njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė momentin kryesor nė shpėtimin nga njė katastrofė. Kurse Toni ėshtė vet Dritoni, autori i romanit i cili na e tregon tė vėrtetėn pėrmes asaj qė ka parė dhe nuk i shmanget pėrgjegjėsisė dhe reales”. Poeti dhe aktori shkodran Ragip Dragusha e freskoi mbrėmjen me recitimin e vjershės sė tij “Breshka”. Njė vėshtrim rreth romanit nė kontestin historik e mbajti z.Anton Markut, kurse autori i romanit z.Driton Smakaj, pasi falėnderoj organizatorėt, sponsorėt, botuesin dhe pjesėmarrėsit, ai nė fjalėn e tij dha njė pėrmbledhje tė rrethanave ku mori brumin romani. “Kisha fatin tė jem pjesė e luftės dhe kam mbajtur ditar dhe pėrgjithėsisht unė kam dhėnė pikėpamjen time. Ai u ndal edhe rreth rrethanave shoqėrore sot lidhur me vendlindjen. Me autorin rreth romanit u diskutua nė njė atmosferė miqėsore.
Ishte kjo njė mbrėmje e bukur e ngrohėse nga Budapesti, pas atyre skenave rrėqethėse tė refugjatėve shqiptarėsh nga Kosova. Miqėsia hungareze ndaj gjuhės, kulturės dhe shqiptarėve jeton thellė nė rrėnjėt shekullore tė dy popujve.

Budapest

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 663 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi