Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A (SA) I MUNGON “REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS” NJĖ EMISION?
Publikuar më 02 prill, 2015 nė orėn 16:31 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qė nė fillim tė kėtij shkrimi, duhet thėnė konstatimin e pėrgjithshėm se “Republikės sė Kosovės” nuk i mungon vetėm njė emision, por i mungon ēdo emision , i mungojnė tė gjitha emisionet dhe tė gjitha mediat, i mungon gjithēka e duhur dhe e mirė. Sepse, asnjė emision dhe asnjė media nuk ėshtė tamam, nuk ėshtė siē duhet dhe siē ka hije e siē e kėrkojnė normat dhe kriteret e profesionalizmit pėrkatės tė ēdo fushe! Mungon invencioni krijues e veprues. Pasojė e drejtpėrdrejtė dhe e tėrthortė e kėsaj gjendjeje skandaloze ėshtė familjarizmi i tepruar shekullor, pėrzgjedhja negative e kuadrove, kulimoklanorizmi shqiptaro-titist i “shqiptarėve”, qė shkelė pamėshirshėm ēdo vlerė tonėn njerėzore, kombėtare e profesionale.

Jemi bėrė ta marrim malin prej debateve tė pėrditshme, “Click” e “Cool”, qė e kanė bėrė krejt ēkulė, se, po t’ishte kakė, siē thotė populli i ynė i shumėvuajtur, do merrnim lopatat dhe do ta heqnim disi prej udhės sonė, por, ėshtė bėrė krejt ēkulurinė, me shekuj, dhe sa mė shumė po pėrpiqemi ta heqin prej udhės sonė atė “kulturė ‘shqiptare’”, aq mė shumė po pėrhapet. Kėtė tė keqe dhe tė zezė, popullit dhe shtetit shqiptar po ia bėjnė strukturat e ngjeshura shqiptaro-titiste tė LDK-sė&Co, dhe, kjo, tashmė, ėshtė vėrtetuar sa e sa herė, deri mė tash, botėrisht.

Njeriu shqiptar, idetė mė origjinale se si nuk duhet tė jetė i sheh dhe i gjen te shqiptaro-titistėt “kosovaristė”, kudo, debateve tė tyre “patriotike” e “kombėtare”, shterpe e tė ndėrkryera deri nė krim tė organizuar medial dhe mediatik, mbushur e mbėshtjellur me njėanėsi hiletare, njėanshėm, me urrejtje e hipokrizi tė paparė antishqiptare…

Nė “Republikėn e Kosovės”, fatkeqėsisht, mungon gjithēka, tash e shtatmbėdhjetė vjetė pas luftės sė lavdishme tė popullit shqiptar… Ka zėnė vend dhe ėshtė shtresuar e rishtresuar ēmenduria shqiptaro-titiste me pasardhėsit e vet dhe me larvat e veta hundpėrpjeta, qė nga strukturat “politike” e “parapolitike” tė LDK-sė&Co e deri te kategoria e saj e tė “burgosurve politikė shqiptarė”, qė ka arritur edhe nė Tiranė!...

Prandaj, krahasimin e emisionit tė munguar nė “Republikėn e Kosovės” do ta bėjmė me emisionin shqiptar “E diela shqiptare”, ku, shkėlqen pakrahasimisht ēdo pikė tjetėr e atij emisioni (temė mė vete), dhe, ai qė shkėlqen jashtė mase dhe veēohet prej tė gjithave, padyshim, ėshtė emisioni “Shihemi nė gjyq”, tė cilin mrekullisht e pėrfaqėson dhe e udhėheq gjyqtarja dhe zonja e nderuar, Eni Ēobani.

Atė emision e ndjek vazhdimisht, sepse, ai, me nė krye Eni Ēobanin, qet nė shesh tėrė paskrupujt e gjyqėsisė shqiptare, thėnė nė tėrėsinė e tij. Ai emision qet nė shesh keqsjelljet e shqiptarėve me njėri-tjetrin, duke u nisur nga familja dhe te shoqėria e gjerė. Ai emision qet nė shesh tė gjitha padrejtėsitė qė u bėhen shqiptarėve, nga noterė e gjyqtarė tė papėrgjegjshėm tė niveleve tė ndryshme tė gjykatave tona, qet nė shesh hiletė qė i bėjnė njėri-tjetrit shqiptarėt, sipas zakoneve tė prapta paramesjetare e mesjetare “tė tyre”, duke ia punuar e ēuar dredhė njėri-tjetrit, pas shpine. Sidomos, te ne, shquhet kategoria e udbasho-kosistėve shqiptaro-titistė&Co.

Ndėrsa, pyetja qė do ta shtrojmė kėtu, ėshtė: A i duhet dhe sa i duhet njė emision i tillė “Republikės sė Kosovės”, qytetarėve tė saj? Thėnė troē, njė emision i tillė do t’i zbardhte dhe do t’i qitte nė shesh skrupujt dhe tė palarat e sistemit tė “drejtėsisė kosovare”, e cila ėshtė, pa asnjė dyshim, mė e korruptuara dhe mė kriminalja nė rajon, por, edhe mė gjerė, nė Evropė e botė. E themi kėtė, me bindje tė plotė, sepse, po e provojmė pėrditė nė kurrizin tonė shqiptar.

Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, nė radhė tė parė, mungojnė kuadrot profesionistė, moderatorėt, udhėheqėsit e emisioneve, debateve, etj., sepse, vendet e tyre nė “mediat tona” i kanė zėnė e uzurpuar familjarė tė klaneve kulimoklanore tė “Republikės sė Kosovės”, familjarė tė ingranazheve shqiptaro-titiste tė popullit shqiptar nė trojet e trepushtuara shqiptare, pasardhės tė udbasho-kosistėve “shqiptarė”.

Prandaj, njė emision si “Shihemi nė gjyq”, pėr popullin shqiptar nė trojet e veta tė trepushtuara “kosovaro”-serbo-ndėkombėtarisht, do tė ishte si uji, si ajri dhe si dielli. Njė emision i tillė do t’i zbardhte skrupujt e “drejtėsisė kosovare” tė tė gjitha niveleve dhe do t’i ēirrte maskat e saj “ligjore” e “demokratike”, tė cilave u prin Lidhja Demokratike e Kosovės me simotrat e veta “politike”.

Nga pėrvoja ime, do ta marrė vetėm njė shembull. Nė njė seancė gjyqėsore nė ish-Gjykatėn Komunale tė Prishtinės (tash Themelore), mes N.B.-Edicionit “Rilindja” dhe tė ashtuquajturės “Ministri e Kulturės”, njė gjyqtar porot i tha gjyqtares sė “Rastit” nė fjalė, pasi kishte studiuar vendimin politik tė Ministrit Astrit Haraqija (LDK): “Zonja gjyqtare, Astrit Haraqija as kundėr gruas sė vet nuk guxon tė nėnshkruan kėsi vendimi, e lėre mė kundėr “Rilindjes”(!)… Dhe, gjyqtarja e manipuluar lehtė prej MK, m’u kėrcėnua me fjalėt: “Edhe nė Strasburg jemi ne!”…

Nga shembulli qė morėm, shihet qartė se UDB-ashėt, pas tė gjithė skrupujve qė ia bėnė pas supeve Edicionit “Rilindja”, dalin e dėrdėllitin, qarqeve tė tyre udbeske, se do ta “riaktivizojnė Edicionin e Librit ‘Rilindja’”… Kjo ėshtė “drejtėsia” me tė cilėn manovrojnė dhe e drejtojnė sipas qejfit tė tyre udbasho-kosistėt shqiptaro-titistė, nazmirrahmaninoviēo-da(m)utdemakuēkoviēė(Sic!)…

Vetėm paramendoni, ē‘tė palara do dilnin nė dritė sikur ta kishim njė emision si ai “Shihemi nė gjyq” i “E diela shqiptare”, i cili mirėudhėhiqet prej z. Ardit Gjebrea, sidomos, rubrika “Shihemi nė gjyq”… Ah! Sikur ta kishin shqiptarėt (kudo qė jetojnė nė trojet e veta gjeoautoktone) njė emision sikur ai i Eni Ēobanit! Sa do tė ēelej udha e drejtėsisė dhe sa mirė e qartė do ta shihte populli shqiptar punėn e udbasho-kosistėve shqiptaro-titistė edhe nė Tiranė, sikurse qė po e sheh edhe nė Prishtinė!... Sa do t’i zbardhte, njė emision i tillė, tė palarat e sistemit tė “drejtėsisė” sė “’shtetit’ tė Kosovės”(!)

Burojė, mė mars 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 88 vizitorë
Lexuar: 631 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi