Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova pa ushtri, shtet i papërfunduar!
Publikuar më 04 prill, 2015 në orën 04:48 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Serbia mund ta rasformojë (shuajë) vetëm ushtrinë e vet, as më pak e as më shumë. -Le t’i mbajë larg duart nga përzierja në çështje të brednshme të Kosovës, sepse ka kush t’i dalë zot edhe ushtrisë, edhe sovranitetit të Kosovës.

*** Ivica Daçiq (Ministër i Jashtëm i Serbisë): “ Serbia është kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, sepse është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, dhe se kjo mund të ketë pasoja për sigurinë në rajon. Ndaj kjo çështje, duhet të debatohet në kuadrin e KS së OKB-së”. (Kosovahttp://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:541220-Dacic-Protiv-smo-formiranja-Vojske-Kosova).

-Shih, shih, çfarë “margaritari politiko-propagandistik dhe diplomatik” ky, tërësisht në frymën e politikës dhe të diplomacisë serbomadhe të regjimit të Slobodan Milosheviqit, gjoja për formimin e ushtrisë së Kosovës, tash, po u dashka, ta peysim Serbinë! Çfarë idiotizmi dhe çfarë abusrdi politik dhe diplomatik ky i kryediplomatit serb, Daçiq?!

Po, ku ka në botë këso paradigme të “drejtësisë” alla-serbe, që një shtet i pavarur, siç është Kosova në rastin konkret, ta pyes dhe të marrë lejen-pëlqimin nga Serbia ish-kolonialiste, gjenocidale dhe pushtuese (1912-1999), ta formojë apo jo ushtrinë e vet kombëtare?!
Nuk ka asnjë dyshim se, kjo formë e përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, është nuk kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008), por edhe me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare , si dhe me Kartën e Kombeve të bashkuara ngase thellësisht cenon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Prandaj, të gjitha akuzat, kundërshtimet dhe kërkesat imorale, apolitike, antidiplomatike dhe antiligjore negative të Serbisë, të adresuara në emër të mosthemelimit të Ushtrisë së Kosovës, duhet të hudhën poshtë prerazi dhe, pa asnjë diskutim qoftë në planin dypalësh me Beogradin apo shumëpalësh në shkallë ndërfkombëtare, sepse janë të papranueshme si mbi bazën jurdiko-kushteteuse vendore, ashtu edhe me mbi atë juridike të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara ngaqë prekin dhe cenojnë në mënyrë flagrante dhe në tërësi sovranitetin e Kosovës.

Për të mos krijuar asnjë dilemë në opinionin publik qoftë vendor apo ndërkombëtar, Ivica Daçiqit, duhet t’ia bëjmë të qartë se ndërhyrja e tij, e kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe e presidentit Tomsilav Nikoliq, përkatësisht e qeverisë dhe e parlamentit të Serbisë, që të pengohet formimi i Ushtrisë së Kosovës, është përzierje direkte e Beogradit në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, përzierje kjo, e cila është e dënueshme, edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, edhe sipas së drejtës ndërkombëtare ngaqë më Kosova nuk është nën asnjë varësi, as nënvarësi koloniale të Serbisë (1912-1999), por është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 108 shtete të Kombeve të Bashkuara (17 shkurt 2008, prill 2015).

Gjithashtu, duhet t’ia bëjmë me dije si Daçiqit, Vuçiqit, Nikoliqit, ashtu edhe Sheshelit…etj., se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, është vetëm NJË ZERO në kuptimin juridik dhe kushtetues, sepse ajo është e pavlefshme që nga data historike 17 shkurt 2008, kur Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Këtë akt historiko-politk, juridik dhe diplomatik, e ka mbështetur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 në Hagë, në saje të opinionit këshillëdhënës se “ Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk bie në kundërshlim me normat dhe me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare”.
Këtë e mbështeti me votat e saj (për 77, kundër 74 dhe 6 abstenime) edhe Asambleja e Përgjithsme e Kombeve të Bashkuara në tekstin integral të Rezolutës /GA/10980/, të miratur më 9 shtator 2010 në Nju-Jork.

Ballkanin nuk do ta rrezikonte Ushtria e Kosovës, por Serbia militariste, që fshehurazi dhe haptazi po synon të rikthehet në Kosovë!?

Kjo është arsyeja kryesore pse Beogradi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe është kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo është tejet e e thjeshtë dhe e qartë për t’u kuptuar, pse edhe Ivica Daçiqi është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Kjo, sipas tij, “është çështje shumë delikate”, prandaj, edhe kërkon që këtë ta shtrojë për debat edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sa politikan dhe diplomat naiv serb ky, kërkon debat në KS të OKB-së, pse Kosova do të formojë ushtrinë e saj?!
Për këtë temë, nuk mund të ketë debat në KS të Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova, tanimë, është e lirë dhe sovrane( qe nga 17 shkurti 2008), e cila nuk ka asnjë lidhje me sovranitetin e pushtetit shtetëror të Serbisë.
Prandaj, kjo, nuk është çështje e brendshme e Serbisë e as kurrëfarë çështjeje për t’u debatuar në kuadrin e KS të OKB-së, as të BE-së e as të NATO, sepse para së gjithash, dhe, mbi të gjitha, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, është në kompetencën e qeverisë dhe të parlamentit të Republikës së Kosovës si institucione kryesore të ushtrimit të pakufizuar të pushtetit të tyre-sovranitetit.

-Mirëpo, pavarësisht se çfarë ëndërron, planifikon dhe përgatit Serbia, që eventualisht, sot ose nesër ta riokupojë Kosovën, Beogradi zyrtar, duhet ta mbajë parasysh faktin se shqiptarët në Kosovë, kurrë më nuk do t’i gjejë duarlidhur dhe të paarmatosur, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë (që, para se të pushtonin Kosovën dhe trojet e tjera etnike, Serbia ua grabiste armët shqiptarëve, duke i vrarë, djegur dhe masakruar që nga Nishi (Molla e Kuqe) e deri në Lumë), por do të ndeshen në një ushtri më moderne në Evropë sipas standardeve të NATO-s., e cila, njëherazi, në perspektivë, edhe do të jetë pjesë e NATO-s në kuptimin formal ushtarak dhe politik.

Ndërkaq, sa i përket akuzës së sajuar më se 100-vjeçare serbomadhe të daçiqëve të djeshëm dhe të sotshëm, se gjoja formimi i ushtrisë së Kosovës “paraqet rrezik për sigurinë në rajon”, kjo vërteton edhe recidivat e sëmundjes së vjetër paranoide antishqiptare të sundimit të kolonializmit serb jo vetëm mbi Kosovën, por edhe mbi territoret e tjera etnike shqiptare, si siç janë, edhe sot, Presheva, Bujanci dhe Medvegja.

-Ky është ndërrim i tezave historike dhe politike serbe në favor të mbrojtjes dhe të zgjerimit të kufijve shtetërorë të Serbisë së Madhe (1844-2015) në kurrizin e territorit të Kosovës dhe të territoreve të tjera etnike shqiptare.

Pse Ushtria e Kosovës, “do të rrezikonte rajonin” sipas Daçiqit?!

-Ky konstatim kuturu paragjykues, pa kurrfarë argumentesh të qëndrueshme, nuk mund t’i atribuohet asnjë ushtrie shqiptare në Ballkan, sepse deri më sot, që nga themelimi i Shqipërisë së Ismail Qemalit, më 28.XI.1912 e deri më sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, nuk ka ndodhur ndonjë rast, që ndonjë ushtri shqiptare, të ketë dalë jashtë kufijve etnikë të Shqipërisë për të terrorizuar, vrarë, masakruar njerëz të pafajshëm dhe për të pushtuar dhe kolonizuar toka të huaja, ashtu siç kanë vepruar dhe bërë ushtritë serbo-malazeze me rastin e okupimit, të copëtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të më se gjysmës (50%) të territorit të Shqipërisë Etnike (1878 – 1999).

Dimensioni tjetër i akuzës së Daçiqit, se kinëse krijimi i Ushtrisë së Kosovës, do të “rrezikonte rajonin”, ka parapavijë të thellë politke, strategjike dhe ushtarake, të trashëguar, sidomos nga dy luftërat ballkanike (1912-1913), kur Serbia dhe Mali i Zi ( në emër të çlirimit të “territoreve serbo-malazeze” nga sundimi osman), duke djegur, duke vrarë, duke masakruar dhe, duke shpërngulur me qindra e mijëra fëmijë, gra pleq, burra, djemë e vajza pushtuan, ankesuan dhe kolonizuan territroret etnike shqiptare.

Pushtimet, masakrat dhe gjencidin e tillë mbi popullin shqiptar dhe tokat e tyre stërgjyshore etnike, ushtritë barbare serbo-malazeze e bënë, për shkak se me vite të tëra, paraprakisht Serbia dhe Mali i Zi, duke ushtruar dhunë, torture, burgosje, terror, gjenocid, konvertim, deportime dhe vrasje, shqiptarëve ua kanë konfiskuar armët. Kështu, Serbo-jugosllabia e Titos, e Rankoviqit dhe e Peneziqit, kanë vepruar edhe më 1956, kur shqiptarëve në Kosovë, ua kanë grabitur të gjitha armët që kanë pasur, madje, edhe një revole. Mirëpo, krahas këtij terrori të egër, serbomëdhnejtë, në mënyrë sistematike kanë instaluar edhe mjetet dhe metodat drastike ndëshkuese për shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve në Turqi (mbi 300.000).

Në këtë kontekst negativ, të rrezikshëm, jo vetëm për sigurinë e dhe ardhmërinë e Kosovës, por të gjithë Ballakanit, duhet shikuar kundërshtimet politike dhe diplomatike të Beogradit zyrtar, pse nuk duhet formuar ushtria e Kosovës.

Pra, nuk ka asnjë dilemë se akuzat e tilla paragjykuese serbe kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, janë në funksion të përligjjes së mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse si politika, ashtu edhe diplomacia e krerëve të saj, po shohin “ëndrra të bukura në diell”, duke shpresuar kot se, Kosova “ende është provincë e Serbisë”.

Kështu flet edhe Kushtetuta e tyre në fuqi (2006), të cilën, deri më sot, qarqet drejtuese të Kosovës, asnjëherë, nuk e kanë bërë çështje debati qoftë në shkallë evropiane, qoftë në atë ndërkombëtare.

Mirëpo, pavarësisht se çfarë ëndrrash dhe pretendimesh territoriale ka Serbia ndaj Kosovës, qeveria dhe parlamenti I Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, duhet të miratojnë ligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, në mënyrë që, në rast invadimi nga Serbia, Kosova të jetë e gatshme për mbrojtjen e saj.

Nuk kas asnjë dyshim se formimin e Forcave të Armagtosura, do ta mbështesin edhe NATO-ja, edhe BE-ja, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht kritikave dhe akuzave politike, propagandistike dhe diplomatike të qarqeve dhe insttitucioneve të larta shtetërore të Serbisë fqinje.

Beogradi, duhet ta ketë më se të qartë se Kosova e pavarur, kurrë nuk do të pranojë, që sovranitetin e saj, ta hedhë në Pazar, duke e pjesëtuar me Serbinë: territorin, pushtetin shtetëror dhe, duke i hequr vizë të kuqe ushtrisë e saj, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me aspiratën, me luftërat, me sakrficiat dhe me përpjekjet shekullore të shqiptarëve për çlirimin, shkolonizimin dhe pavarësimin e Kosovës nga sundimi tiranik i robërisë koloniale të Serbisë (1912-1999).

Sa më sipër, deri kur do të jemi “robër” të miteve, të përrallave dhe propagandas politike antishqiptare të Serbisë (edhe sa shekuj duhet të mirremi me të), duke pyetur, konsultuar dhe negociuar me përfaqësuesit e saj për çështje të brendshme që i përkasin vetëm sovranitetit Kosovës?!

Pavarësisht se çfarë propagandon Serbia dhe mbështetësit e saj, patjetër, Kosova, duhet ta ketë ushtrinë e saj, ashtu siç kanë të gjitha shtetet në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ndryshe, Kosova pa ushtri, do të ishte vetëm një krijesë abstrakte-shtet i papërfunduar sipas parimit të efektshmërisë të së drejtës ndërkombëtare.
Shprehur në gjuhën e filozofisë popullore, Kosova pa ushtri të saj, do të ishte si dita pa diell.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 669 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi