Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fatos Aliu: Reagim
Publikuar më 06 prill, 2015 në orën 06:04 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lidhur me gjendjen e krijuar në lëvizjen ‘Vetëvendosje’! – pas zgjedhjeve të brendshme dhe veprimeve diferencuese nga ana e kreut të kësaj lëvizje kundër koordinatorëve të qendrave në Skenderaj dhe Deçan (znj.Ajnishahe Halimi dhe z. Arben Gecaj)

Shpreh zhgënjimin tim personal, besoj edhe të një numri të madh veprimtarësh të vetëvendosjes, brenda e në diasporë, lidhur me sjelljet dhe veprimet diferencuese dhe ofenduese nga ana e individëve të kreut të lëvizjes ‘Vetëvendosje’, të zhvilluara në kohë të fundit kundrejt veprimtarëve të devotshëm të organizatës, siç ishte rasti me zonjën Ajnishahe Halimi, koordinatore e qendrës për komunën e Skenderajt, dhe Arben Gecaj, koordinator i qendrës nga komuna e Deçanit!. Për çudi, si ndodhi që asnjë nga drejtuesit e lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk e pa të udhës të distancohet nga veprimet jo njerëzore e banale kundër zonjës Halimi, me të cilën ‘Vetëvendosje’ deri dje krenohej për kontributin e dhënë, për qëndresën dhe veprimet heroike të saj, në luftë kundër së keqes në komunën e Skenderajt. Sipas një formati pothuajse të njejtë është vepruar edhe me z. Arben Gecajn. A thua cilët do të ishin koordinatorët dhe aktivistët e radhës për diferencim e përjashtim, po të mos ishte reagimi i bazuar i këtyre koordinatorëve përballë fushatës diferencuese dhe denigruese të udhëheqjes nga lartë?

E gjithë kjo fushatë denigruese flet për gjendjen jo të mirë dhe frustruese të krijuar në këtë organizatë, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2014, dhe ato të brendshme, të zhvilluara sipas një procesi jo të rregullt zgjedhor. Me gjithë shpresat dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, kjo lëvizje, me këso veprime nga lartë, nuk mund të jetë e denjë për t’u përballë me sfidat me seriozitetin e nevojshëm për parandalimin e të keqes, aq më pak të bëhet forcë për ndryshime pozitive në vend. Uroj për këndellje të kësaj lëvizje, por kjo nuk besoj të bëhet me format dhe metodat e këtilla të veprimit, dhe me një kryesi që nuk mund të distancohet as nga sjelljet jo njerëzore të individëve në udhëheqje të saj.

(Fatos Aliu, është iniciator për formimin dhe themelimin e Lëvizjes për Vetëvendosje, që në tetor 2002, dhe mbështetës i gjeneratës së re për ngritjen dhe zhvillimin e lëvizjes ‘Vetëvendosje’!)

Prishtinë, 4 prill 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,289 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi