Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zeqir GËRVALLA - PATRIOTIZËMI NACIONAL-NJERËZOR: ËSHTË NË TË MIRËN E GJITHË NJERËZMIT…!
Publikuar më 13 prill, 2015 në orën 16:16 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















PATRIOTIZËMI NACIONAL-NJERËZOR: ËSHTË NË TË MIRËN E GJITHË NJERËZMIT…!
( Hanës, më të dashurës sime në jetë )

E dashura ime, Hanë!
Në këtë Ditë të Veçantë për ne – të dy,
S’gjeta fjalë më të forta - për t’i thënë:
Se sa të vendosi – në BALLLË të kësaj POEZIE,
- Ty; … që s’pari: nga zemra të kërkova tek ZOTI-NJË

( … Edhe pa të njohur fare - as pa të parë…(!)… )
Që pas tri vjetësh… ZOTynë: na takoi një mbrëmje sy më sy…
Dhe kurrë më, e dashura ime, fortunave të jetës… s’jemi ndarë;
… Po…! isha në burgun e Pozharevcit – në mbajtje të dënimit
Dhe duke lexuar reportazhin: “TRAGJEDIA E LLOJANIT”
Që yt At Nezir MALSORI ( mes dy varresh…) në “Flakën e Vëllaznimit”
M’i mbushi sytë me lot… duke folur fjalë burrash të KOMB-VATANIT.
… Ja, sot: më 4 PRILL 2015 u mbushën plotë 44 vjet(Ë) martesë;
28 vjet(Ë) nën robëri (n’vuajtje e varfëri…): në Kosovën – SHQIPËRI,
Dhe qe…edhe 16-vjet(Ë) n’mërgim… gjithnjë: në përpjekje e shpresë…
Se një D(R)ITË: do të ribashkohemi… në (Z)emërJONËN - (I)LIRI!
------------------------------------------------------------------

... Po. Patriotizmi i vërtetë nacional me besim në të Vetmin – NJË ZOT:
është humanizmi më i madh njerëzor-real
për gjithë njerëzimin - në këtë bOtë !
--------------------------

I

… Atë të drejtë Legjitime: që na e ka dhënë ZOTI-NJË,
Për të jetuar të Ribashkuar, të lirë e S O V R A N,
Aty – ku na ka falë: në ATMËMËDHEUN tonë të bukur -SHQIPËRI;
E që - edhe Ne: na takon Njeri me Njeri – për Njeri-NJERËZIMIN…
( qoftë: në vend… apo, anembanë bOtës… rreth-e-rrotull…
kudo që jemi… ta bëjmë të MIRËN - p-ë-r-m-i-r-ë-s-i-m-i-n . . . )
Andaj, Ti i dashuri, i Miri POPULLI (TR)IM !
Po…Të jetojmë të Dinjitetshëm - besimtarë në të Vetmin - NJË ZOT;
Së pari të bashkuar: me Mendje-(Z)emra e SHpirt
Që pastaj, ta meritojmë: që të Ribashkohemi… Komb e Tokë…
e të mos jetojmë: më ndaras… e copë-copë…!!!...
… Andaj, Vëllezër e Motra! Ju – të MIRËT NJERËZ…
Të mos heshtim më… Po ta NGRSIM Zërin: deri në qiell e diell e yje…
Siç na takon e - na ka: h-i-j-e . . .
… nga Zemra - në Zemër… nga brezi – në brez…
Që Vet-Vetes-Kombit-ATMËMËDHEUT t’i dalim zot: me zemra ndez’…
Me Mendime-Ide…Fjalë-MIRA…Vepër-BUKURA… në: secilën-Punë…
O ZOT-NJË! Na ndihmo-Forco: të mos durojmë më: përbuzje-dhunë…

II

Hejjj…!!! Të mos jetojmë më: si të marrë…!
Të mjerë… e, - si qyqarë…(!-!-! . . . )… copëtuar… e ndarë…
… Sepse…! Se… pse… si Dje… si Sot…
… së pari e hidhërojmë: ZOTIN-NJË,
- që na ka krijuar e falë:
në më të BUKURIN Vend të quajtur –SHQIPËRI;
( O po, po…Shqipoi e Shqipe – Shqiptarë… MendjeNdritur e PunëMBARË… )
Ah, po! Në Vendin më të bukur: të bOtës-tOkës
…lumenjve... liqejve…deteve… oqeaneve… e tej-e-tej… në pakufi’…
Me Emërtim PARAJSE: Ilijium-ILLYRIA-Albania-ARBËRI -SHQIPËRI…
O po, po… O ZOT! Nëse durojmë edhe më: hile-hajni…tradhti…
E hidhërojmë ATMËMËDHEUN - Nënë BUKURËN Shqipe-SHQIPË(TA)RI;
Me në BALLË: SHQIPONJËN-DyKrenare-KOMBËTARE-Krenari
Në mes të Flamurit - KUQeZI… BUKURI - mbi B U K U R I: madhëSHti…!...
… që nga i pARi ynë: AR(B)THOTI… BARDHYL(L)I… AGRONI…TEUTA…GENCI…
e deri – te Gjergj Gjon Kastrioti – SKËNDERBEU…
e… pastaj: nga Hoxhë Hasan TAHSINI e Ismail Qmal Bejë VLORA…
e… më pastaj: nga Enver Halil Gjirokastër – HOXHA…
ku - për: Shtet-Rend-Ri… na njohu e tërë bOta…

III

E!… kurse…? Për sot…?... deri - më sot… O I Lumi NJË-ZOT!
… por, me…me Yje-Yllka… të Ri’… e të Reja… nëpër b-e-t-e-j-a …
… që i ka lindur… e… po i lindë kOha… për FITORE të R-E-J-A . . .
… që nga LSHP-ja… LRBSH-ja… LNÇKVSHJ… e deri tek UÇK-ja…

… rr-u-g-ë-v-e . . . RILINDSORE… Dritë-prej-DRITE…
… Po, po… O ZOT-NJË! Me ndihmën Tënde, O FUQIPLOTË;
… pra, këSHtu…do ta (Ri)bëjmë: ShtetPlotë - NËNË SHQIPËRINË ETNIKE!
Por, O ZOT-NJË! Nëse durojmë edhe më: hile-hajni…tradhti…
… E hidhërojmë: Jetën… Lindjen…Vdekjen… të V Ë R T E T Ë N ;
… Hej…! I hidhërojmë edhe Varret e të Parëve…(!!!)…
I harrojmë: Ideologë-Ideologe…RILINDËSIT tanë të Dije-DRITËS…
I hidhërojmë: edhe DËSHMORË e DËSHMORE… të Vjetër e të Rinj…
I hidhërojmë: edhe f-o-SH-n-j-a-t e p-o-s-a-l-i-n-d-u-r-a… në djepat e rritës…
I hidhërojmë… I hidhërojmë: të GJALLË e të (PA)VDEKUR…
( QËNDRESTARËT tanë - SHKËMBINJ të PAEPUR,
e - të PATUNDUR DOT, -
MendjeNdritur e PunëMBARË – BESIMTARË:
në të Vetmin - NJË Z O T );

… Ah, po…! I hidhërojmë… I hidhërojmë: edhe të palindurit…
që do të - lindën…
për Sot…
për…Nesër…

E…
OOOoooo… për në: A-R-DH-M-Ë-R-I . . .
Për Ty, O NËNË DRITË-(Z)emërJona –SHQIPËRI;
- që gjithmonë: Je - e Re

- që kurrë: nuk njehë - PLEQËRI!
- që kurrë: nuk njehë - PLEQËRI!

IV

Vallë, në ATMËMËDHEUN Tënd
nga të huajt të jesh i sunduar…!!!
të rrish i strukur… si i huaj…!!!...
Është gjendje e rëndë…
Që SHpirt(ë)rat e sinqertë SHqiptarë-NJERËZORË
Thellë… shumë thellë… i trëndë…!!!...
Hej, Vëllezër e Motra – Shqipoi e SHqipe, Ju të URUAR…
Ah! Kjo gjendje… nënçmuese… shkatërrimtare…
Është gjendje e pa duruar!
Për besë Shqiptare, -
Për Komb Himn e Flamur…
Hej, në ATMËMËDHEUN Tënd të Lindjes…të jesh i robëruar!
Në shtëpinë Tënde – të jetosh si i huaj!

( Oh! Jo, jo… O POPULLI: (TR)im!
Në këtë gjendje… në këtë situatë…as ditë as natë…(!)…
Hej, në këso-farë amullie… edhe jeta edhe vdekja… sikur humbin vlerën…
E s’kanë fare kuptim… e s’kanë fare urim… e s’kanë fare fitim…!!!... )

Andaj, KUJDES-mbi-KUJDES! O POPULLI (TR)im,
Me fatin Tënd:
askush më - të mos luajë…

(… As nga horrat tanë … as nga horrat e huaj…!!!... )

V
Hej! O POPULLI (TR)im…Mjaftmë…! Mjaftmë durove… padrejtësira-hile…
Bijë e bija… Tuaj, më të mirët: patriotë-patriote, nacional-njerëzor…
T’u flijuan për (I)LIRI e Ribashkim Kombëtar e Territorial…
Me armë në dorë…
Fushë më fushë… e mal më mal…
Për vatan e LIRI duke rënë: dëshmorë…
E në emër të tyre – të dolën në Skenë… për të prijë…
Oh! Po, po…ca prijësa – kamelanë… përzier… me kuaj-titisto-Trojanë…

( Veshur me rroba evropiançe “patriotike”… mbështetur n’fotele pushtetare…
Gjithnjë: duke lëshuar pe në dëm Kombi e ATDHEU e, në dobi armiqsh shekullor…!!!

… gjoja se: do të bashkohemi… kur të hyjmë: në Ev-Ro-pë…(!)…
Hej! Kështu… Komb e AR(B)DHE, duan për t’na i lënë: copë-copë…!!!... )

VI

…Por, çka?! Çdo individ-Komb-Popull… bOtës… rreth-e-rrotull…
Luftën-përpjekjen… për LIRI-PAVARËSI…DREJTËSI… MIRËSI…
(… si me lindjen… si me vdekjen… tërë jetën… me të VËRTETËN):
- Jo, jo… s’guxon t’i ndali DOT: – deri në: F-I-T-O-R-E të PLOTË;
- Jo, jo… s’guxon të heshtë… e të mos: KËRKOJË e LUFTOJË me besim në ZOT…

(Njeriu me Njeri – për Njeri-NJERËZIMIN…në çdo kOhë e mOt )
- Sepse… Kush është: Njeri - për Njeri…
- Sepse… Kush është: atdhetar - në Shpirt-Dashuri
- Sepse… Kush është: dinjitar – në Zemër Patriot...
Vetëm – kështu: dëshmohet - Njeriu me Njeri – për NJERI!
Vetëm - kështu: dëshmohet atdhetarizmi - me plot(Ë)DASHURI!
( O Vetëm – kështu dëshmohemi: Luftëtarë e Luftetare… për të drejta e LIRI… )
Me PATRIOTIZËM ATDHEDASHURIE:
në Mendje-SHpirt-(Z)emër e Sy…
Me dinjitet Kombëtar e NJERËZOR: si për atë, si për mua, si për ty…
… për këtë bOtë… dhe për atë B O TË . . . për t’i dalur vetes zot…
Po, e kemi abligim nga Vetvetja-JETA… - porosi: nga I MADHI, ZOT-NJË;
Që nga e Drejta Legjitime –VETËVENDOSJA:
TË MOS HEQIM DORË KURRËSESI!

VII

Andaj, sikur dëgjoj… një zë-DRITËSIE… nga ZOT’YNË;
… që sikur Vazhdimisht na POROSIT… e thotë:
- Pa Drejtësi-Dashuri e ndihmë reciproke:
ndaj njëri-tjetrit…
- Jetoni – kot! Mundoheni – kot!
Andaj, duajeni njëri-tjetrin: sinqerisht-shpirtërisht…
kësaj Jetë-bOte…
për ta fituar: edhe bOtën e përjetshme – AMSHIMINË…
Hej, ti: A-njeri…
… O ju, krijesa të bukura… ju Yje…- NJERËZ… me NJERËZI…!!!…
Andaj, BUZËQESHNI njëri-tjetrit… me DASHURI
( e me n-d-i-h-m-a . . . reciproke… );
- Edhe në gëzime e hidhërime…
- Edhe në halle e brenga…
- Edhe: në vuajtje… e lot(ëëë…)
- Që ndihmën Time ta meritoni: për jetë e mot…
( … edhe në këtë bOtë… edhe për Atë-BOTË… );
-O ju – besimtarët e Mi! Të denjë BESIMTARË…
( Sikur dëgjojë: Zërin Tënd, MADHËRI, O ZOT-NJË! )
Për - NË RRUGË DRITE… të MIRË, të MBARË…

( O ZOT-NJË! Ty, të qofshim falë!)

VIII

Andaj, o Ju – Vëllezër e Motra të mij! SHqipoi e SHqipe – SHQIPTARË-NJERËZOR(Ë);

- Ju MendjeNDRITUR-PunëMIRË-(Z)emërNJERËZOR-ShpirtBARDHË;
- Po, po… O ju ShpirtBARDHË…
radhituni… radhë-radhë… radhë-radhë… radhë-radhë…
O… ju, ju…Patriotë-Patriote… anembanë Toje-Viseve tona ILIRE – kësaj TOKE…
Andaj, të dëshmohemi… të dëshmohemi… për: MIRË e MBARË…
… kësaj bOte… kësaj bOte… kësaj bOte…!!!...

Të lumtë ne - për Ty: O NËNË SHQIPËRI ETNIKE!
Oj Cile-DRITË; imja LOKE! ... E JONA LOKE!
Për – NË RRUGË PAQESORE-DEMOKRATIKE…
Për - NË RRUGË DRITE…
Për - NË RRUGË DRITE…
Për - NË RRUGË DRITE…

Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 10 Dhjetor, 2013


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 920 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi