Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Objekt përgjegjësie ndërkombëtare-diplomacia antishqiptare e Beogradit, jo Tirana zyrtare!
Publikuar më 13 prill, 2015 në orën 16:39 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Vështruar kronikën e zezë të derisotme historike të demarsheve dhe notave diplomatike protestuese të Serbisë kundër Shqipërisë dhe shqipatarëve (1912-2015), kanë një emërues të përbashkët të përmbajtjes së tyre-ndërrimin e tezave : “sulmi, gënjeshtra, shpifja, mashtrimi, mbrojtja më e mirë” për mbrojtjen dhe zgjerimin e kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe në kurrizin e Shqipërisë Etnike, të cilën e kanë shpërfytyruar në “Velika Albanija” si armën më të fuqishme dhe më të përshtatshme për ta rujatur të paprekur Serbinë e Madhe, e cila, edhe sot në shekullin XXI (2015) fle në shumë territore të huaja të shteteve fqinje(Shqipëria, Kroacia, Hungaria).

Këtë absurditet dhe këtë kohezion shekullor të dipolomacisë antishqiptare të Beogradit, së fundi, e provoi, edhe Nota protestuese diplomatike e Beogradit kundër Shqipërisë për shkak të deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë qoftë “via BE” ose sipas “mënyrës klasike”, e cla është absurde dhe pa kurrfarë argumentesh dhe faktesh valide juridike, sepse në përmbajtjen e deklaratës së Edi Ramës, në asnjë rresht të saj nuk dëmtohet, nuk përmendet, nuk akuzohet, nuk provokohet, nuk kërcënohet, as nuk cenohet Serbia në asnjë kuptim qoftë territorial, nacional, administrativ a shtetëror.

-Atëherë shtrohet pyetja, pse Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë me në krye Ivica Daçiqin ia dorëzoi notën protestuese diplomatike ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, një letër KS të OKB-së, si dhe i vuri në “gjendje gatishmërie” të gjitha misionet diplomatike në botë, duke i pajisur me “instruksione përkatëse”?

Përgjigjja është e thjeshtë: për ta vënë Shqipërinë përpara “përgjegjësisë ndërkombëtare” si në shkallë evropiane, ashtu edhe në atë botërore, se gjoja Shqipëria (me deklaratat e kryeministrit të saj) ka shkelur të drejtat dhe detyrimet e saj si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

-Kurdisje e përsosur propagandistike kjo, por i mungojnë provat juridike të së drejtës ndërkombëtare ngase Shqipëria perms deklaratve të kryeministrit të saj, Edi Rama për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nuk ka kryer kurrfarë akti antiligjor ndërkombëtar, ndaj, kjo si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, nuk mban as përgjegjësi direkte, as indirekte ndërkokombëtare, as sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Politika dhe diplomacia serbe e Beogradit me krerët e saj udhëheqës, Tomislav Nikoliq, Ivica, Daçiq, Aleksandar Vuçiq etj., mund të jenë të pakënaqur dhe të nervozuar për shkak të deklaratave të ekuilibruara të Edi Ramës, që shprehin interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, mirëpo, nuk kanë kurrfarë të drejte morale dhe ligjore, që ato t’i keqinterpretojnë dhe t’i falsifikojnë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, as të së drejtës evropiane ngase nuk shkelin normat e tyre juridike ligjore.

Gjithashtu, deklaratat e Ramës nuk përbëjnë asnjë akt kërcënues dhe ndërhyrës të Shqipërisë në çështje të brendshme të Serbisë, as të shteteve të tjera fqinje në rajon, sepse ato kanë të bëjnë vetëm me dëshirën, me vullnetin dhe me të drejtën historike, legjitime dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve, që të kërkojnë të ribashkohen dhe të jetojnë në shtet të përbashkët brenda kufijve etnikë natyrorë, historikë dhe gjeopolitikë shqiptar, pa asnjë copë territori të huaj, të grabitur nga shtetet fqinje slave.

Kjo kërkesë, e shprehur qoftë në formë deklaratash politike, juridike dhe diplomatike nga ana e zyrtarëve të Tiranës dhe të Prishtinës, nuk mund të cilësohet si “akt i paligjshëm ndërkombëtar”, as si kurrfarë akti i dëmshëm për interest e Serbisë, ashtu siç shpif dhe akuzon pa fakte Serbia përmes notës së saj diplomatike, dorëzuar ambasadorit shqiptar në Beograd, më 9 prill 2015, ku thuhet se “qëndrimet e kryetarit të qeverisë dhe të përfaqësuesve më të lartë politikë të Republikës së Shqipërisë, janë të papranueshme, provokative, që i dëmtojnë marrdhëniet bilaterale të Serbisë dhe të Shqipërisë, si dhe rrezikojnë marrëdhëniet e tërësishme në rajon”.( http://www.tanjug.rs/novosti/173283/ambasadoru-albanije-urucena-protestna-nota.htm/0409/2015/.

Këto shpifje, trillime dhe akuza të turpshme dhe absurde, si dhe konstatimi i sajuar iracional se gjoja deklaratat e theksuara të kryeministrit Edi Rama, apelojnë dhe janë në funksion të “rivaztimit të kufijve ndërkombëtarë, të njohur ndërmjet shteteve në rajon”, janë të papranueshme për të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk paraqesin kurrfarë prove valide juridike të “përgjegjësisë ndërkombëtare” as në kuptimin direkt e as në atë indirect, sepse në asnjë fjali të deklaratave të kryeministrit Edi Rama nuk apsotrofohet as Serbia e as shtetet e tjera fqinje në Ballkan, që të rishikojnë kufijt e tyre ndërshtetërorë, edhe pse de fakto dhe de jure kufijt ekzistues meritojnë një rivlerësim jurdik ndërkombëtar ngaqë 50% e territorit të Shqipërisë Etnike ende ndodhet nën “suzerenitetin” kolonial sllav të Ballkanit.

Pa dyshim se, kjo çështje, do të duhej të vihej në “rend dite” të ndonjë konference ndërkombëtare, në mënyrë që Serbia, njëherë e përgjithmonë ta mbyllë gojën e keqe dhe shpifëse kundër shqiptarëve, duke i paditur rrejshëm se gjoja në vazhdimësinë historike “po i kërcënua kanë” interest vitale të Serbisë dhe të Ballkanit.

Qeveria e Serbisë mund të shkruaj letra, peticione, memorandume, demarshe dhe nota diplomatike BE-së dhe OKB-së, vetëm nëse Shqipëria kryen ndonjë akt të dëmshëm që ka të bëjë me shkeljen sovranitetit territorial dhe shtetëror të Serbisë brenda kufijve të saj, pa llogaritur Kosovën, sepse kjo më, në asnjë mënyrë nuk i përket Serbisë, por vetëm Shqipërisë. Kështu që ribashkimi i saj me Shqipërinë, në asnjë formë nuk paragjykon, as nuk nënkupton prekjen dhe dëmtimin e kufijve ekzistues të Serbisë, por vetëm integrimin paqësor të kufijve të ligjshëm dhe autoktonë Kosovës shqiptare.

Ky integrim assesi nuk duhet t’i pengojë Beogradit mbase Serbia territorialisht nuk ndodhet midis Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse Kosova sipas Kushtetutës serbe të vitit 2006, konsiderohet “pjesë e Serbisë”, akt kushtetues dhe legjislativ ky, që është në shpërputhje me detyrimet dhe me përgjegjësitë e Serbisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, fatkeqësisht, as Kosova e as Shqipëria, deri tani, para OKB-së, as para BE-së, as para Amerikës, asnjëherë nuk e kanë thirrur Serbinë për të dhënë llogari dhe “përgjigje ndërkombëtare” për këtë akt të paprecedencë në historinë dhe në praktikën e derisotme të së drejtës ndërkombëtare, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar (1945-2015).

Së fundi, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kanë të drejtë morale dhe ligjore, që të paraqesin demarshe dhe nota protestuese diplomatike si në shkallë evropiane, ashtu edhe në atë ndërkombëtare kundër Serbisë për shkak se, ajo si subjekt i së drejtës ndërkombëtare direkt dhe indirekt ka shkelur detyrimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, sepse në Kushtetutën e saj ka sanksionuar Kosovën (një shtet të huaj të pavarur dhe sovran) si “krahinë të Serbisë”!?

Ky rast i paprecedencë antijuridik ndërkombëtar i Serbisë, do të duhej të ishte OBJEKT SHQYRTIMI si për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për BE-në, për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (sepse paraqet rrezik potencial për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit), jo deklaratat e ligjshme, demokratike dhe paqsore të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që shprehin dëshirën dhe vullnetin e arsyeshëm të dy qeverive për ribashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë qoftë perms standardeve integruese të BE-së, qoftë (në mungesë të tyre) përmes “mënyrës klasike” që e garanton e drejta ndërkombëtare, krejt në mënyrë ligjore, demokratike dhe paqësore.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 598 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi