VETERANËT E HANKO HALLA |
Publikuar më 14 prill, 2015 në orën 18:15 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
VETERANËT E HANKO HALLA
Ç’ ke moj Hanko Hallë
me kaq shumë mërzi ?!
Nuk më rrihet brenda
s’ më dilet as jashtë,
dua të pëlcas…!
Veteranët e çajit-
luftëtarë thashë?!
Kush shkoi në bregdet,
kush tjetër nëpër botë,
pa shkrepur një plumb,
veteranë të UÇK- ës
na u shpallen sot.
Kur binte muzgu
e pafund na dukej nata,
armiku na gjuante
me topa e granta.
Unë, e gjora Hanko Halla
fëmijët e luftëtarëve
mundohesha
t'i mashtroja me përralla.
Mos iu mbushtë kujt mendja
t’më shpall luftëtare?!
Do mbytem n’ujë
S’e duroj atë marre….
Jusuf Zenunaj
11 prill, 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|