Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
(ZH)VLERËSIMI
Publikuar më 15 prill, 2015 në orën 07:19 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Secili që i ka dy kokrra mëndë në kokë, duhet ta ketë të qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qe e drejtë, çlirimtare, e pastër, e shenjtë. Atë e bën djemtë dhe vashat tona që vdekjen e shikonin drejt në sy dhe i thoshin: Plaq! Dihet, në këtë vazhdë, më meritorët janë ata që u bënë kurbanë të lirisë: DËSHMORËT. Paskëtaj vijnë me radhë luftëtarët sypatrembur, mbështetësit dhe përkrahësit e tyre dhe mbarë populli ynë liridashës. Tashmë, këtë realitet e ka pranuar edhe gjithë bota e civilizuar e globit.

Mirëpo, vallë, sa po e dimë ne vetë?!
Mjerisht, fare pak, për të mos thënë hiç! Ah, më falni se u nxitova, sepse për dije nuk na shkon asgjë huq, por interesi i shkretë na i ka verbuar sytë. Siç duket kot na paskëshin mësuar etërit e stërgjyshërit tanë se çka ta bën vetja nuk ta bën as jeta. Kjo u pa moti, por, së fundmi, me listat e veteranëve të UÇK-së, sikur na doli boja fare. Aman, aman, sa poshtë kemi rënë, e zhvlerësuam vetveten! Ore, mos ishte ky një test provues që të dëshmojmë se kush jemi dhe t’u japim ndërkombëtarëve prova për të na marrë erë në qafë se sa vlejmë e sa jemi seriozë për çështjet madhore.
Kush punon edhe gabon dhe, ku hahet bukë, bëhen edhe thërrime. Kjo është krejt normale. Por, të shkohet aq larg saqë e bardha të bëhet e zezë dhe e zeza e bardhë, nuk ka ngjarë ndonjëherë dhe nuk arsyetohet kurrsesi. Mëkatarët e këtij sakrilegji, edhe po të rrëfeheshin natë e ditë para Altarit, nuk mund të shfajësohen dot, as para robit, as para Zotit. Para liribërësve, jo se jo! Fajësia, që mund të shpërndahet, duke filluar nga Ligji përplot mangësi e deri tek i fundit, ai që mori hisen që nuk i takonte. Pra, ajo, si gur pendimi, do të rëndojë fuqishëm mbi supet e atyre që, për motive të ndryshme, nënshkruan të paqenën dhe të atyre, lakmitarëve, që pranuan atë që nuk u takonte.
Babëzia, kurdoherë ka qenë e dëmshme. Ani, kur kemi të bëjmë me vlerat kombëtare, me mundin, me sakrificën, me gjakun e me gjymtyrët e humbura të atyre që na sollën Ditën e Bardhë- LIRINË, kjo merr përmasat e një mallkimi të pamëshirshëm historik. Kjo që po ngjet sot në shoqërinë tonë, kinse të emancipuar, veç sa na e sforcon mendimin se paskësh pasur plotësisht të drejt mendjendrituri ynë, Faik Konica, kur thoshte: Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët!
Dorën në zemër, edhe heretikët më të mëdhenj, nuk do të kishin guxim të provonin përvetësimin e vlerave të të tjerëve e as të luanin me to, sepse do të kishin frikë nga bota e përtejme
Sidoqoftë, zhvlerësimi i luftës sonë më të lavdishme historike, luftës së UÇK-së, le të rëndojë si ndëshkim nopran mbi të gjithë ata që kanë hak e hile! Tekefundit, ajo është brilante dhe njollat nuk e përlyejnë dot.
U lumtë meritorëve, marri hileqarëve!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 617 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi