Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbrëmja e fundit
Publikuar më 19 prill, 2015 në orën 19:19 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zilja e fundit po afronte.Tri vite kaluan me vrull…
Unë me shoqërinë time po përgaditemi për një fillim të ri, ja tashmë po përshendetemi dhe me profesorët tanë, dikujt nga ne dhe i pikojnë lotët, natyrisht janë çaste plot emocion.
- Gjatë këtyre viteve përcolla shumë gjenerata, por juve nxënës të dashur unë ju dëshiroj t’i arrini sukseset më të larta, dhe e nesërmja t’ju gjej aty ku ju dëshironi – na uroi profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Urime të ngjajshme morëm dhe nga profesorët e tjerë, gjersa na vendosej nota përfundimtare.

Orën e shtatë dhe të fundit të klasës XII\10, e mbajtëm me kujdestaren tonë Prof. Driten, e cila si rëndom erdhi me humorin e saj të hollë, duke na zgjuar nga melankolia.
-Po si ju kam o pëllumbat e mijë ?
- Ç’ janë ata sy të trishtuar ?
- Unë sot dua t’ju shoh më të buzëqeshur se kurrë më parë, pasi për ju shkolla e mesme po mbaron sot, por nesër ju pret Universiteti, do studioni degën që ju pëlqeni, e jeta do t’ju servir befasi e befasi të pafundme.
Të gjithë me vëmendje i dëgjonim fjalët e saj,ajo ishte shumë e kënaqur me suksesin e klasës tonë, shihej dhe nga sytë e saj, në fund të gjithë së bashku bëmë dhe një fotografi, ndërsa prapa nesh në drrasën e zezë, kishte mbetur shkrimi “ Çdo fillim ka mbarim “, e për gjeneratën tonë sot vërtetë ishte ora e fundit e mësimit.Filluam një nga një të përshendetemi me profesoreshën, e disa nga ne nuk i përmbanim lotët gjersa i thonim lamtumirën.
-Profesoreshë e nderuar, faliminderit për përkushtimin tënd gjatë ligjërimit, këshillat e tua do t’i mbajmë mend gjithë jetën, dhe për ne do mbetesh çdoherë shembull që duhet ndjekur - iu drejtua kryetarja e klasës Venera, në emër të të gjithë nxënsve të klasës.
Kështu së bashku, vajtëm të gjithë në një lokal, për ta vazhduar dhe më tutje bisedën tonë, pasi kemi për ta festuar dhe mbrëmjen e matures, andaj caktuam çiftet se kush me kë do të parakalojë atë natë dhe nga cili vend do t’a nisnim marshin tonë.
Ditët po fluturonin, mbrëmja po vinte, unë si dhe çdo maturant tjetër kisha zgjedhur kostumin e parapëlqyer që do ta vishja për natën magjike, e për këtë natë të veçantë, të gjithë ishin rregulluar në mënyrën e vet, duke ndryshuar imazh, natyrisht se të gjithë po shkëlqenin.
Ashtu si edhe e kishim planifikuar, u nisëm të gjitha çiftet e klasës tonë drejt transportuesve të cilët do t’na bartnin deri tek hoteli ku do të zhvillohej mbrëmja.
Pasi hymë brenda dhe u vendosëm, filloj kënga e lehët, atmosfera po ndizej, në sytë e maturantëve; shihej gëzimi, ishte nata e tyre, të gjithë po festonin…
Aparatët nuk ndalonin së shkrepuri, kamera po filmonte çastet e tyre më të mira, vallja nuk pushonte, ishte mrekulli e vërtetë, por edhe kësaj mbrëmje magjike i erdhi fundi, ishte natë e shkurtër, por në mendjen e secilit maturant do mbetet e gjatë pasi ata s’do ta harrojnë kurrë kënaqësinë e përjetuar.
Lamtumirë profesorë, mirupafshim dhe ju shoqëria ime, pasi më s’do jemi kurrë bashkë si dikur, në klasën tonë të vogël por shumë të dashur, s’do t’na bashkoi më shtatori, dallgët e jetës do të na ndajnë përgjithmonë, por do na mbesin kujtimet, ato s’do na vyshken kurrë.
Si sot dhe nesër, dëshiroj ta dëgjoj më të mirën për ju…
Ndoshta do të takohemi sërish një ditë !

Armend Preteni

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 87 vizitorë
Lexuar: 1,186 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi