Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse opozita nuk i kontestojë zgjedhjet e Qershorit?
Publikuar më 19 prill, 2015 në orën 19:22 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në një raport të saj, zgjedhjet i vlerëson si transparente, të organizuara mirë, një hapë përpara në kosilidimin e demokracisë. Zgjedhjeve të qershorit ju dha një notë shumë e lartë si nga akteret brenda dhe jashtë Kosovës.

Në njerën anë, opozita duke i parë këto vlerësime kaq pozitive sidomos nga faktori ndërkombëtar nuk pati guxim që të bëj kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve. Ndërsa në anën tjetër, të gjithë humbësit u bashkuan një ditë pas zgjedhjeve, duke krijuar një bllok që me të vërtetë e bllokojë Kosovën për muaj të terë.
Këto dy arsye bënë që zgjedhjet të mos kontestohen nga kampi opozitar në vendin tonë.
Përpjekjet e këtij blloku nuk rezultuan të suksesshme edhe pse gjatë terë këtyre muajve orvateshin nga zyret e njërës parti në tjetrën të bënin marrëveshje për ndarje postesh. Presioni ndërkombëtar bëri që ti vijë fundi kësaj bllokade politike, duke u formuar kështu edhe institucionet.
Kryeminstrit aktual duke iu munguar përvoja në qeverisje dhe në udhëheqjen e qeverisë, qysh në start bëri disa gabime e që i shfrytëzoj opozita me të drejtë edhe me anë të protestave. Opozita ftojë qytetarët në protesta dhe në vend që ti kanalizonte pakënaqësitë në çështje konkrete dhe të prekshme për interesin e qytetarëve, ajo përdori qytetarët për interesa dhe përfitime partiake. Kështu protestat u shndërruan në dhunë që nuk sollën asgjë të mirë për qytetarët, pos poena politik për liderët e opozitës.
Liderët opozitar nuk u dorëzuan, prapë me 18 prill protestë ftuan! Kauza e tyre ishte shkapja e shtetit ama për çudi këtë e kërkonin vet kapësit e shtetit.
Imagjinoni kur Fatmir Limaj flet për kapjen e postës e të RTK-së, ah vëllezërit e motrat i punojnë në RTK e PTK.
Imagjinoni kur VV flet për kapjen e agjencive të pavarura, ah bordet e ndërmarrjeve publike në Prishtine janë të kapura nga vetëvendosje!
Imagjinoni kur kreret e AAK-së flasin për kapjen e RTK-së, ah familjaret e liderit të kësaj partie punojnë në RTK.
Imagjinoni kur Albin Kurti fliste kundër UNMIK-ut, ndërsa babai i punonte në UNMIK.
Imagjinoni, çmimi i rrymës është rritur në tetor të vitit të vitit 2014, ndërsa opozita bënë protesta kundër ngritjes së këtij çmimi në prill të vitit 2015.
Imagjinoni kur VV flet për demokraci, ndërsa Ajnishahe Halimi merret në pyetje si në polici.
Imagjinoni deri këtu ka arrit shkalla e solidaritetit në Kosovë, ku milioneret flasin në emër të të varfërve.
Se cila është fuqia e tri partive opozitare në Kosovë, tregojë numri i pjesëmarrësve në ketë protestë.

Kushtrim Gashi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 272 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi