Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KFDK) më 26 prill 2015, në orën 14:00, organizon një tubim konsultativ me familjarët e dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit në forma të ndryshme para luftës çlirimtare në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Konsultimet që do të bëhen në fokus do të kenë kërkesën për Qeverinë e Kosovës për njohjen e statusit të dëshmorëve të kombit para luftës së UÇK-ës, si dhe format për organizimin e mëtutjeshëm deri në realizimin e kërkesave tona të drejta.
Komisioni prandaj i fton të gjithë përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve që të vijnë në Prishtinë, ndërsa grumbullimi fillon në orën 14:00 te Teatri Kombëtar.
Me respekt,
Behram Krasniqi, anëtar i KFDK
Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KFDK)
Nr. Kontaktues: 044 932 208
Prishtinë, 21. 04. 2015
|