"Telashe" prilli - (cikël me poezi) |
Publikuar më 22 prill, 2015 në orën 20:28 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
1. Ah, ata sy!
Ata sy, sa lakmues, seç më fshehin mistershëm
Dhe më janë aq tundues, se më kot jam i vdekshëm.
I shikoj se si përndizen kur shpërndajnë shigjeta drite
Pa kam hak që dhe "lajthitem", se më je si dritë, moj shpirte!
Më vështron e drithëruar si nga unë diç kërkon
Unë "zananë" s'e kam harruar, sado jam në moshë të vonë.
Zemra hidhet, bëhet flutur, fluturon ku e kanë ftuar
Ata sy aq të bukur, më kujtojnë ca moteshkuar...
Kur s'e kisha as për pesë dhe të merrja gjak në vetull
Zë më ngjallet ajo mbresë, gjasme ende nuk kam "vdekur"
Sulem andej nga më "ftojnë", kam "inatin" e njëherit
Sytë lakmues më sfidojnë, duket, ende, s'pyes prej "sherrit"
2. Iku gjitonia
Iku gjitonia ime dhe frymën e mbajti në Angli
Po ç'ka kjo zemra ime që regëtin me dashuri?
Se qe e mirë e mikluese, dhe zemrën e kish të çiltër
O ikje! Sa torturuese! Lele! Do zgjasë ky dimër!
Kaloj andej nga shtëpia (them: ndoshta ka ardhur?!)
Më ka kapluar mërzia, sado që jam kokë zbardhur
Me gojë njeriu s'i flas si të më ketë ngrënë gomari bukën
Jam mbushur me maraz, sillem mos i gjej gjurmën.
3."Telashe" prilli
I shtriu krahët kilometrikë blerimi
Pemët ngarkuar lule e gjethe
Ka ardhur i pushtetshmë prilli
Ke parë dhe unë nuk jam në vete?
Po. Sikur nuk jam në vete
Harroj që jam plot shtatëdhjetë e dy
Si prilli dhe unë po lëshoj "gjethe"
Jam "njëzet e shtatë". Pra, jam i "ri".
Jam i "ri" dhe kam vënë "pëndë"
Fluturoj pas një bjondeje
Sado,për mua, është "sport i rëndë"
Nuk pyes në "dalëboje".
Faj s'kam unë, po e ka prilli
Që më fut në "telashe"
U kthye tek unë bandilli
Se renda pas një buzëmjalte.
4. Më erdh "Malva" e Maksim Gorkit
Më erdh "Malva" e Maksim Gorkit,
Më buzëqesh dhe më tundon
Dhe më nxjerr nga "rruga e Zotit"
Kur? Tani, në moshë të vonë.
Haptas ma vërvit dorashkën
Më thërret në "dyluftim"
Hë, a e ndjek dot vazhdën
O kokëthinjuri, Përparim?!
Si ajo zë e buzëqesh
Them kaq qe e ndoshta ikën
Por shiko si më "përqesh"
Gati po më shtie "frikën"
Po kështu nuk e ha thatë
Ende mua askush s'më tall
"Malvë", moj, dreqi të marrtë!
Dhe, pastaj, shkuam në djall...
Përparim Hysi
Prill, 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 27 vizitorë |
Lexuar:
640 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|