Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UDHĖTIMI I OBELISKUT PREJ LUKSORIT NĖ PARIS
Publikuar më 23 prill, 2015 nė orėn 15:25 ( ) Beqir Elshani | Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nėse sipas fjalės sė urtė latine thuhet qė Roma nuk ėshtė ndėrtuar pėr njė ditė, atėherė edhe pėr Luksorin buzė Nilit duhet tė thuhet se nuk ėshtė ndėrtuar pėr njė vit, kur tė merren parasysh kushtet e punės shumė primitive nė krahasim me Kohėn e Romės sė vjetėr. Pikėrisht sot Qendra Amerikane pėr Hulumtime Kozmike nė Hjustoni ka kapacitet tė madh shkencoro-teknik, mjete pune e financiare pėr fluturimin e anijes kozmike nė gjithėsi, prandaj nė kushte tė njėjta shkencoro-teknike dhe me mjete pune ishte arkitektura egjiptiane nė epokėn e gurit.

Fill pas pushtimit tė Egjiptit, nė vitin 1836 ushtria e Napoleon Bonapartės prej faltores sė Luksorit e mori njėrin obelisk tė mbuluar me hieroglifė dhe fotoshkrime me peshė prej 250 tonelatash dhe me gjatėsi prej 23 metrash duke ia kthyer shpinėn Luksorit tė lavdishėm, kaloi detin Mesdhe deri nė Havar, qytet nė veriperėndim tė Francės, pastaj nėpėrmjet lumit Sena lundroi drejt Parisit dhe u vendos nė sheshin Konkorde. Sipas shkrimeve historike flitet se mbreti i Egjiptit, Mehmet Ali Pasha, nė vitin 1929 Francės ia kishte dhuruar dy obeliskėt e faltores sė Luksorit, tė cilėt janė ngritur pėr nder tė Ramzesit II-tė rreth vitit 1250 para erės sonė, mirėpo njėri prej tyre nė vitin 1836 shkoi mu nė vendin "Place de la Concorde" tė Parisit. Lavdia e obeliskėve nuk ėshtė vetėm te skalitja e saj artistike, por edhe sepse kishte mbijetuar njė kohė shumė tė gjatė, duke ruajtur me besnikėri artin dhe kulturėn e lashtė egjiptiane. Prandaj, derisa me njė anė Parisi u pasurua dhe u zbukurua me obeliskun hyjnor, nė anėn tjetėr Luksori u varfėrua dhe u shėmtua pa thesarin e tij burimor. Sot turistėt qė vizitojnė Luksorin e lashtė, qė nė popull njihet si minierė e granitit, do tė shohin obeliskun jetim, meqė lapidari i tij binjak ėshtė shpėrngulur nė Paris. Kėshtu veprojnė edhe gjurmuesit egjiptianė, obeliskun e tyre qė ka lindur nė Luksor, me nostalgji e vizitojnė nė Paris. Flitet se organet e pushtetit tė sotėm tė Egjiptit kėrkojnė qė francezėt t’ua kthejnė obeliskun e dhuruar, prej nga e kanė marrė para dy shekujsh. Sa thesare tė mėdha janė vjelė nga vendet e lashta, nė Egjipt e nė Mesopotami, nga vendet anembanė botės, mirėpo kurrė nuk janė kthyer. Megjithatė, kur ėshtė fjala pėr bashkimin e dy obeliskėve, atėherė i takon obeliskut nė Paris qė tė kthehet nė vendlindjen e tij - nė Luksor.
Pėr kėmbimin e obeliskut tė vjetėr tre mijėvjeēar tė faltores nė Luksor, egjiptianėt morėn njė orė tė vjetėr, pėr tė cilin thonė se kurrė tik-taku i saj nuk kumboi, as kohėn e saktė nuk e tregoi. Merreni mend, civilizimi egjiptian qė botės i kishte dhėnė bazat e diturisė nė tė gjitha fushat e shkencės dhe jetės: i dha papirusin qė me tė drejtė nė mbarė botėn quhet nėna e letrės; pastaj hieroglifėt e shenjtė, piramidat e Gizės qė janė e vetmja prej shtatė mrekullive nė botėn antike, qė nuk janė zhdukur. Kėshtu egjiptianėt nė shekullin 18-tė francezėve ua dhuruan obeliskun vendor qė me mijėra vite kishte pėrballuar tėrmetet, stuhitė dhe luftėrat e ndryshme prej kohės sė faraonėve deri te mbreti - Mehmet Aliu Pasha. Piramidat kanė pėrjetuar luftėn edhe me ushtrinė e madhe e tė fuqishme tė Lekės sė Madh, megjithatė egjiptianėt para diplomacisė franceze janė gjunjėzuar. Dikur, deri para dy shekujve, nė hyrjen kryesore tė faltores nė Luksor gjendeshin dy shtylla monolite prej graniti, tė skalitur me mjeshtri dhe tė gdhendur me fotoshkrime tė kulturės sė lashtė egjiptiane, siē janė hieroglifėt. Pėr tė vendosur sot njė obelisk monolit nė mes tė sheshit, ndonėse me mjete tė teknikės bashkėkohore, duhen me dhjetėra punėtorė; po ashtu me dhjetėra ditė. Prandaj parashtrohet pyetja, sa punėtorė, sa kafshė dhe sa mjete tė thjeshta pune u ėshtė dashur egjiptianėve tė vjetėr pėr tė nxjerrė granitin nė Tebe, pastaj me anėn e trapit tė kalojnė Nilin dhe ta vendosin nė Luksor? Pėrveē kėsaj, shkrimet e vjetra egjiptiane tregojnė, se po qe se konstrukti i obeliskut dėmtohej gjatė gdhendjes dhe bartjes, atėherė mjeshtėrit detyroheshin tė nxirrnin njė tjetėr shtyllė graniti prej vendit shkėmbor dhe ta latonin derisa tė arrihej qėllimi pėrfundimtar.
Obeliskėt nė Egjiptin e lashtė ishin krijuar sipas besimeve tė kultit ndaj diellit dhe faraonėve tė vendit, prandaj nuk e kishin vendin nėpėr vende tė ndryshme tė Europės. Derisa nė kohėn e faraonėve kishin rolin e kultit tė besimit, nė kohėn e re nė Europė nuk mund tė kishin tė njėjtin rėndėsi, pos qė mbetej si monument i blerė historik prej njė vendi tjetėr. Obeliskėt janė tė mirė, kur janė qift nė hyrjen kryesore tė tempullit, prej nga arkitektėt nuk i kishin vendosur obeliskėt formalisht, por me motive shumė tė rėndėsishme tė kohės sė tyre. Duhet marrė shembull sfinksin, trupore me kokė njeriu dhe me trup luani, nė Giza, rreth 22 metra i lartė dhe 70 metra i gjatė qė simbolizonte mbrojtjen e mistershme tė piramidave, prandaj edhe ngritja e dy obeliskėve nė hyrjen tė Luksorit kishin tė njėjtin simbol tė truprojės nė faltore. Pa dyshim qė obeliskėt ishin kult i kohės sė lashtė i faraonėve egjiptianė, tė cilėt u krijuan nė atė kohė, dhe nuk i krijoi asnjė popull tjetėr. Me tė drejtė Egjipti do tė thoshte, unė ua dhashė idenė e ndėrtimit tė arkitekturės, kulturėn dhe artin, ua dhashė mjekėsinė, diturinė e botės bimore e shtazore, prandaj pse po mė keqpėrdorni pėr qėllime komerciale. Oh, sa lutje dhe sa nderime janė bėrė nga njerėzit e ndryshėm, gjatė vizitės sė faltores nė Luksor.
Pėr habi, derisa me njė anė, me shekuj mbrohet kulla e pjerrėt nė Piza tė Italisė (qė tė mos shkatėrrohet nga rrėzimi natyral), sė cilės njerėzit i dėshirojnė jetė tė gjatė, nė anėn tjetėr hiqet obelisku hyjnor prej Luksorit nė Egjiptit, qė konsiderohet njė ndėr thesaret mė tė mėdhenj nė botė dhe pėr dy muaj kalon pėrgjatė Detin e Madh - prej Aleksandrisė nė veriperėndim tė Francės. Dallimi ėshtė se po t’i dhuronte Napoleon Bonaparta Mehmet Ali Pashės cilindo pėrmendore historike, siē bėhet kėmbimi i mallit me mall, duket qartė qė Ministria e Kulturės nė Francė do ta kundėrshtonte njė veprim tė tillė. Tani parashtrohet pyetja pse Ministria e Kulturės Egjiptiane nuk e kundėrshtoi me kohė vendimin e mbretit tė Egjiptit pėr tė mos e larguar obeliskun madhėshtor tė kultit diellor qė kishte jetuar 3000 vjet. Kėtu shihet dallimi mes Francės dhe Egjiptit, qė fatkeqėsisht Ministria e Kulturės ishte e paaftė pėr ruajtjen e eksponateve tė vjetra qė ishin thesar pėr Egjiptin. Shpeshherė ciceronėt nė qytete tė lashta nė Egjipt gjatė vizitės sė turistėve tė huaj me keqardhje u tregojnė pėr mungesėn e disa monumenteve tė vjetra, pėr shkak tė shpėrndarjes sė tyre nėpėr qytete tė ndryshme tė Europės. Prandaj egjiptianėt nuk duhej dhuruar obeliskun e pėrjetshėm dhe autokton, me cilindo objekt tė shtrenjtė, ta kėmbenin francezėt apo italianėt. Sot obelisku nė Paris ėshtė njė nga pėrmendoret mė tė rėndėsishme tė kulturės sė lashtė egjiptiane. Prandaj derisa ora me kalimin e kohės amortizohet, obelisku i kohės sė faraonėve mbetet i pėrjetshėm.

Suedi, 20. 04. 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 576 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
HISTORIANI LIS MIRĖ MUHAMET TĖRNAVA IKU I MVE...
E martė, 19 shtator 2017 - 18:29
Nė Lismir tė Fushė-Kosovės iku nė ditėn e djehit dhe njė tjetėr lis i mirė i historisė shqiptare, veēmas i asaj tė Mesjetės, prof. dr. Muhamet Tėrnava. 70 ...
Ku duhet tė jem unė?
E martė, 12 shtator 2017 - 20:14
I kam kaluar tė tetėdhjetat. Tashti nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė ėndėrroj. Qysh kur isha fėmi ėndėrroja pėr njė botė mė tė mirė, pėr njė botė ku tė su...
...Hajde Fari hajde..!?
E shtunė, 09 shtator 2017 - 01:53
Homazh pėrkujtimor Nga Gėzim Alia (Antar i kryesisė Shoqatės Tomorri – Durrės) Dake Tusha (Antar i kryesisė veteranėve LANĒ – Durrės) Xhevahir Ciron...
Ku janė ata mėsues, profesor, nė Preshevė ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 00:43
Historia e popullit shqiptar ėshtė ndėr mė tė pėrgjakshmet dhe mė tė vuajtuarat qė njeh historia botrore e arsimit sė paku gjatė mbi 500 viteve nėn sundimi...
NJĖ NDER I HARRY BAJRAKATARIT NDAJ KOMBIT TĖ ...
E dielė, 03 shtator 2017 - 01:10
“Artur Avenue”, kjo lagje e Bronxit nė qytetin e Nju Jorkut, njė emėr fort i njohur pėr mue. Aty, edhe unė, kam gjurmėt e hapave tė mi, jehonė tė bisedave ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi