Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në përkrahje të shkrimtares dhe të publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj
Publikuar më 23 prill, 2015 në orën 15:30 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
E nderuar dhe e respektuar Zonja Vilhelme,
Analizën tuaj të kushteve të lindjes dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, të botuar më 19 prill 2015 në faqen internetike “Fjala e Lirë”, e lexova me shumë vëmendje. Ajo është një analizë e argumentuar me gjuhën e fakteve tronditëse.

Për mendimin tim, në Shqipëri nuk është vendosur demokracia, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore, sidomos në Poloni dhe në Çeki, përjashtuar Rusinë, ku fjala demokraci nuk dihet se ku bie me adresë. Në vendin tonë, moj e Nderuar Zonjë, është vendosur demoanarshia dhe ajo, sipas të gjitha gjasave, është shtruar rehat për të ndenjur gjatë. Sepse klasa politike e Tiranës i ka siguruar me kohë “shtrojat dhe mbulojat” për të mos u shkulur kurrë nga pushteti. Sepse ajo është e bindur që populli shqiptar, jo vetëm brenda Shqipërisë Londineze, por edhe në mbarë trojet tona etnike, nuk e ka aftësinë e vetorganizimit. A nuk mjaftojnë telenovelat që ka organizuar klasa politike e Tiranës vetëm gjatë një viti, duke filluar nga rrëzimi i avionit në Divjakë, vrasja e Santos, rrahja e deputetit në parlament, komedia me Artur Bitrajn për vjedhjen e Bankës (se për kthimin e parave në Bankë as që e çajnë kokën fare organet e drejtësisë), komedia me ish-guvernatorin Fullani, tragjikomeditë me Doshin dhe me Frrokun, që populli shqiptar të ngrihej peshë më këmbë dhe t'i drejtohej selisë së parlamentit me thirrjen:
“Shporruni nga ajo sallë se duam që deputët t’i zgjedhë vetë populli, jo t’ia diktojë popullit kryetari i partisë, si në kohën e Enverit!”.
Pastaj, populli i vetorganizuar, mu para parlamentit, të digjte në mënyrë demonstrative Kodin Zgjedhor dhe të kërkonte hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor, sipas dëshirës së popullit. Por populli shqiptar nuk ka aftësi vetorganizuese, prandaj edhe klasa politike e Tiranës do të thinjet në pushtet deri në pleqërinë e thellë, duke ua lënë pushtetin si trashëgimi pinjollëve të vet. Prandaj demoanarshia në Shqipëri është kopje e demoanarshisë në Rusi. Klasa politike e Tiranës është plotësisht e bindur për paaftësinë e popullit shqiptar për t’u vetorganizuar, prandaj edhe vazhdon ta mbajë në Tiranë Janullatosin, njeriun e shovinizmit grekokaragjoz, të armikut të regjur të kombit shqiptar. Se po ta kishte aftësinë e vetorganizimit populli shqiptar, do të ishte ngritur me kohë më këmbë dhe të kërkonte largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe rivendosjen e autoritetit të Fan Nolit dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, pavarësinë e të cilës ai, si përfaqësues i mbarë kombit shqiptar, jo vetëm i ortodoksve shqiptarë, e pati themeluar në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu dhe me korifenj të tjerë të ortodoksisë shqiptare.
Me shumë respekt ndaj jush, Zonjë e Nderuar.
Eshref Ymeri

Charlotte, Karolina e Veriut
20 prill 2015



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 622 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi