Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shoqata“Liria Kombëtare” – Zvicër
Publikuar më 24 prill, 2015 në orën 15:06 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
TH I RR J E

- Për të mos ndodhur masakra e radhës mbi trojet shqiptare- BASHKOHUNI!

Ne anëtarët e Shoqatës „Liria Kombëtare“ në Zvicër, të indinjuar thellë me skenarët e deritanishëm, si dhe me skenarin e fundit të forcave policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase ju bëjmë thirrje në rend te parë partive opozitare shqiptare: Lëvizjes “Besa”, Lëvizjes për reforma në PDSH dhe Rilindjes Demokratike Shqiptare që të bashkohen, për të shpëtuar popullin e pafajshëm shqiptarë nga masakra e radhës.

Po ashtu ju bëjmë thirrje shoqatave, organizatave joqeveritare, studentëve, punëtorëve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi në këtë gjendje të rëndë politike që po e përjeton populli shqiptar në IRJM, përballë forcave policore dhe ushtarake.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve në këto momente kritike të lëmë me njëanës pozitat dhe partitë sepse partitë shkojnë dhe vijnë kurse populli shqiptar mbetet NJË.
Të bashkohemi dhe të gjithë ata që i kanë shkaktuar diferencimet, diskriminimin dhe terrorizimin e popullit shqiptar ndër vite të dalin para organeve të drejtësisë.
Të gjithë ata që i kanë shkaktuar masakrat:, Masakrën e Sllupçanit, Masakrën e Lubotenit, Masakrën e Porojit, Masakrën e Brodecit, Masakrën e Radushës, Masakrën e Brezës, Tanushës, Sopotit, procesi i ashtuquajtur “Monstra”, procesi i Radishanit, masakrën mjedisore “Shkupi 2014” plaçkitjet e firmave shqiptare dhe qindra e qindra rasteve tjera të dalin para gjyqit.
Bashkohuni, të largojnë ata që votat e shqiptarëve ia shitën Nikolla Gruevskit në pazarin e “Shkupit 2014”. Shqiptarët e pafajshëm nga Sopoti e deri në Manastir na ftojmë të bashkohemi!

Shoqata“Liria Kombëtare” – Zvicër
Vaxhid Sejdiu – kryetar

Zürich, 24. 04. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,610 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi