Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vitet (70-81), Univerziteti i Prishtinës dhe lufta e drejtëpërdrejtë Shqipëri-Serbi për Kosovën
Publikuar më 25 prill, 2015 në orën 02:57 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Themelimi i univerzitetit të Prishtinës në vitet e 70-ta ishte arritje historike -shumëdimenzionale gjithëkombtare.
Jeta në univerzitet ato kohë, sa ishte interesante, po aq edhe dinamike.
Përgatiteshe për ardhmërinë personale, por edhe për ate kolektive(kombtare).
Shteti amë Shqiperia bënte punë të madhe në forcimin dhe zhvillimin e vetevetës si dhe në ngritjen e vetëdijes kombtare tek populli shqipëtar që jetonte në trojet e veta në Jugosllavi.

Në gjithë ato vite, kishte me qindra profesor nga Shqiperia që ligjëronin falas në shumicën e fakulteteve të univerzitetit të Kosovës.
Në që studjonim ingjinjerinë dhe ata të shkencave të natyrës, ishim më me fat, ngase kishim më tepër Profesor nga shteti amë, kjo sepse më pak kishin mundësi të na "indoktrinonin".
Vetëm në Fakultetin teknikë të Prishtinës, ishin të paktën (40-50) Profesorë.
Po i ceku vetëm disa që na ligjëronin neve gjeneratës së studentëve të Makinerisë me degët e saja Prodhimtari dhe Termoenergjetikë në vitet 78-81.
1.Prof Fehmi Shehu
2.Prof. Zyhdi Zaslli
3-Prof. Hysen Agolli
4-Prof. Luan Voshtina
5.Prof. Ismail Demneri
6.Prof. Ruzhdi Karapici
7.Prof. Marenglen Gjonaj
8.Prof. Thanas Gaqe e shumë të tjerë,...

Shfrytëzoi rastin të i përshëndes të gjithë ata që jetojnë dhe të i përkujtoi ata që s'janë më, me respektin më të thellë të mundshëm, për kontributin e tyre HISTORIKË, në ngritjen tonë profesionale, intelektuale dhe kombtare, pa të cilin kontributë, as teorikishtë nuk do te ndodhnin gjithë ato zhvillime historike kombtare në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën Jugosllavi, që kulmuan me lindjen e Lavdisë kombtare:U.Ç.K.
Po aq Profesorë ato kohë dërgonte edhe Serbia nga Beogradi dhe qendrat tjera, që gjithashtu na ligjëronin edhe ne Shqiptarëve, por këta jo falas, thuhej se kushtonin shumë, udhëtonin me aeroplan, por nuk di kush i paguante.
Profesorët nga Shqipëria, për shumëçka ishin në pozita më të vështira, ngase puna e tyre, lëvizjet, dhe gjithëshka përcillej. Atyre nuk ju lejohej që të bisedonin me ne studentët jashtë orëve të mësimit në pauza, apo ti takonim në Hotel apo dikund tjetër.Caktoheshin përcjellës, kryesishtë nga Profesorët tanë por edhe "udbash", që t'i "shoqëronin" dhe përcjellnin pas orëve të mësimit, të pas ditave, apo ditëve të pushimit, që të mos i shkelnin "Protokollet" e bashkëpunimit.
Shumica e profesorëve tanë, e bënin vetëm formalishtë këte detyrë. Ne studentët edhe përkundrejt atyre protokolleve, shfrytëzonim pauzat dhe bisedonim grupishtë, nga njëherë i takonim edhe në Hotelin "Grand", ku ata kryesishtë vendoseshin, por gjithëherë nga të paktën nga 3-4-studentë, jo nga një, kështu na sygjeronin disa nga profesorët tanë që ishin atedhetarë.
Disa foto në vazhdim si dëshmi e viteve





































Ndodhte që ndonjëherë, ata komunikonin me Profesorët serbë, në gjuhën Ruse, kur qëllonin që kishin studjuar në Rusi.
Vlenë të ceket një rastë, kur një Prof. Beogradas L.Radosavlevic, që na ligjëronte edhe neve, duke pyetur: Përse juve Shqiptarëve këtë vit s'iu mban ligjëratat Prof. Gaqe.
Dikush nga studentët, për ta provokuar i thotë:" Po ç'ka dijnë ata nga Shqiperia"
U tregua korrekt Prof.Luba dhe nuk e pranoi provokimin duke u shprehur: Keni kujdes i nderuar studentë, ne njifemi shumë mirë me Prof. Gaqen, kemi studjuar bashkë në Moskë, ka qenë studenti më i mirë i zgjedhur në ate kohë në fakultetin ku studjonim.
Profesoret tanë nga Kosova që nuk mjaftonin, ishin në mes të dy palëve, por shumica natyrishtë anonte nga duhej.
Ne studentët, pa vrarë aq mendjen për pasojat, ka patur raste kur hapur kemi bër kërkesë që të na sjellin Profesor nga Shqipëria për disa lëndë mësimore dhe s'donim të na ligjëronin të tjerë.
Niveli profesional dhe pedagogjikë i profesorëve nga shteti amë -Shqipëria, ishte shembullorë. Ata me dijen, sjelljet, përkushtimin njerëzor dhe kombtar, jo vetëm se ishin pasqyra më reale e Shqipërisë së ENVER HOXHËS, por ishin treguesi më i mirë i përkushtimit të saj dhe ENVERIT personalishtë për Kosovën dhe shqipëtarët kudo që ishin.
Pa dëshirën, qëllimin dhe lejën e të cilit, as në ëndërr s'do të mund të ndodhte ky kontribut i nivelit më të lartë që i'u ishte dhuruar FALAS popullit shqiptarë në Kosovë e më gjërë.
Nuk ka ndodhur, nuk është dëgjuar, për një rast të vetëm, nga qindra Profesorë, që për disa vite ligjëronin në Kosovë, ndonjë të ketë kërkuar të mbetet në "Parajsën Jugosllave", që sigurishtë mund të ju ketë ofruar.
Për kënd donte të mirrte veshë atëherë dhe donë të marr vesh sot, bëhej NJË LUFTË E HAPUR, e pa shpallur në mes Shqipërisë dhe Serbisë për dominim dhe ate pikërishtë në qendrën kryesore të dijës dhe kulturës në Kosovë, sikurse ishte Universiteti.
Dhe kjo luftë, ishte lufta më pozitive që mund të ndodhë, pa armë, pa pasoja, luftë ku për ushtri ishin zgjedhur elitat intelektuale të të dy shteteve.
Këte luftë, pa as më të voglin dyshim e fituan Shqiptarët(Shqipëria+Kosova).
Serbia po te kishte mend, që atëherë do t'i mblidhte plaçkat nga Kosova.
Këte e dëshmuan pak më vonë, në vetën e parë demonstratat e 1981-shit, që s'iu duhej organizator më i mirë, se klima dhe afria e natyrëshme që ishte arritur Shqiperi-Kosovë.
Këte afri, veq profesorëve, e kishin fuqizuar po ashtu grupe të shumëta muzikore nga Shqipëria, televizioni,radioja, etj. që paraqisnin pa ndërprerë programe të pastërta dhe të shumta, krejtësishtë me frymë kombtare, të cilat përbiheshin në Kosovë.
Filmat e shumtë edukativ dhe thellësishtë kombtar të Kinostudios Shqipëria e re, që ç'faqeshin përmes televizionit, priteshin me padurim, ndëgjohej edhe lëvizja e miskonjave nëpër disa salla të konvikteve studentore të stërmbushura për ti përcjellë. E njëjta atmosferë ishte edhe në kinematë e qytetit, ku herë pas herë çfaqeshin filma të tillë.
Kush nuk pyeste për qmimet e biletave që shumëfishoheshin qoftë për Filmat apo Koncertet e grupeve muzikore, por vetëm a mund të gjenden.
Nëpër dritare konviktesh, sa binte terri, fikeshin dritat për të mos u dalluar dhe përmes radiove që vendoseshin në dritare lëshohej muzikë kombtare dhe fjalime të ENVER HOXHËS për Kosovën, me zmadhues që ndihej deri në qendër të Prishtinës. Radio Tirana, me emisionet e rregullta për bashkatëdhetarët ishte bër racioni më i dëshiruar ditorë.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, univerziteti i Kosovës ishte qendra e thithjes dhe përcjelljes së këtyre zhvillimeve pozitive të asaj kohe.
Në një anë Kosova ishte e pushtuar, në anën tjetër, me këto zhvillime, rritej vetëdija dhe shtohej frymëzimi për ta kundërshtuar me ç'do qmim pushtimin jugosllav.
Me një fjalë, Kosova në brendinë e saj popullore, ditë për ditë, po bëhej më tepër Shqipëri.
Kishte një marëveshje ndër shtetërore, që lejonte që disa studentë nga Kosova, nga fakultete përkatëse, mund ta përgatisin temën e diplomës në Shqipëri, por duhej leje përkatëse nga ministria e brendëshme.
Meqë si u cekë më parë, kishim shumë Profesorë nga Shqipëria, në konsultim me ta dhe Profesorët tanë, unë dhe një kolegu im ishim paraqitur dhe prisnim lejen përkatëse për përgatitjen e Diplomës atje.Kishim disa muaj që i kishim përfunduar provimet.
Derisa ishte ofruar koha që të niseshim duke u kompletuar lejet dhe procedurat përkatëse , erdhën demonstratat e 81-shit, me 11 Mars e më vonë, pjesëmarrës i të cilave isha që nga momenti i shpërthimit, jo se isha far organizatori, por kushdo që e jetonte atë atmosferë, ato zhvillime, i priste, dihej se po vinin, nuk dihej vetëm data, i kishte ardhur koha mllefit dhe vullnetit të ndrydhur, si nevojë e brendëshme që të shpërthej. Ate s'mund ta ndalte kurfare force, e cila edhe u provua.
Se mund të ketë pasur nxitës, shpejtues të këtij vullneti dhe mllefi të grumbulluar kjo s'përjashtohet.
Parullat kryesore sikurse dihet ishin: Kosova Republikë, Trepça prodhon Beogradi ndërtohet etj.
Kjo tregonte dhe tregon nga dora e pare efektin e shtetit në përgjithësi dhe efektin e shtetit amë Shqipërisë ato kohë në veqanti.
Kush dje dhe sotë e mohon këte të vërtetë të madhe të ndikimit primar të shtetit amë, ka problem me ndërgjegjjen e vetë.
Serbia e cila si u cek më lartë, nga inati se e humbi luftën në fushën e dijës, njerëzishtë dhe arsyeshëm e humbi Kosovën, ndërpreu mardhënjet me Shqipërinë, duke e akuzuar, ku si dhe me sa fuqi kishte si nxitëse të demonstratave. Shqipëria si shtetë amë i shqipëtarëve, në mënyrë krejtësisht normale, me marrëveshje, falas, i'u kishtë shpërnda dije dhe kulturë vëllezërve dhe motrave të saj të një gjaku, gjuhe dhe kulture në Kosovë. Kjo ishte e tëra dhe normal që suksesi nuk mungonte, sepse ishte i njëjti popull.
Në të kundërtën, përse këte efekt "indoktrinimi", s'kishin mundur ta arrinin profesoret serb, të cilët ishin shumë mirë të paguar, të pa penguar dhe të pa përcjellur nga njeri sikurse ishin profesorët shqiptarë nga Shqipëria.
Përgjigjjen e di sejcili, ngase Kosova ishte Shqiptare, studentët po ashtu, profesoret nga Tirana po ashtu kishin"qëlluar" Shqipëtar.
Zagarët sërb(shqipëfolës) të politikës u ndërsyen ta shanin Shqipërinë në një anë dhe të i ndërsenin zagarët e "UDB"-ës kundër rinisë studentore dhe shkollore, klasës puntore dhe popullit shqipëtar në përgjithësi në anën tjetër.
Shtrohet një pyetje e thjeshtë por domethënëse:
Përse rinia studentore dhe shkollore e Kosovës, klasa punëtore, masat popullore, bënin demonstrata, vriteshin dhe denoheshin me denime dragonike! e nuk i'a mësynin Europës, që mundeshin ta provonin vetëm me 50 DM, kaq kushtonte bileta e trenit Prishtinë -Münschen ato kohë, "për një jetë më të mirë, sikurse e recitojne si fëmijët vjershën "politikajtë" e sotëm parazitë shqiptar!, për masat milionëshe popullore që e braktisën dhe po e braktisin vendin ilegelishtë, duke paguar shuma të mëdha parashë dhe rrezikuar jetën, në kohët e "demokracisë"?!
Ata nuk e bënin, nuk e donin atë "jetë më të mirë" në vend të huaj, ku do të asimiloheshin e po asimilohen miliona shqipëtarë, ata donin që ato kushte jete të mirë të i bënin në vend të vetë, ku i shifnin dhe i kishin mundësitë, dje dhe sotë ti bëjnë.
Ato kohë, ishte stabile Shqipëria, sepse udhëhiqej nga STRATEGU ENVER - HOXHA, andaj ndihej e sigurtë Kosova, Kjo është e tëra, nuk ka tjetër.
Po të lëkundej ato kohë Shqipëria, në Kosovë s'do ta priste i pari të fundit.
Kjo u pa në vitet e "Demokracisë", kur u lëkund Shqipëria, u zbraz Kosova!
Kjo sepse Serbia, në të dy anët e kufirit i vendosi për "udhëheqës", ata që i kishte përgatitur qysh kohë.
Ata me besnikërinë e qenit, i realizuan dhe po i realizojnë planet historike të serbisë, duke sjellë vendin në një gjendje përfundimishtë shkatrrimtare: Pa popull, pa mbrojtje, me pasuri dhe teritor kombtar të shitur(falur), pa fëmijë, pa shkollë cilsore, pa..., pa ARDHMËRI!
Ajo që dihej dje dhe sotë është:
Kosova pa Shqipëri do të ishte dhe do të bëhet Serbi!
Shqipëria pa Kosovë, s'do të ishte dhe s'do të jetë Shqipëri.
Kjo nuk do të duhej kurrsesi të ndodhë.
Pas Demonstratave, Profesorët nga Shqipëria u ndaluan, neve diplomuam në Kosovë, pa guxuar ta përmendnim se kemi dashur të shkonim në Shqipëri edhe pse kishim pritur muaj të tërë. (keshtu edhe na than atëherë Profesoret tanë në Prishtinë).
Duke pasur parasyshë zhvillimet ndër ne dhe rrethë neshë dje dhe sot,
BASHKIMI KOMBTARË ËSHTË DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE.

Abdullah Begolli
Ish-student i atyre viteve

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 818 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi