Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mjek shërues apo eutanazist?
Publikuar më 25 prill, 2015 në orën 03:07 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, përmes RTS-së (Radio televizioni i Serbisë) nga Beogradi, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin”, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.
Nuk do të bëj ndonjë zbulim nëse them se, zakonisht rezultatet e mjekut në luftën kundër epidemive, në këtë rast kundër korrupsionit maten.
Meqë z. Meucci e ka përdorur metaforën e mjekut po vazhdoj edhe unë me të.

Kur një mjek që shkon në një vend për të luftuar epideminë dhe megjithatë edhe pas 7 viteve punë "të pa lodhshme profesionale" numri i të sëmurëve jo vetëm që nuk është zvogëluar por është rritur edhe më shumë se sa kur ka filluar punën, atëherë mjekëve të tillë liçenca për të punuar si mjek do t'i ishte hequr moti kohe.
Pos nëse misioni i këtij lloji të mjekut do të kishte qenë EUTANAZIA por në asnjë mënyrë shërimi. (Kuptimi juridik i termit Eutanazi është “vrasje” që përfshin një ndërhyrje të qëllimshme e ndërmarrë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete)
Fatkeqësisht lajmet që ditëve të fundit janë bërë publike, EULEXI-it më shumë i shkon e para sesa e dyta, pra EUTANAZIA. Në këtë rast rezultatet e këtij mjeku (EULEX-i) do të vlerësoheshin si të jashtëzakonshme.
Situatën me Eulexin në mënyre perfekte e ilustron ky proverb popullor:
Në një fshat u kishte rënë derxha (semundja) e pulave dhe një fshatar të cilit i ishin sëmurë pulat kishte shkuar te një veterinar për të kërkuar ilaç. Ai i tregon veterinarit për hallin e tij dhe i kërkon nidhmë. Veterinari si “ekspert” që ishte morri disa ujëra i përzjeu dhe i tha fshatarit ta marrë këtë ujë dhe t’ua jep pulave tri herë në ditë nga një lugë. Fshatari i gëzuar për ilaçin vrapoi për t'u kthyer sa më shpejt në shtëpi, i zbatoi këshillat e veterinarit me përpikmëri, por në vend se pulat të shëroheshin ato sëmureshin edhe më shumë, madje filluan edhe ti ngordhin.
Fshatari shkoi sërish te veterinari dhe i tha që gjendja e pulave tani pas dhënjes së ilaçit të tij është më e keqe sesa që ishte më parë.
Veterinari sërish i përzjeu disa ujëra dhe i tha që sërish të veproj njëjtë.
Fshatari sërish bëri ashtu siç i tha veterinari dhe rezultatet ishin edhe më të këqija, sëmureshin më shumë pula dhe ngordhnin edhe më shumë.
I shkreti fshatar sërish shkoi te po i njëtji veterinar dhe tani i mllefosur i tha: z. veterinar sërish po më sëmuren dhe po më ngordhin edhe më shumë pula, aman a ke ndonjë ilaç më të mirë?
Veterinari tani ia ktheu: more tregom ti a të kanë mbetë ende pula se unë ilaçe kam sa të duash.

Bilall Sherifi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 282 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi