Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Aktualiteti politiko-shoqëror shqiptar në Maqedoni
Publikuar më 26 prill, 2015 në orën 19:14 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
U mendova, të them të drejtën faqja e bardhë më qëndroi për ca kohë ashtu e zbrazët, jo sepse nuk ka se për çka të shkruhet, por sepse nuk po di se nga t’ia filloj. Rastësisht nga facebook-u hasa në thënien e Adolf Hitlerit që thotë se “Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo ta përsëritësh, dhe eventualisht ata do ta besojnë atë” dhe që padyshim më ngacmoi pamasë. Ky i fundit vërtetë mashtroi aq keq popullin e tij, saqë, pasojat gjermanët i vuajtën për një gjysmë shekulli, por me gënjeshtrat e parisë politike shqiptare a thua vallë çka do të bëjmë?

Gjendja shqiptare në Maqedoni dita ditës po përkeqësohet dhe kjo nuk do shumë për ta vërtetuar. Por, sesi erdhëm deri në këtë gjendje, përgjigjen e së cilës të gjithmonë e drejtojmë kah armiqtë e jashtëm dhe padyshim politika/anët tanë, si fajtorë kryesor, jo që nuk janë të vërteta, por se për mendimin tim është një përgjigje e mangët dhe se do një presje për ta vazhduar dhe për t’i dal deri në fund saj. Një shtjellim socio/filozofo/politik nevojitet që ta shtrojmë hapur jo vetëm këtu, por në gjithë Shqipëritë tona të vogla, për të arritur gjetjen e këtij fajtori të plotshëm që si ndonjë mallkim gjithmonë po na ndjek nga pas.
Shqiptarëve, sidomos pas luftërave çlirimtare (ndër lëvizjet e pakta me kulminim objektiv që rrjedhoi nga subjektiviteti i vullnetit popullor) u ka ikur vetja dhe se jemi një kopje e së cilës origjinalja e saj na ka humbur. Pas atij mobilizimi kundër armikut shekullor shqiptar edhe përkundër shumë mangësive si kolektivitet, dolëm si fitimtarët e mileniumit të kaluar dhe hymë në mileniumin e ri, me shpresën se gurët do të lëvizin për të mirë. Por, ja që gjërat nuk rrodhën ashtu dhe se sot e kësaj dite po vuajmë nga gënjeshtrat e “çlirimtarëve” që vullnetin e një populli të tërë e privatizuan në pronë të tyre dhe çirrjet e tyre gjithmonë gjatë zgjedhjeve për të bëmat e mëdha të bëra, na i vranin veshët, por nuk na i hapnin gojat për ti kundërshtuar dhe ekstremitetet për të vepruar.
Me këdo që të bisedosh, vëren një dukuri që thua vërtetë na ka ardh në majë të hundës dhe se do të shpërthej ky durim i stërduruar tek ne dhe se ndryshimi do të ndodh shpejt. Një pesimizëm që na është futur në palcë, nuk po lë të nënkuptoj se do të ndryshojmë diçka, pasi që ne në thelb po mohojmë të jemi vetë Ndryshimi, duke pranuar vetveten si inekzistente. Si është e mundur të themi se gjitha institucionet janë të korruptuara kryekëput duke mos pranuar veten si të korruptueshëm dhe korruptues, pasi që nga jashtë këta engjëj djallëzor nuk po na i korruptojnë. Ose edhe më thjesht, pse lejojmë që partitë mafioze të na fusin në grackë me vetëdije të plotë, për një premtim pune, ngritje në punë, apo edhe më keq, një thes miell e një mbushje telefoni. Këtu mendoj se është defekti i madh, që poqëse arrijmë që ta shmangim, këto skenare të errëta nuk do të ketë gjasa që të përsëriten, pasi që me mbi 95% të shoqërisë e cila këmbëngul për një shtet funksional, me drejtësi në gjykata, dhe përfaqësues të tyre të denjë, nuk do të mundte askush që t’i ndalte drejtë realizimit të qëllimit. Prandaj kohëve të fundit, preferoj të jem i ashpër me popullim tim, pasiqë me ndryshimin e popullit, ndryshon edhe politika.
Kjo nuk është e lehtë, pasi që historikisht kemi të trashëguar një mangësi të një parashikuesi të saktë, se gjithë heronjtë tanë kanë për t’i humbur luftërat, në të vërtetë jo sepse janë të destinuar për humbje, por se ne i ikim përgjegjësise dhe nuk luftojmë fare. Sot, na nevojitet një çlirim tjetër, jo nga armiqtë e jashtëm, por nga “komandantët matrapaz” që kanë kapur keq për fyti popullin dhe se luftën e panë si investim, gjë që sot tu kthehet në fitim. Por, kjo është logjik biznesi dhe se kjo nuk duhet të ketë vend në politikë. Duhet pranuar në pafuqinë tonë, në mënyrë që duke qëndruar stoikisht në vullnetin të cilin përfaqësojmë, do ta arrijmë çlirimin e vërtetë shoqëror dhe ridefinimin e sistemit në të cilin mëtojmë që duam të jetojmë.
Kjo është problematika aktuale e shqiptarëve në Maqedoni, duke mos dashur analiza të aktualiteve politike që po na ndodhin, pasi që analistët politik dhe këngëtarët e tallavasë nuk po dijmë se nga ti dërgojmë, pasi që i kemi me bollëk.
Nuk po dua që edhe më shumë të zgjatem dhe të zhytëm thellë e më thellë në qëndrimet rreth qenies shqiptare, por do të kisha lutur popullin tim që edhe përkundër shumë prapështive të mëdha që ka, prap ka një bërthamë të shëndoshë, që patjetër që duhet të vijë në shprehje dhe se sot është dita e shumëkërkuar. T’i flakim matrapazët çlirimtar, të bëhemi më të arsyeshëm dhe mos të bijmë në grackat e tyre, t’i dënojmë për gabimet që kanë bërë, të ngrisim një sistem pikësëpari moral tëtë dënuarit të atyre që shpërfaqin antivlerat dhe që ‘sëmundin’ shoqërinë tonë, të shëndrrohemi në qytetar aktiv me mendim kritik, pjesëmarrës në çdo vendimarrje dhe të jemi çdoherë thumbues dhe përkujtues per secilën pari politike në rast të gabimeve të mundshme dhe nëqoftë se këto hapa të para themeltare të një demokracie pjesëmarrëse do të arrijmë që ti përmbushim, “të fuqishmit” do të bien, por jo vetëm ata, por e gjithë kjo kapje që po na ngulfatë ditë e më shumë.

Kastriot Osmani
Student i mjekësisë së përgjithshme, në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’- Shkup.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 458 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi