Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DËSHMIA E FATOS KLOSIT HODHI POSHTË POLITIKËN “PAQËSORE” TË RUGOVËS DHE POLITIKËN SERVILE TË HASHIMIT
Publikuar më 26 prill, 2015 në orën 19:23 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E dëgjova me vëmendje intervistën e Z. Klosi tek emisioni “Komiteti”. Një intervistë e cila nuk ishte e pasur me fakte të reja sa ishte e pasur me njeriun i cili kishte kompetencën eksklusive për ti konfirmuar ato fakte. Në të vërtetë, në sfondin e kësaj interviste kishte një dëshmi të madhe, e cila ishte shumë e panjohur për shumicën. Në sfond të kësaj interviste ishte esenca e madhe e saj, e cila mund të rrotulloj komplet perceptimin e qytetarit tonë. Aty u dëshmua për diçka të panjohur më parë nga mbarë publiku shqiptar. Mirëpo, çuditërisht, askush nuk e përmendi. Të gjithë mbajtën mend elementët dytësore – por shumë primare për zënkat ndërpartiake – por askush nuk e pa dëshminë më të madhe që ka bërë ndonjëherë një zyrtar i përmasave të tilla. Cila ishte ajo ? Thyerja e mitit se diplomacia amerikane dhe evropiane është ajo që udhëheq vullnetin e popujve dhe jo se vullneti i popujve është ajo që mund t’a tërheq dhe udhëheq diplomacinë e huaj.

Populli i Kosovës kishte krijuar për shumë vjet iluzionin se Rugova do t’ja u sillte “pavarësinë” nga Amerika. Ata e mendonin diplomacinë Amerikane dhe Evropiane si diçka shumë të komplikuar, me njerëz jashtëzakonisht të përgatitur, të mirë informuar rreth çdo detaji, me planifikime shumë afatgjatë të cilave ju përmbahen me çdo kusht dhe të cilat realizohen ashtu siç i kishin menduar (!). Këtë keqëkuptim të diplomacisë e forconte një shërbim i gjërë i LDK-së në Kosovën e paralufte dhe i mbushte mendjen popullit shqiptar në Kosovë se Rugova është pjesë e këtij “plani” të gjërë të diplomacisë botërore e cila premton sjelljen e pavarësisë në vendin tonë (!). Dhe, për ti mbushur mendjen akoma më shumë popullit të shkret të cilit i kishte mbetur vetem besimi në ndonjë mrekulli, ai udhëtonte herë pas here në drejtim të Amerikës dhe Evropës duke trokitur në dyert e kancelarive të ndryshëme. Aty, ai pritej nga sekretariatët dhe zyrtarët e rangjëve të ulta të cilët i bënin nderin ta mirëprisnin si person “simpatik”. Shkëmbimet në mes Rugovës dhe kancelarive të ndryshëme gjatë asaj periudhe ishin thjesht simbolike të stilit : të dhash, në emër të Kosovës, një dhuratë. Më dhe si shkëmbim një dhuratë etj…Dhe bota vazhdonte me hallët e saja të shumta dhe nuk donte t’ja dinte se çfarë bëhej atje në atë Kosovën e vogël, e cila po bëka nganjëherë zhurmë me kusia e tepsia rrugëve të saj. Protesta paqësore ata kishin nëpër të gjitha vendet e tyre dhe nuk e kuptonin fare se pse do të duhej të preokupoheshin edhe me ato të Kosovës tani. Aq më tepër se politika paqësore e Rugovës ishte një politikë paqësore pasive dhe jo aktive siç ishte ajo e Gandit. Gandi e këputi në mes Anglinë ekonomikisht, Rugova e kishte bërë Kosovën baçe për Serbinë. Pikërisht, këtë e dëshmoj mbrëm edhe Fatos Klosi.

Nëse e keni dëgjuar me vëmendje intervistën, gjë që mund t’a riverifikoni, Fatos Klosi tregon qartazi se amerikanët dhe evropianët nuk dinin thuaja se asgjë se ç’po ndodhte në Kosovë dhe se ata nuk e dinin se çfarë do të mund të bënin. Ata nuk kishin asnjë plan paraprak për Kosovën ! Diplomacia e tyre ishte e hutuar nga këto ngjarje të pa pritura dhe të përshpejtuara dhe nuk dinte se çfarë qëndrimi të mbante. Kjo e shpjegon edhe atë se pse amerikanët dhe evropianët në fillim morrën pozicionin e Serbisë dhe e quajtën UCK-në organizatë terroriste. Gjerësa më vonë ata ndërruan pozicion dhe mbajtën krahun e çlirimtarëve. Ato vizita nëpër male siç ajo e ambasadorit Hill dhe gjithë ato shkuarje ardhje të diplomatëve të ndryshëm nuk ishin thjesht simbolike, por ata vërtetë vini për tu infomuar rreth asaj që po ndodhte në Kosovë. Dhe, këtë informim e morrën kryesisht nga shërbimet e brendshëme dhe nga diplomacia shqiptare. Ishin pra ngjarjet që po ndodhnin në Kosovë, lufta, ushtria, sakrifica…e popullit shqiptar dhe informimi nga vetë shërbimet shqiptare që e tërhoqi vëmendjen e diplomacisë botërore në Kosovë dhe e orientoj atë. Nga kjo mund të kuptojm se diplomacia nuk është një shkencë matematikore ku bëhen llogaritje të sakta dhe veprohet në bazë të këtyre llogaritjëve paraprake. Ajo është një art që lëvizë sipas situatave. Ajo udhëhiqet nga situatatë që krijohen nga tereni. Nga kjo kuptojm se fuqia e popujve për të krijuar situata është më e fortë se sa ajo e diplomacive. Këto të fundit veprojn, në shumicën e rastëve, në bazë të situatave të krijuara dhe evitojn për shumë arsye që ti prijn situatave.

Një dëshmi e tillë e thyen pra të gjithë atë mit të krijuar rreth diplomacive nga Rugova dhe, tani, nga pasardhësi i tij Hashim Thaçi. Në realitet, Rugova nuk kishte marrëdhënie me diplomacitë e huaja. Raportin e vetem që kishte, për të mirë apo për të keq, e kishte me diplomacinë serbe. E vërteta është se ai ishte i shkëputur nga bota dhe i lidhur domosdo me Serbinë. Por, në popull ai shfaqej ndryshe. Në anën tjetër, njerëzit e LPK-së, përmes lidhjeve të tyre me diplomacinë shqiptare, ata ishin lidhur për herë të parë me diplomacinë botërore. Mirëpo, me Serbinë ata nuk kishin raporte. Ata, nuk e njihnin direkt njëri-tjetrin në këtë rrafsh. Pra, nuk kishte shkëmbime, për të mirë apo për të keq të situatës. Ata ishin të shkëputur tërësisht nga ajo (nga diplomacie serbe). Kjo ishte situata e vërtetë.

E gjithë kjo demonstron se lëvizjet historike nuk janë diçka të programuara, të planikuara, të llogaritura nga ndonjë shkencë ekzakte dhe nga ata të mëdhenjët e botës, të cilët e kanë në mbizotërim këtë punë dhe që ne “vegjëlia” nuk kemi se si ti shohim ndryshe, si ti ndryshojm. Nuk është diçka që n’a dikton jetën, mënyrën, vullnetin tonë individuale, shoqëror e politikë. Nuk është diçka që të bën të ulësh dhe të presësh që ato “plane” në të cilat nuk kemi qasje dhe nuk e dimë si janë, por shpresoj se janë për të mirën tonë, të ndodhin një ditë. Jo ! Fatos Klosi n’a e bëri të kuptueshëme se nuk është ashtu. Se ata lartë janë njerëz dhe, pavarësisht, shërbimëve të tyre të shumta, ata nuk e kanë nën kontroll çdo gjë dhe nuk janë se mund t’i krijojn vetë situatatë. Situatatë ose janë ose krijohen nga vetë lëvizjet e ndyshëme popullore e shtetërore. Gjë që shumë herë ata vihen në një situatë të sikletshëme, të zënë në surprizë dhe ju duhet të improvizojn gjithëçka.

E vërteta është se Fatos Klosi nuk bëri ndonjë zbulim të madh për njohurinë në përgjithësi. Por bëri shumë për opinionin e gjërë shqiptar sepse bëri të njohur një të vërtetë që shumë specialistë të politikave publika e kanë vërtetuar shumë herët nëpër studimet e tyre (kjo është merita e tij). Bile, sipas disa autorëve (Cohen, March dhe Olsen), shumë herë sistemi i vendimarrjëve publike ngjajson me një kontinier bërllogu në të cilin ndodhen, pa ndonjë renditje të dukshëme, aktivitete, procedura, rregulla formale dhe informale, strategji, probleme, zgjidhje.. nga të cili aktorët publik i shërbehen duke u munduar të prodhojn sa më shumë, me pak a shumë suksese, një koherencë dhe një rregull (kjo teori quhet Garbage can model).

Nga e gjithë kjo, shqiptarët e kanë kuptuar – jo vetem sepse Fatos Klosi e precizoj edhe vetë këtë – që politika paqësore e Rugovës ishte një politikë që nuk qonte asgjëkundi. Sepse, bota nuk kishte asnjë plan për t’a çliruar Kosovën dhe nuk kishte asnjë plan për të intervenuar në të. Pa krijimin e një situate që do të tërhiqte vëmendjën e diplomacive botërore dhe pa një orientim nga vetë shqiptarët të kësaj diplomacie, kurrë çlirimi i Kosovës nuk do të ishte bërë. Pra, kjo e rrëzon definitivisht politikën paqësore të Rugovës e cila e kishte mbushur me iluzione qytetarin tonë.

Në anën tjetër, kjo dëshmi e Fatos Klosit për diplomacinë e hedh poshtë edhe politikën servile të Hashim Thaçit ndaj ndërkombëtarëve tani e sa vjet. Ashtu siç kishte bërë Rugova dikur, edhe Hashim Thaçi, përmes mediave dhe strukturave shtetërore të kapura, po i hedh hi syve të popullit shqiptar duke krijuar iluzione mbi gjendjen në Kosovë. Sipas kësaj propagande, e cila ushtrohet nga eksponentët e kësaj partie, ngjajshëm me atë që bënin dikur eksponentët e LDK-së (shiko shkrimin tim “Fanatikët e PDK-së se ç’mi ngjajn atyre të LDK-së”), krijohet iluzioni se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç asaj që ofron Hashim Thaçi. Kështu, ata duan të n’a e mbushin mendjen se gjithëçka është e llogaritur nga Hasha dhe nga amerikanët. Bile, e gjithë kjo fshihet pas petkut se gjoja kjo politikë është ka n’a çon drejtë bashkimit kombëtar. Tërësisht e ngjajshëme me atë të Rugovës që dikur duhej të n’a kishte çuar drejt pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Qeveritë e mëparshëme në Kosovë, por edhe ajo e tanishmja, nuk kanë asnjë plan, asnjë ide, asnjë filozofi, asnjë aftësi për të artikuluar politika të qarta dhe për të prodhuar situata që mund të të çojn drejtë një zgjidhje përfundimtare për Kosovën (të ndarë plotësisht nga Serbia dhe në drejtim të bashkimit me Rep. e Shqipërisë). Ato udhëhiqen nga dita në ditë nga situatatë e krijuara vetëvetiu apo nga orientimet që i ofrojn diplomacitë e huaja ku Serbia luan rolin kryesor, në prapavijë. Qeveritarët tanë, të vetmën gjë që kanë gjetur për të aplikuar është servilizimin ndaj këtyre diplomacive, të cilat, në mungesë të një oferte tjetër nga pala e pushtetarëve të Kosovës, janë ka e orientojn këtë vend në drejtim të një sovraniteti të dyfisht në mes Beogradit dhe Prishtinës. Mirëpo, ashtu siç Rugova dikur, edhe Hashim Thaçi sot ka një aftësi të veçant për ta mjegulluar situatën para popullit të tij, të cilin e mbush me iluzione. Rasti i refuzimit të tij në Serbi herën e fundit ishte tregues i mirë se si mediat tona të kapura dhe puthadorë servil të të gjitha llojëve të pushtetit (ku zakonisht janë të njejtit me ata që dikur ndihmonin Rugovën siç është Milazim Krasniqi) bën ç’mos për t’a shpallur si një “fitore” të Hashimit gjerësa turpi mund të mos dukej vetëm nga të verbërit.

Por, dëshmia e Fatos Klosit rreth funksionimit të diplomacive ishte dëshmi e fuqishëme kundër politikave shterp dhe servile edhe të Hashim Thaçit sepse, nëse nuk jemi të shumtë që e kuptuam dhe e analizuam këtë, jemi të shumtë që e kemi ndjerë thellësisht se diplomacia nuk qenka kaq statike sa duket. Përkundrazi, ajo qenka shumë flexible. Duke qenë, populli i Kosovës po e kupton nga dita në ditë se zoti i vërtetë i situatave në këtë vend është ai vetë, se ai mund të jetë zot i vullnetit të tij, se ai është zot shtëpie këtu dhe se si zot shtëpie ai duhet t’i krijoj kushtet dhe situatatë që diplomacitë botërore t’a ndjekin atë. Kështu që : tani e dimë se nuk ka një zgjidhje të vetme për Kosovën dhe kjo zgjidhje nuk mund asesi të jetë që Kosova të mbesë e lidhur për Beogradin. Tani e dimë se Hashimi i dikurshëm ishte një Hashim tjetër, kurse tani është një Rugovë tjetër. Tani e dimë se kjo situatë mund të përmbyset, ashtu siç ishte përmbysur situata rugoviane më 1997-1998, nga një situatë më e favorshëme për popullin dhe vendin tonë. Dhe përmbysja do të ndodh nga ata që do ti prijn politikave të shkëputjes definitive nga Serbia dhe riorientimit të Kosovës në drejtim të bashkimit me Rep. e Shqipërisë.

Labinot Gjini

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 370 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi