Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Akademikët me, jo kundër popullit që po do ribashkim!
Publikuar më 26 prill, 2015 në orën 19:44 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Do të vijë ajo ditë e bardhë, që të gjithë ata armiq të brendshëm, që po e kundërshtojnë dhe po e mohojnë të drejtën natyrore, legjitime dhe historike të popullit shqiptar për t’u integruar në një shtet kombëtar-Shqipërinë etnike, do të “skuqen”, ashtu sikurse ata kuislingët dhe armiqtë filosllavë, që së bashku me armikun serbo-sllav lufotnin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Këtë, do të duhej ta mbanin parasysh “sejdo bajramoviqët” jugosllavë, në mënyrë që të mos gabohen, kur është fjala edhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ashtu siç është pronocuar, edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Ballkani, Evropa, bota, politikanët “e moderuar” “sipas motit, ktheje gzofin” (popullorqe: “qeni ku ha, aty lehë”) kuislingët e ndryshëm vullnetarë dhe të paguar filosllavë etj., le të jenë kundër, por elita-akademikët shqiptarë nuk kanë kurrfarë të drejte morale, shkencore, as ligjore, që në forma të ndryshme “vardisëse” hipokrite politike, ta kundërshtojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe Shqipërinë e ribashksuar etnike, sepse janë pjesë e tyre gjenetike. Dhe, për më tepër, elita akademike shkencore, ka detyra dhe përegjegjësi krejtësisht të nryshme nga ato të politikës ditore. Do të thotë, në asnjë formë nuk guxon të jetë “fshesë” as viktimë e asnjë politike qoftë e brendshme apo e jashtme, por vetëm në shërbimit të pohimit dhe të mbrojtjes së vërtetës: ME POPULLIN, PËR POPULLIN, POPULLIT.

- Të gjithë të tjerët mund ta “luajnë bishtin kah të fryjë era”, por akademikët nuk e kanë një të drejtë të tillë, sepse konsiderohen truri i kombit dhe i shtetit!

-Teorikisht dhe praktikisht, kështu do të duhej të ishte, mirëpo, fatkeqësisht te ne praktika po flet ndryshe, disa prej akademikëve janë vënë shërbim të politikës dhe të propagandës anti-shqiptare anti-ribashkim.

Korkuti versus Kryeministrit Rama!

Edhe kjo ndodhi! Kryeakademiku kundër ribashkimit! Për ata që kuptojnë , kanë sy e vesh, zemër, shpirt, dhembje dhe dashuri të fortë atdhetare shqiptare, “kijameti”i nuk mund të jetë ndryshe për të vërtetën shkencore dhe kombëtare! -Eh, kjo është shqetësuese dhe tejet brengosëse, kur edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti doli kundër deklaratave racionale dhe të pranueshme të kryeministrit të tij, Edi Rama për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë!?
Pas kësaj deklarate antiribashkim të Korkutit, çfarë do thonë dhe, si do të reagojnë akademikët e Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit, të Athinës dhe të Beogradit lidhur me deklaratat racionale dhe objektive të kryeministrit shqiptar, Edi Rama? – Dihet, do të mbështesin deklaratën antiribashkim të kolegut të tyre-akademikut Muzafer Korkuti, sepse e kanë “mizën në vesh” ngase shtetet e tyre u kanë borxh shekullor shqiptarëve dhe Shqipërisë natyrale, sepse jo më pak se 50 për qind të territorit të saj etnik e kanë shkëputur dhe kolonizuar me forcë dhe me gjenocid (1878 -1945).

Ky është shkaku kryesor dhe i vetëm, pse vendet sllavo-bizantine ballkanike dhe aleatët e tyre tradicionalë evropianë me në krye Rusinë, edhe sot, në fillim të shekullit XXI(në kohën e integrimeve evropiane dhe globaliste) njëzërit e kundërshtojnë shkolonizimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë natyrale.

Shkenca, të mos jetë “shërbëtore” e politikës së verbër!

*** Akademikët janë të detyruar dhe mbajnë përgjegjësi etike dhe profesionale, që ta pohojnë, ta shkruajnë dhe ta mbrojnë të vërtetën shkencaore, pavarësisht se çfarë mendojnë dhe, si reagojnë politikanët dhe shtetarët e ndryshëm të piramidës shtetërore.
Praktika e derisotme ka provuar se politikanët për hir të kolltukut të butë, të pagave të majme, të favoreve dhe të privilegjeve të tjera, si dhe për hir të sundimit sa më të gjatë në pushtet, mund t’i bishtërojnë (andej-këndej ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë sipas “diplomacisë së hollë” të esadistëve, siç thoshte patrioti ynë demokrat i pavdekshëm, Avni Rrustemi pas vrasjes së kryetradhtarit, Esat Pashë Toptani në Paris, më 13 qershor të vitit 1920, për shkak të tradhtisë ndaj kombit dhe ndaj atdheut-Shqipërisë) dhe ta politizojnë në skajshmëri të drejtën e ligjshme dhe historike të ribashkimit gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë natyrale, por jo, assesi edhe akademikët , së këndjemi, as Kryeakademiku Muzafer Korkuti, sepse në atë rast, do bënin tradhti edhe ndaj kombit, edhe ndaj së vërtetës shkencore.

Fundja, askush nuk ka të drejtë morale, politike, as profesinale, që ta shpifë kryeministrin aktual të qeverisë së Shqipërisë, se gjoja ai me deklaratat e tij për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë “po kërkon revidimin e kufijve të Ballkanit”. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ai ka deklaruar ndryshe :“nëse BE-ja nuk i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë do të vinte në shprehje ribashkimi i tyre qoftë “via” BE-së, qoftë në mënyrë kalsike”.

Ky paralajmërim kushtëzues racional dhe realist i kryeministrit Edi Rama, i bën me dije kryeliderët e BE-së, se duhet të përshpejtojnë dhe t’i simplifikojnë procedurat e tyre për pranimin e Shqipërisë dhe të Kosovës në BE, jo të presin, edhe njëzet vite të tjera të ardhshme.


Sepse Shqipëria (edhe pse i plotëson të gjitha kushtet) pa asnjë arsye, qe 2o vjet prêt në “sportelin” e BE-së, që të jetë anëtare e saj sikurse vendet e tjera ballkanike (Bullgaria, Sllovenia, Kroacia), si dhe ato të Evropës Juglindore dhe Lindore.

-Hajde, që doli kundër kryeministrit të tij, Edi Rama, po fatkeqësia qëndron në faktin se, deklarata e tij antibashkim, nuk ka asnjë element të qëndrueshëm origjinal në frymën akademike shkencore e as të flizofisë politike realiste kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Vërtet, sikur Korkuti ta kishte justifikuar me argument shkencore (jo çka ka deklaruar ai apo ky) deklaratën e tij antibashkim, do të pajtohesha me to, sepse argumentet dhe faktet e qëndrueshme përjashtojnë thashethënat ngado që vijnë ato, s’ka rëndësi burimi i tyre.

Mirëpo, në rastin konkret, në vend të argumentit, Korkuti, thotë :"Unë, do të citoj thënien e presidentit të Gjermanisë Vaiseker në fillim të viteve 90-ta. Dhe një koleg e pyeti, si mendoni ju për Kosovën, ai ishte dhëndër nga Kosova, ishte një mik i imi dhe ishte interesuar të dinte më shumë nga një personalitet siç ishte Vaiseker në atë kohë.
Shiko i dashur, kufijtë, piramidat janë këtu, këto piramida do futën poshtë në tokë dhe shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët e Shqipërisë do shkojnë e do vijnë në pikëpamje kulturore, ekonomike, po këto piramida do të jenë atje poshtë, do të thotë nuk flitet për lëvizje kufijsh. Kjo është zgjidhja dhe kjo është rruga e Evropës, pra rruga drejt Evropës së bashkuar, jo drejt lëvizjes së këtyre kufijve". është shprehur ai, citon "A1 Report".((http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/54710-korkuti-kundershton-ramen-do-te-bashkohemi-ne-be.html/21/04/2015).
Kjo përgjigje e Vaisekerit, nuk i jep kurrfarë zgjidhje konkrete dhe të pranueshme historike, as politike, as etnike, as territoriale e as demokratike kërkesës së ligjshme dhe të drejtë të shqiptarëve për ribashkim kombëtar. Por, është një lloj mesazhi i keq dhe absurd (ndryshe nga shembulli pozitiv i ribashkimit të Gjermanisë më 1990), që i apostrofon shqiptarët “sillnu e pshtillnu” në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Athinë, në Podgoricë, në Beograd e në shtete të ndryshme të Evropës së bashkuar (bëni tregti, zhvilloni marrëdhënie ekonomike, politike, kulturore etj., por mos u gaboni të mirreni me “zbulimin” e të ashtuqujaturave “piramidave ekzistuese, sepse ato, sot janë këtu, nesër do të futën poshtë në tokë”!

– Kur, edhe sa vjet edhe sa shekuj, duhet të presin shqiptarët, që të bëhet inaugurimi solemn i këtyre “piramdiave”, duke i “futur në tokë” për të tërhequr vijën e demarkacionit të kufijve natyralë, historikë, gjeopolitikë dhe etnikë të Shqipërisë?

Pse shqiptarët nuk kanë të drejtë që, botërisht të kërkojnë “lëvizjen e kufirit” shqiptar-shqiptar, e gjermanët dhe Gjermania e Vaisekerit patën të drejtën të ribashkohen më 1990, duke i lëvizur “piramidat” – Murin ndarës të Berlinit (1961), që ishte plotësisht e drejtë dhe e pranueshme, sepse fjala është për të njëjtin komb, për të njëjtin territor dhe për të njëjtin shtet.

Kjo drejtësi dhe mrekulli e ribashkimit të kombit gjerman dhe të Gjermanisë, ndodhi, për shkak se elita politike në krye të shtetit me në krye kancelarin Helmut dhe me Minisrin e tij të Jashtëm Hans Ditrih Gensher, edhe e gjithë ELITA AKADEMIKE gjermane, ishin rreshtuar (kombëtarisht, politikisht, diplomatikisht, shkedncërisht dhe moralisht) ishin rreshtuar në “VIJËN E PARË TË FRONTIT” për RIBASHKIMIN e Gjermanisë.

Ndërkaq, te ne, në Tiranë dhe në Prishtinë po ndodh e kundërta, politika “thumbit”, akademikët “patkoit”. Këtë, së fundi, e dëshmoi edhe rasti i kryeakademikut të ASHSH-së, Muzafer Korkuti, i cili, pa asnjë argument të vlefshëm kundërshtoi deklaratat e kryeministrit të tij, Edi Rama, se gjoja, sipas përgjigjes këshilluese të ish-presidentit federal gjerman Vaiseker, ende nuk janë “pjekur kushtet” që shqiptarët të ribashkohen sikurse Gjermania, duke i “lëvizur gurët” e kufijve të Ballkanit. Mirëpo, në këtë pikëvështrim, kryeakademiku Korkuti, ka harruar ta marrë parasysh se “gurët” e kufirit jugosllav –shqiptar në Kosovë, janë lëvizur më 9 prill 1999 nga Ushtria e lavdishme heroike çlirimtare e Kosovës. Kjo do të thotë se më nuk ekzisotn kurrfarë kufiri ndërshtetëror midis Kosovës dhe Shqipërisë (përpos atij administrative ekzistues). Nuk ka më Serbi midis Kosovës dhe Shqipërisë. De fakto ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, tanimë, është bërë, pritet vetëm, edhe shpallja de jure nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pavarësisht se çfarë “fantazon” dhe sugjeron kryeakademiku Korkuti, i frymëzuar nga përgjigjja e një shtetari të huaj evropian. Kjo është çështje e tij personale, që nuk ka të bëjë fare as me deklaratat përmbajtësore të kryeministrit të tij, Edia Rama, as me rrethanat dhe me “klimën” e realiteteve të sotme politike, të krijuara në Ballkan dhe në Evropën e integruar, sepse ribashkimi i Kosovës, tanimë, është bërë. Këtë e provojnë edhe 12 marrëveshjet ndërshtetërore, të përfunduara nga të dy qeveritë në Tiranë, më 23 mars 2015. Ky është realiteti dhe pragmartizmi konkret në vepër, jo çfarë thotë kryakadmeiku Korkuti kundër deklaratave zyrtare të Edi Ramës për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Pse Korkuti nuk citoi De Golin, po Vaisekerin?

*** Sa qesharakë dhe komikë që jemi, shërbehemi me shembuj të huaj negativë kundër vetëvetës, duke i pëlqyer dhe, duke i marrë si “model pozitiv” për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare (1878-2015) në stilin e Nasradinit “prit gomar, derisa të dalë barë”. Kjo “maksimë” e huaj me bagazh anti-ribashkim, nuk është kurrfarë çelësi original për zgjidhjen e drejtë dhe pëerfundimtare të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Por, në fakt është vetëm një “kallauz” i imitimit dhe i përshtatjes politikës ditore shqiptare dhe asaj evropiane tradicionale anti-ribashkim kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve dhe i Shqipërisë natyrale.

Pse më 3 tetor 1990, Republika Federale Gjermanee e Weizsackerit pati të drejtën të ribashkohet me Gjermaninë Lindore Demokratike” të Erih Honekerit (që ishte si zonë e okupuar nga Bashkimi Sovjetik)?– Sepse ishte një territor, një komb dhe një shtet gjerman, i copëtuar pa të drejtë nga Bashkimi Sovjetik si triumfues i Luftës së Dytë Botërore.

Pra, gjermanët kishin plotësisht të drejtë ribashkoheshin edhe si komb, edhe si shtet, edhe si territor. Domethënë paten të drejtën të lëvizin dhe të shembin përgjithmonë Murin e Berlinit (1961-1989), që plot 28 vjet kishte ndarë zemrën e të njëjtit komb, të njëjtit shtet dhe të njëjtit territor gjerman. – Pse shqiptarët në Ballkan nuk e kanë një të drejtë të këtillë sikur gjermanët?

Këtë padrejtësi ndaj Gjermanisë, qysh në vitet e 60-ta të shekullit XX, e pat kritikuar ashpër dhe me plot të drejtë, edhe Gjenerali dhe Presidenti i famshëm francez, Charles de Gaulle, duke pohuar se : “ Nuk mund të ketë paqe në Evropë përderisa të mos gjendet zgjidhja e drejtë e problemit gjerman, domethënë zgjidhja e bazuar në zbatimin e së drejtës së vetëvendosjes në të dy pjesët e Gjermanisë. Një zgjidhje e këtillë është e domosdoshme, jo vetëm për interesin e popullit gjerman, që kërkon për t’u bashkuar, por edhe për interesin e të gjithë popujve të Evropës.”

Këtë deklaratë të argumentuar pozitive dhe vizionare për ribashkimin e Gjermanisë dhe të kombit gjerman, të pohuar para dyzet vitesh nga ish-Prersidenti i Republikës së Pestë Frënge, Charles de Gaulle, do të duhej ta kishte cituar kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, jo deklaratën e ish-presidentit federal gjerman, Richard von Weizsacker, e cila, kur është fjala për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, nuk jep kurrfarë rrugëzgjidhjeje, por na sugjeron që, edhe më të flemë, si këtu e 100 vjet më parë, duke mos kërkuar të drejtën tonë për ribashkimin dhe për shkolonizimin nga vendet fqinje sllave të Ballkanit.

E tërë kjo farë lloj propagande moralizuese e kësaj përgjigjeje të Weizsacker-it, është në disfavor të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë, sepse sugjeron që të mosndryshohen kufijt ekzistues ndërshtetërorë në Ballkan, kur është fjala për realizimin e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve.

Mirëpo, fatkeqësisht, kjo farë deklarate sugjeruese antibashkim shqiptar e ish-presidnetit federal gjerman, Weiszsacker, është e pranueshme për Kryeakademikun e ASHSH-së, Muzafer Korkuti, i cili, në frymën e saj ka kundërshtuar deklaratat e Edi Ramës për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke nënvizuar se: “ ka kaluar koha e lëvizjes së kufijve, por duhet shkuar drejt Evropës së bashkuar.”( (http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/54710-korkuti-kundershton-ramen-do-te-bashkohemi-ne-be.html).

“Moslëvizja e kufijve” nuk ka karakter biblik, as kuranor, por politik

Si “shkenca” e Korkutit, ashtu deklaratat e papeshuara të kryeliderëve dhe liderëve politikë antibashkim, duhet të mbajnë parasysh faktin se, edhe kur është fjala për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, në parim, si shkenca, ashtu edhe politika, duhet të hulmutojnë dhe të ndjekin shembuj pozitivë dhe progresivë, që kanë mbështetje historike dhe juridike ndërkombëtare të artikulimit dhe të zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare, jo shembuj negativë dhe regrersivë, që e “konservojnë” dhe e lënë të hapur “limbo” atë, duke mos ndryshuar asgjë nga e kaluara e saj 100-vjeçare, sepse do të ishte në dëm të interesave kolonialiste dhe imperialiste të shteteve sllave fqinje të Ballkanit.

Pikërisht këto shtete grabitçare me ndihmën e Fuqive të Mëdha të Evropës, duke filluar që nga vitet 1878;1912-1913;1915;1919;1920;1939;1943, me forcë, me agresione, me terror dhe me gjnocid i patën “lëvizur” kufijt natyralë, historikë, etnikë dhe gjepolitikë Shqipërisë.

-E, tash, ka ardhur koha që këta kufij të pësojnë ndryshime, duke i RILËVIZUR në pozicionet paraprake të trojeve etnike shqiptare në Ballkan.

Pra, të kuptohemi, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë “LËVIZJEJE” të re, por me RIKTHIMIN e “gurëve” të demarkacikonit përgjatë kuifijve natyralë të katër vilajeteve të dikurshsme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrale.

-Pse dikush ka thënë ose ka shkruar dikur she, pse pohon dhe shkruan, edhe sot, se shqiptarët nuk duhet të ribashkohen, sepse “paraqesin rrezik” për rajonin ballkanik , kjo nuk do të thotë kurrfarë të vërtete aksiomatike të saktë dhe të justifikushme shkencërisht (qoftë mbi bazën historike, politike a juridike etj.), por është një tezë e vjetër sa edhe “mosha” 100-vjeçare e kolonizimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë (1878-2015), që është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me të drejtën historike të shqiptarëve mbi territroret e tyre etnike në Ballkan.

Pse Korkuti nuk citoi Akademikun Qosja për ribashkimin kombëtar?

Nga i cili, të gjithë ne, do të mësonim pse, cilat janë efketet pozitive, arsyet dhe favoret e ribashkimit kombëtar, jo vetëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por edhe për gjithë Ballkanin dhe për Evropën e sotme të integruar, demokratike dhe paqësore.
Në vend se kryeakademiku i Tiranës, Korkuti, të shembëllehej, duke cituar ndonjë vepër kapitale a deklaratë të vlefshme për interesin nacional gjithëshqiptar të Akademikut Rexhep Qosja, të mirënjohur dhe të merituar për ndriçimin e gjithanshëm dialektik shkencor të fenomenit të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë, ai ka cituar një deklaratë të një kryelideri të njohur gjerman-Weizsacker, sepse i ka pëlqyer përmbajtja e saj antibashkim kombëtar!

-Skandaloze dhe e papritur kjo, një kryeakademik shqiptar, të shërbehet me deklarata të politikës ditore, që shpërfillin interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Nuk ka asnjë dyshim se ky shembull i keq dhe negativ, është shumëfish i dëmshëm, edhe për shkencën, edhe për politikën shqiptare ngase është i pargumentuar në çdo aspekt të përmbajtjes së tij, qoftë mbi bazën historike, politike, juridike, kombëtare dhe demokratike. Për më tepër, është fallsitet i kohës, që sugjeron regres, mosiniciativë, stagnim, moslëvizje dhe mosveprim drejt zgjidhjes së drejtë dhe objektive të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. –Ja, ky është mesazhi i mjerimit tonë akademik, i bazuar në thëniet dhe në tezat e huaja antishqiptare, në stilin: “prit gomar derisa të dalë barë”!

– Prisni, “mos luani piramidat” se do shthureshin kufijt ballkanikë, e më pas shqiptarët do ribashkoheshin në Shqipërinë e tyre natyrale pellazgo-ilire, dhe “do të rrezikonin” sigurinë dhe paqen. Kjo është një gënjeshtër dhe fallsitet shekullor i akuzave të pathemelta të akademikëve, të politikanëve, dhe të priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët, edhe me rastin e luftës çlirimitare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së (1993-1999) për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, para Evropës dhe para gjithë botës, i akuzuan dhe i shpifën shqiptarët, duke i quajtur “terroristë”, “separatistë” dhe “irredentistë” , të cilët për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”, do ta shndërronin në zjarr dhe, do të “përflaknin” krejt Ballkanin!?

Mirëpo, kjo gënjeshtër propagandstike e serbomëdhenjve fashistë dhe shovinistë, nuk arriti, të bëhej realitet as teorik e as praktik, sepse ndodhi e kundërta, doli në skenë fashizmi, barbarizmi, terrorizmi dhe gjenocidi i Serbisë hegjemoniste dhe kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, që tmerruan dhe shokuan mbarë botën ngase për nëntë vite (1990-1999) Serbia kreu tre gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Kjo ishte e vërteta, jo çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës, më 17 shkurt 2008, që ndikoi pozitivisht në rujatjen e sgurisë, stabilitetit dhe të paqes në Ballkan, duke falënderuar konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perënidmorë (NATO).

-Vërtet, jemi mërzitur dhe rraskapitur, duke pritur me qindra vjet (1878-2015) derisa të tjerët t’i rregullojnë dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në kurriz të interest të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë.

Pse Korkuti nuk ndjek shembullin e Akademikut Rexhep Qosja, kur është fjala për ribashkimin e çështjes kombëtare shqiptare, i cili këtë çështje madhore gjithëkombëtare shqiptare, në mënyrë të argumentuar shkencore, etike dhe profesionale e ka justifikuar si plotësisht të drejtë, duke mos rënë asnjëherë viktimë e ndikimeve të brendshme dhe të huaja të historicizmit, të politikës dhe të propagandës ditore, të historiografisë faksifikatore, të tezave dhe të deklaratave të huaja politike dhe të kuazishkencës qoftë të brendshme a të jashtme, që e misitifikojnë dhe e shpërfytyrojnë të drejtën sovrane të popullit shqiptar, që të shkolonizohet dhe të ribashkohet edhe si komb, edhe si shtet, edhe si territor sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes.

“Diagnoza” e gabuar akademike për Kosovën nën “Serbo-jugosllavi” (1998) !!!

Së fundi, kur të lexohet me vëmendje ky vlerësim akademik lidhur me parashikimin e statusit politik të Kosovës, i nxjerrë më 1998, se: “Në rrethanat e tanishme, Akademia e Shkencave e Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e përbashkët të forcave demokratike shqiptare dhe të faktorëve me peshë ndërkombëtare për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstituiv të Republikës Federale Jugosllave…” (Shih: Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Shtëpia Botuese “Shkenca”, Tiranë, 1998,f.51.), del krejtësisht e qartë, pse kryetari i ASHSH-së, Muzafer Korkuti ka kundërshtuar deklaratat e Ramës për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke mbështetur një deklaratë të huaj kundër ribashkimit kombëtar!?

Si ka qenë e mundur të nxirret një konkluzion i këtillë akademik, kur më 1998, Kosova përjetonte ekzodin kolektiv, përshkallëzimin tmerrues nga agresioni, nga terrori dhe nga gjenocidi i forcave barbare çetniko-fashiste të regjimit policor, militar dhe paramilitar të Serbisë së Slobodan Miloshseviqit.

Në këtë kohë, nuk ka ekzistuar kurrëfarë “Jugosllavie federale”, por një “karikaturë” artificiale e përbashkët e Serbisë dhe e Malit të Zi ngaqë ishte shpërbërë “Jugosllavia Federale” e Titos, ku sipas Kushtetutës(1974), Kosova ishte “njësi federale-element konstituiv” i RSFJ-së.

Para se të nxirrej një konkluzion i këtillë i gabuar akademik, që “Kosovës t’i njihej statusi i Republikës si element konstituiv i Republikës Federale Jugosllave”, do të duhej të mirreshin në konsideratë për vlerësim këto dokumente të rëndësishme me peshë historike, politike dhe juridike, të miratuara në rrugë nga delegatët shqiptarë të Kuvendit të KSAK: 1) Deklarata Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2 korrik 1990, 2) Kushtetuta e Kaçanikut( 7 shtator 1990), e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ( i cili është mbajtur në fshehtësinë më të madhe ngase Kaçaniku ishte nën shtetrrethim të hekurt nga forcat policore, paramilitare dhe militare vrastare të pushtuesit serb), si dhe 3) Referendumi gjithë popullor (26-30 shtator 1991), ku mbi 90 për qind e popullit shqiptar votoi për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, JO për kurrfarë Republike të Kosovës si “element konstituiv i Republikës Federale”, siç sugjeron tetë (8) vjet më vonë konkluzioni akademik tërësisht i gabuar akademik i ASHSH-së në “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare”: 1998:51).

Sa më sipër, një gabim i këtillë ka rezultuar për shkak se janë nuk janë marrë në konsideratë për shqyrtim dokumentet bazë historiko-poilitike, juridike dhe kushtetuese, të cilat janë shprehje e vullnetit të lirë dhe demokratik të popullit shqiptar të Kosovës për shtet të pavrur dhe sovran, të shkëputur nga Jugosllavia-Serbia kolonialiste.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 839 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi