Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KAPELA E NAPOLEONIT, PREJ EUROPËS NË AZI
Publikuar më 26 prill, 2015 në orën 22:31 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jugkoreani, i cili kapelën e Napoleon Bonapartës e bleu për afro dy milionë euro, jam i bindur që kapelën e stërgjyshit të tij nuk do ta blinte as për 100 euro, po t’ia sillte ndonjë mik i vjetër. Flitet se në Muzeun francez gjenden mbi 100 kapela të Napoleonit, prandaj ku dihet nëse ishin kapelat e mbretit francez, i cili sundoi mbarë Europën. Në botë ka koleksionistë fanatikë, të cilët magjepsen pas gjësendeve të vjetra, sidomos të mbretërve, prandaj në garën e shitjes bëjnë çmos që mallin e dëshiruar ta shtien në dorë. Dihet që këto para janë shumë të mëdha, me anën e të cilëve mund të sigurohej ushqim për miliona njerëz të varfër në botë, sidomos në kontinentin e tij dhe në Afrikë.

Për ironinë më të madhe, koleksionisti jugkorean thotë se edhe po të rritej çmimi i kapelës në garën e shitjes ndërkombëtare, do ta blinte patjetër, meqë sipas tij qenkan të ngjashëm. Duket qartë që jugkoreani ka rënë në kundërshtim edhe me idetë revolucionare të kompozitorit të madh, Ludvig Betoven, i cili kur mësoi që Napoleoni u shpallë perandor, prej revoltës e grisi partiturën që ia kishte kushtuar si luftëtar i lirisë, por që më vonë si perandor do të shtypte të drejtat e popullit në mbarë Europën. Prandaj merita revolucionare e Betovenit qëndron më lartë, se dashuria e koleksionistit të pasionuar, i cili kapelën e Napoleonit e bleu për afro dy milionë euro. Duket qartë që këto para janë aq të mëdha, sa që mund të blihet një hotel luksoz kudo në brigjet koreane të rrethuar me det. Prandaj jugkoreani u bë jo pronar i ndonjë hoteli turistik me dhjetëra kilometra katror në atdheun e tij, por pronar i një kapele dy pëllëmbësh të mbretit francez, duke transportuar prej skajit të Europës perëndimore në skajin tjetër të Azisë Lindore.

Tryeza me pllakë mermeri
Në internet gjenden me dhjetëra faqe, në të cilat bëhet shitja e të gjitha llojeve, gjërave të reja e të vjetra, prej fidanes deri te pema dhe prej lugës deri te shtëpia, gjithashtu aty shiten edhe librat e vjetër, por më së shumti shpallet shitja e teknikës së bardhë, siç janë shporetet dhe frigoriferët, makinat rrobalarëse, automobilat, anijet, kompjuterët dhe instrumentet muzikore, çmimi i të cilëve varet kryesisht prej rrymës dhe naftës; nëse rryma dhe nafta shtrenjtohet, atëherë çmimi i automjeteve dhe aparateve shiten më lirë. Në ankand gjendet adresa për të lidhur kontratën e blerësit me shitësin. Ashtu siç ka artikuj me çmime të përshtatshme – standarde, ka artikuj me çmime shumë të lira, apo falas, kjo e fundit ndodh për shkak se transporti kushton bukur shtrenjtë dhe është i mundimshëm, sidomos për të moshuarit, prandaj pronari dëshiron sa më parë ta largojë televizorin kubik të shekullit të kaluar prej banesës, sepse për shkak të përmasës zë vend sa një tryezë, i cili për nga paraqitja e programit televiziv ka fare pak dallim me televizorin bashkëkohor plazma.
Vitin e kaluar hajdutët me dhjetëra televizorë kanë vjedhë nëpër banesa, kurse sot në korridorin e bodrumit të ndërtesës gjenden 4-5 televizorë të vjetër me pusullën “FALAS”, mirëpo askush nuk interesohet të marrë. Kjo dihet, sepse televizorët e rinj plazma kanë zënë vendin e televizorëve klasikë të mëdhenj si për nga pesha ashtu edhe për nga përmasa e tyre. Megjithatë, në mesin e artikujve në ankand ka edhe çmime të çoroditura, shumë të larta, saqë të rrëqethin trupin. Me një rast një qytetar kishte shpallur shitjen e tryezës së kuzhinës të sapo blerë në shitore, për shkak se ishte e madhe dhe atë për gjysmë më lirë. Kurse me një rast tjetër një qytetar tryezën e shiste dyfish më shtrenjtë se në shitore, të thuash sikur pronari do të mund të gjej ndonjë blerës qorr për t'ia blerë mallin më shtrenjtë se në shitore, sepse nëse tryeza apo vitrina ka ndonjë gërvishtje, shitorja e ndërron pa fjalë, kurse po qe se qytetari mallin e blen prej ndonjë pronari, atëherë vërejtjet dhe reklamimet nuk pranohen.
Në fund, po shkruaj për një tregti që më ka habitur. Një qytetar kishte shpallur në ankand një tryezë salloni të punuar prej ahut dhe me mermer. Tryeza ishte me këmbë të trasha, pothuaj tri here më të trasha se tryezat bashkëkohore, dhe atë me pllakë mermeri, prandaj quhej tryezë guri. Edhe pse quhej tryeza e pritjes, megjithatë ishte mjaftë e madhe, pothuaj shtatë herë më rëndë se tryezat e sotme. Prandaj këtë tryezë nuk duhet ta blejnë të moshuarit, sidomos ata dhe ato që vuajnë prej reumatizmit, sepse mermeri është aq i ftohtë, saqë as vullkani i Islandës nuk e ngroh. Gjatë javës shtypi suedez shkroi për hallet e pleqve që me vështirësi i hapin konservat e ushqimit, prandaj shitoret pranuan që t'u dalin në ndihmë. Po vazhdoj ku mbeta, sipas përshkrimit të pronarit, tryeza është prodhim i vitit 1800, do të thotë bashkëkohas me kapelën e Napoleonit. Më habiti viti i prodhimit, sepse pronari mund të sabotojë duke shënuar shekullin XV-të, në mënyrë që te myshterinjtë të shtojë kureshtjen e blerjes së tryezës. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Turqi, banorët e vendit, stolitë i mbulonin me dhe, pastaj i joshnin turistët e huaj të gërmojnë, kinse kanë mbetur nën rrënojat e luftës së Trojës.
Në fund më mbetet të tregoj çmimin e tryezës së shekullit 18-të, për të cilën lexuesit do të habiten, sepse nuk është as një e katërta, meqë askush nuk do ta blinte as për 100 euro, jo më për 1000, megjithatë çmimi i shitjes ishte rrumbullak 5000 euro. Le të më falin fanatikët e etnografisë për tryezën roamantike, unë as falas nuk do ta merrja. Çmimi është aq i lartë, sa që mund të blihet një automobil. Po shprehem edhe me fjalor policor, se po të ishte ndonjë tryezë me vlerë, hajdutët nuk do ta kishin lënë pa e vjedhë për dyqind vjet me radhë, prandaj hajdutët kanë qenë të mençur që kanë vjedhë të gjitha llojet e orendive dhe aparateve nëpër banesa, por nuk kanë treguar interesim për tryezën me mermer të ftohtë si akulli. Padyshim që çmimi është shumë i lartë, dhe mund ta blejnë vetëm të krisurit, ashtu siç e ka blerë koreani kapelën e Napoleonit në Paris.

Shtëpia e vejushës në shitje
Mbarë shtypi botëror shkroi për një shpallje të vejushës indoneziane që kishte ofruar shtëpinë në shitje me kusht që blerësi të jetë beqar dhe të martohet me të. Ka raste kur qytetarët kreditin e bankës e marrin me hipotekë, do të thotë nëse kreditin nuk e kthen me kohë, atëherë i merret pasuria e patundshme. Përkundrazi gruaja e re indoneziane për shitjen e shtëpisë e ka vënë peng vetveten: nëse qytetari blen shtëpinë, njëkohësisht martohet me pronaren e shtëpisë. Ngjarja më kujtoi Luto Fukaranë në kohën e feudalizmit, i cili duke mos pasur mundësi të paguante borxhin, detyrohet të shes gruan në treg. Dhe, gruan e Lutos e blen një djalë, mirëpo duke shkuar në shtëpi, rinjihen dhe dalin motër e vëlla, prandaj prej gëzimit të rinjohjes, vëllai ia kthen gruan dhëndrit, njëkohësisht ia falë edhe paratë. Shpresoj që blerësi i sotëm të mos e ketë fatin e Luto Fukarasë që gruaja t'i dalë motër, sepse vejusha indoneziane do burrë, jo rinjohjen e vëllait. Këto janë legjenda, mirëpo ka diçka me realitetin, që ka ndikuar në rrethanat dhe kushtet e jetës bashkëkohore. Këtë më së miri po e tregon gjendja e vështirë e femrave, të cilat për një grusht para trupin e tyre të bardhë e shesin në rrugë. Prandaj në këto kushte beqari i sotëm duke u martuar me vejushën, do të zgjidhë problemin e banimit, njëkohësisht mund të bëhet pronar i shtëpisë në ishullin e bukur - Java të Indonezisë. Sipas moshës së gruas, shihet që ajo ka dashur ta shes shtëpinë qysh para një dekade, mirëpo nuk kishte pasur sukses, prandaj duke parë që as shtëpia nuk shitej, as mëtuesit nuk vinin, atëherë u detyrua që duke shitur shtëpinë, zemrën e saj t'ia falë burrit të ardhshëm: "Kur ju të blini shtëpinë, mund të martoheni me pronaren!", kështu shkruante në ankandin e shitjes, shitje që të kujton reklamat për shitjen e rrobave, nëse blen mall, merr falas një bluz. Duket qartë që ofertuesja ka botuar foton vetjake para shtëpisë, prandaj sipas fotos shihet që edhe shtëpia edhe gruaja janë të bukur, ndonëse ajo është 40 vjeçare, megjithatë ende është nuse. Kështu oferta e saj ka marrë tërë botën, duket se këtë shembull do ta mësojnë edhe shumë vajza tjera për të ardhur deri te martesa e lumtur dhe e përjetshme. Prandaj në dallim me shitjen e kapelës së mbretit francez, dhe të tryezës luksoze me mermer prodhime të shekullit 18-të, shitja e shtëpisë së vejushës indoneziane del më e arsyeshme, sepse zgjidhet çështja e banimit dhe e martesës.

Suedi, 24. 04. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 704 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi