Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK
Publikuar më 27 prill, 2015 në orën 19:01 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik me vëmendje të posaçme i ka ndjekur ngjarjet në Malinë ku policia maqedonase i paska kaluar ditët duke « ngrënë patate të ziera ekologjike dhe kos të freskët » sipas versionit të vendit dhe ende opinionin nuk e ka informuar sa duhet zyrtarisht se cilat kanë qenë shkaqet e vërteta të qëndrimit të saj atje.

Versioni bdi-st na mëson se djelmoshat e Aliut do ta bëjnë rezil në Qeveri Gorden ( si shumë here deri tash!) por edhe ai version mbetet bosh sepse nuk tregon se cilat ishin shkaqet e « shtet rrethimit » dhe cili është rezultati i aksionit.
Andaj PPD do ta thotë fjalën e vet për këtë rast pasi ti dëgjojë këto dy versione të një Qeverie me dy partner identikë në platforma politike dhe veprime praktike në terren ashtu siç pasqyrohen nga të ashtuquajturat “bomba” të Zaevit.
Në lidhje me vizitën private të Ali Ahmetit bërë zavendës kryeministrit kosovar Hashim Thaçi PPD konsideron se ajo është një vizitë boshe ku « vëlla Hashimi » me deklaratat e tij të pavlera përpiqet ta shpëtojë « vëlla Alinë » nga humnera e gjallë politike.
PPD vlerëson se këto ditë Aliu është dashur të jetë mes votuesve të tij në Gushincë e Malinë ballë përballë me Gorden « famëlartë » për ofendimet antishqiptare e jo në drekë e darkë duke ngrënë fli dhe kos dhenësh me Hashimin. Në këtë mënyrë Alija do të tregonte se i ka merituar gjithato mijëra vota shqiptare dhe është përfaqsues i tyre politik.

Zyra për informim e PPD-së

Tetovë, më 27 prill 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 348 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi