Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nė Amerikė pėrkujtohet roli i shqiptarėve nė shpėtimin e hebrejve
Publikuar më 28 prill, 2015 nė orėn 17:19 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqipėtarėt i pritėn hebrejtė si miq dhe jo refugjatė ishte tema e ceremonive tė veēanta zhvilluar nė Sh.B.A. nė pėrkujtim tė shqiptarėve qė shpėtuan hebrej. Nė shtetin Teksas tė Sh.B.A.-sė janė zhvilluar dy ceremoni pėrkujtimore nė nderim shqiptarėve qė kanė shpėtuar hebrej dhe tė viktimave te Holokastuit. Me 16 prill 2016 nė kryesinė Kruqi Kuq Mbrojtja Blu e Teksasit, organizuar nga Komiteti i Diversitetit nė Teksas u zhvillua programi me titull “Upstanders Not Bystanders: Albania and the Holocaust” (Shpėtues dhe jo vėzhgues: Shqipėria dhe Holokausti).

Doc Vranici, Drejtori i Qendrės Kulturore Shqiptaro-Amerikane nė Teksas foli gjatė programit pėrkujtimor pėr heroizmin qė treguan shqiptarėt nė shpėtimin e hebrejve nga persekutimi nazist. Shqipėria ėshtė i vetmi shtet nė botė ku hebrejtė janė shpėtuar njėqind pėr qind nga holokausti.
“Shqiptarėt kanė bėrė diēka tė jashtėzakonshe. Gjatė luftės sė dytė botėrore, populli shqiptar refuzoi t’ia dorėzojė hebrejtė forcave okupatore. Duke iu referuar kodit tė nderit shqiptar ‘Besės’ pėr tė mbrojtur mikun edhe me jetėn, shqiptarėt mbrojtėn hebrejtė, dhe mijėra arritėn tė hyjnė nė kufijtė shqiptare. Shqiptarėt ishin shpėtues, jo vėzhgues. Shpėtues ėshtė ai qė vepron kur shikon tė tjerėt qė keqtrajtohen,” tha Earl Bills, drejtori i komitetit organizues tė ceremonisė pėrkujtimore tė Holokaustit.

Nė njė ceremoni tjetėr dy ditore pėrkujtimore tė viktimave tė holokaustit u nderua sėrish roli i shqiptarėve. Programi u zhvillua me 18-19 prill 2015 nga sinagoga Beth Torah nė Teksas organizuar nga Ed Matisoff, Jeff Markowitz, Earl Bills, Laura Matisoff, Steve Popik dhe Rabbi Elana Zelony. Gjatė ceremonisė u ndezėn 11 qirinj nė kujtim tė 11 milion viktimave tė holokaustit. Qiriu i njėmbėdhjetė u ndez “nė nder tė gjithė njėrėzve shqiptar qė shpėtuan hebrejtė brenda kufijve” nga Doc Vranici dhe Beso Buranaj Hoxha. Tė gjithė pjesėmarrėsit thanė me njė zė sė bashku “Ne nuk do harrojmė” pas ndezjes tė secilit qiri dhe simbolizmit tė tij.

“Holokausti edhe pas 70 viteve ėshtė shumė i vėshtirė pėr ta konceptuar. Vetėm brenda gjashtė viteve, Gjermania naziste me aleatė vranė gjatė million hebrej. Pėrveē kėtyre janė vrarė edhe gati pesė deri nė gjashtė milion tė tjerė qė i pėrkasin kombėsive dhe kulturave tė tjera. Secili nga kėta persona kishin njė emėr. Secili kishte njė histori. Ne i nderojmė ato teksa mundohemi tė kuptojmė humbjen, duke i lexuar emrat e tyre pėr 24 orė. Programi “Ēdo person ka njė emėr” thekson urgjencėn dhe rėndėsinė e mbledhjes sė historisė gojore tė holokaustit para se gjenerata e tė shpėtuarve tė largohet nga jeta,” tha Ed Matisoff, drejtor i Programit “Leximi i Emrave” nė sinagogėn Beth Torah.


Viti 2015 shėnon 14 vjetorin e programit “Ēdo person ka njė emėr” dhe deri tani janė lexuar mbi 75,000 emra, gati 5,000 emra nė vit. Emrat lexohen pėr 24 orė, ku pjestarė tė ndryshėm shqiptojnė emrat e viktimave. Nė 2014 komuniteti shqiptar i Teksasit mori pjesė pėr herė tė parė nė kėtė pėrkujtimore, nėn drejtimin e Besmir Buranaj Hoxha.

Duke vėnė re pjesmarrjen e jo-hebrejve Ed Matisoff tha, “ne nuk jemi vetėm”. Ndėrsa Beso Buranaj Hoxha gjatė fjalimit deklaroi, “sa te ketė shqiptarė nė kėtė tokė, hebrejtė do kenė mbrojte pėrherė”.
“Disa nga emrat e viktimave tė holokaustit nuk janė folur apo shqiptuar pėr 70 vjet. Shumicėn e kohės, viktimat njiheshin vetėm nga numri, dhe disa kurrė nuk morėn njė memorial tė duhur,” tha Ed Matisoff.

Me 19 prill 2015 u zhvillua njė ekspozitė fotografike nė kuadėr tė “Ditės sė Kujtesės dhe Heroizmit” organizuar dhe prezantuar nga Besmir Buranaj Hoxha i organizatės “Rrėnjėt Shqiptare”, me hulumtues Gjergjian Gjeloshi and Pirro Bardha. Nė kėtė ekspozitė Besmir Buranaj Hoxha prezantoi histori shpėtimi nga Kosova dhe Shqipėria ku thjeksoi edhe historinė shėptimit nga familja Beqir dhe Rabihane Babamusta (me fėmijėt Qemal, Neki, Merushe dhe Bukurije), Ibrahim Babamusta dhe Qamil Babamusta (shoqėroi hebre nga Kavaja nė Itali), familja Zylo (Zel, Dyl dhe Haxhi), familja Mehmet dhe Fitnete Babamusta (vajza Fatime). Mehmet Babamusta bashkė me vėllain e tij Isuf Babamusta dhe Mihal Lekatarin gjatė punės nė Gjykatėn e Kavajės kanė pajisur me pasaporta dhe identitet shiqptar qindar hebrej (178 Arshiva Shtetėrore, Tiranė). Ish Ministri i Financave E’them Cara dhe Ibrahim Babamusta kordinuar veprimet nga Tirana per gjetjen e strehimit tė hebrejve dhe transportimit tė tyre nėpėr qytete.

Neki Babamusta kujton njė familje hebre, rrobaqepės, burrė grua dhe dy fėmijė. Ishte vetėm 8 vjeē kur prindėrit e tij strehuan hebre nė vitin 1943. “I dhamė besėn hebrejve dhe i pritėm si miq pėr t’i bėrė tė ndjehen si nė shtėpinė e tyre,” tha profesor Neki Babamusta. “Edhe pse ushtarėt e Gestapos na drejtuan armėt ne fėmijėve gjatė kontrollit nazist, nėna ime nuk tregoi ku ishin fshehur hebrejtė.”

Haxhi Zyba sot 90 vjeē kujton familjen strehuar te Rabihane dhe Beqir Babamusta. Dhe mban mend se nė shtėpine e tij janė strehuar familjet e dy vėllezėrve hebrej: Luiz, rrobaqepės, me grua dhe dy fėmijė (pėr tė cilėt ka deklaruar dhe Neki Babamusta nė dėshminė dorėzuar Yad Vashem); dhe vėllai i Luiz, me emėr David, marangoz, me grua dhe katėr fėmijė. Haxhi kujton se si ndėrtuan varkėn dhe familja u ēua nė Bari tė Italisė te miqtė Italian tė Beqir Babamustės, me tė cilėn Beqiri bėnte tregti nė atė kohė. Haxhi Zyba tregon se familja e tij ka patur korrespondencė me hebrejtė pas luftės, kur ato ishin kthyer nė Izrael.
Fatime Babamusta, vajza e Dėshmorit tė Kombit Mehmet Babamusta, mban mend se nė shtėpinė e saj janė strehuar disa hebrej, babai hebre me emėr David, grua, vajza 1-2 vjeēe Adela dhe motra e Davidit. Nė njė rast tjetėr kujton njė vajzė hebre, babi i sė cilės ishte i strehuar nė njė familje tjetėr nė Kavajė. Familjet Babamusta dhe Zyba janė nė kėrkim tė kėtyre familjeve sot.

“Shqiptarėt kanė treguar kurajo dhe humanizėm tė jashtėzakonshėm kur strehuan hebrej nė shtėpitė e tyre pėr t’i fshehur nga gjermnėt, duke dhėnė besėn. Talmud na mėson se ai qė shpėton njė jetė njeriu kujtohet sikur ka shpėtuar botėn. Nė fakt, unė sot jam kėtu, kam 4 fėmijė, 14 nipa dhe 16 stėrnipa. Kjo nuk do kishte ndodhur nėse nuk mė shpėtuan shqiptarėt,” tha Johanna Neumann, hebre shpėtuar nė Shqipėri gjatė luftės.
"Ēdo vit kur pėrkujtojmė viktimat e holokaustit, mėsoj diēka tė re. Zakonisht i shtohet ndjenjave tė mia tė humbjes, por kėtė vit mėsova diēka qė ishte si shkėndija nė errėsirė. Mėsova qė komuniteti shqiptar ka shpėtuar hebrej dhe kjo mė lehtėsoi qė tė kem mė pak dhimbje nė zemėr,” tha Rabbi Elana Zelony e sinagogės “Beth Torah”.

Gjatė programit me 19 prill 2015 u shfaq filmi “Besa: Premtimi” drejtuar nga Rachel Goslins, edituar nga by Christine S. Romero, me personazhe kryesore historinė e shpėtimit tė familjes tė Rexhep Hoxha dhe fotografit tė mirėnjohur hebre-amerikan Norman H. Gershman. Pas shfaqjes sė filmit, Doc Vranici i Qendrės Kulturore Shqiptaro-Amerikane dha fjalimin pėr rolin e shqiptarėve nė shpėtimin e hebrejve dhe tolerancėn fetare nė Shqipėri. Beso Buranaj Hoxha i Rrėnjėve shqiptare prezatoi ekspozitėn me titull “Historia e Refugjatėve Hebrej nė Shqipėri” dhe mori pjesė nė forumin e pyetje pėrgjigje.
Nė Shqipėri janė shėptuar mbi 3,000 hebrej dhe Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė ku nė kufijtė e saj ka patur mė shumė hebrej pas luftės (1945) sesa para fillimit tė luftės sė dytė botėrore (1940). Kjo tregon se hebrejtė gjetėn strehė dhe vend tė sigurtė nė mikpritjen dhe bujarinė e popullit shqiptar.

Ermira Babamusta

[fotografi a=l id=4101]









Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 662 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
HISTORIANI LIS MIRĖ MUHAMET TĖRNAVA IKU I MVE...
E martė, 19 shtator 2017 - 18:29
Nė Lismir tė Fushė-Kosovės iku nė ditėn e djehit dhe njė tjetėr lis i mirė i historisė shqiptare, veēmas i asaj tė Mesjetės, prof. dr. Muhamet Tėrnava. 70 ...
Ku duhet tė jem unė?
E martė, 12 shtator 2017 - 20:14
I kam kaluar tė tetėdhjetat. Tashti nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė ėndėrroj. Qysh kur isha fėmi ėndėrroja pėr njė botė mė tė mirė, pėr njė botė ku tė su...
...Hajde Fari hajde..!?
E shtunė, 09 shtator 2017 - 01:53
Homazh pėrkujtimor Nga Gėzim Alia (Antar i kryesisė Shoqatės Tomorri – Durrės) Dake Tusha (Antar i kryesisė veteranėve LANĒ – Durrės) Xhevahir Ciron...
Ku janė ata mėsues, profesor, nė Preshevė ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 00:43
Historia e popullit shqiptar ėshtė ndėr mė tė pėrgjakshmet dhe mė tė vuajtuarat qė njeh historia botrore e arsimit sė paku gjatė mbi 500 viteve nėn sundimi...
NJĖ NDER I HARRY BAJRAKATARIT NDAJ KOMBIT TĖ ...
E dielė, 03 shtator 2017 - 01:10
“Artur Avenue”, kjo lagje e Bronxit nė qytetin e Nju Jorkut, njė emėr fort i njohur pėr mue. Aty, edhe unė, kam gjurmėt e hapave tė mi, jehonė tė bisedave ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi