Idhujt dhe gogolët e diasporës |
Publikuar më 28 prill, 2015 në orën 18:25 ( ) |
Agim Vuniqi | Opinion | |
|
|
Bashkimi Kombëtarë është imazh, diçka hyjnore, është shndërruar edhe në një eksperiment fetar, është adhurim, diçka që shiqohet me admirim me përkushtim…, ndërsa jemi bërë pjestarë të miteve, të historisë, lëvizim eshtrat e mbretërve bizantinë dhe të sulltanëve osmanë. Heronjëve kombëtarë pretendojnë tu japim atribute fetare, gjykojnë mbi historinë me logjikë të sotme, pra shfrytezojnë rekuizite të shekullit 21 me logjikë mesjetare, pastaj thonë ja: “ky është civilizimi”, edhepse shohim imazhe nga planeti Mars, ndërsa planeti Hënë është afër, mbi ne.
Thënë të drejtën Bashkimi është bë edhe kult, sa herë që permendet Bashkimi nga ndonjë lider politik bëhet për interesa të ngushta, pastaj vëhen në lëvizje propaganduesit materialist. Jemi përmbushur me legjendarë, sportistë e politikanë-liderë historik! Në anën tjetër ke edhe “ ikonoklaste” që kerkojne të jenë pasues më real, dhe shkatërrues të imazheve; titistë e enveristë, udbash, shishistë, shikistë...
Këto të gjitha thuhen troq pa hamendje, dhe rrinë ulur galuc në këthinat e errëta të..., aty i ke propaganduesit e ngritjes së miteve, idhujt e bëmirësisë, pastaj kreatorë të politikave të larta. Të gjithë, apo shumica marrin frymë thellë bashkarisht, edhe në diasporë. Thënë të drejtën njeriu i zakonshëm është i rrethuar nga idhujtarët dhe gogolët. Shpesh ndihem si letër lakmuesi, që ndërron ngjyrat në këtë konglomerat-organizëm kombetarë indogjen-“indigent”.
Flasin për Bashkimin Kombëtarë, por veprojnë për ndarjen, përdoren rekuizite nga mitologjia, historia, idhujtarë religjionesh, konvertime e gjithëçka tjeter. Psh. Jetojmë në Amerikë, por jemi të ndarë: kosovarë, malësorë, gegë, toskë, të jugut e të veriut, të Shqipërisë së mesme, çamë…, e shumë pak shqiptarë, pastaj tëortodoks, e çka jo tjetër.
Frymojnë nga të katër anët “Jemi për Bashkim Kombëtarë”, nuk jemi disa kombe të ndara, por një komb, dhe secili i klithin bashkimit ndaras në qendrat e veta të kultit: dy kisha, një xhami dhe një teqe shqiptare dhe të tjera... Kombi është një, nuk kemi nevojë as të bashkohemi as të largohemi, të ndihemi vetëm si shqiptarë, ashtu si ndihen amerikanet në 50 shtete.
Besoni shumica nga ne nuk di as kush është ambasador i Shqiperise, as i Kosovës, mos të flasim për konzuj, por të gjithë dijnë kush është prift, imam, apo sheh, kush është konsull i nderit, atyre u thurren elozhe, derisa klerikët janë më shumë politikanë sesa klerikë. Një gjë e kemi të përbashket gjuhën, jemi shqiptarë me shtetësi amerikane, jemi shqiptaro-amerikanë, mirëpo në televizionet lokale shqipfolëse, ne jemi kosovarë, malësorë, dukagjinas, mirëditorë, katolik e muslimanë, ortodoks e dervishë, ky është realiteti. Diaspora, këtu ku jetoj është përplotë idhuj e gogolë.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
1,388 herë
|
|
|
|
|
|
|