Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KË PËRFAQËSON ALI AHMETI NË PRISHTINË NËN FLAMURIN E MAQEDONISË?!
Publikuar më 29 prill, 2015 në orën 23:06 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lideri i DUI-it dhe i integristëve të bashkuar Ali Ahmeti, po kalon ditët e vetmisë së madhe si pasojë e plasjes së aferës së radhës që me sa duken janë të sajuar nga qeveria e koalicionit ku ai bën pjesë. I trishtuar për të ardhmen dhe karrierën e tij politike nga skandalet e përgjimeve të qeveritarëve brenda koalicionit, e ardhmja e tij dhe e partisë që përfaqson për të paktën në ditët dhe javët që do të vijnë duket e zymtë. Tonelata të përjavshme faji vazhdojnë të ngarkohen mbi llogarinë qeveritare nga ana e opozitës maqedone, e cila e mbush ç'do ditë "kandarin të mëkateve" të kësaj qeverie me gurët e rëndë të korrupsionit ,gjë për të cilën ka vënë në gjendje alarmi dhe lëvizje gjithë aparatin shtetëror.

Për të dalë të pazhyer nga pusi i zi i korrupsionit dhe skandaleve ku janë përlyer puhteti kërkon të gjej "armiq" imagjinar dhe shkaktarët e krizës. Dhe shkaktarët e krizës janë gjetur,ata janë shqiptarët si elementë "turbullues" në prishjen e rendit kushtetues në vend. Një tjetër aferë në vazhdën e aferave jo të këndshme të kryeintegristit Ahmeti dhe DUI-stëve të tij me qeverinë dhe kryeministrin Gruevski, është ajo e "ridaljes" në skenë të një grupi shqiptarësh të armatosur që veten e quan UÇK. Një incident më shumë në këtë situatë ishte një arësye më shumë për të kërkuar ndihmë, për këtë duhesh marrë rrugën në sy, drejt Prishtinës, si shpresa e fundit e shpëtimit të tij. Të sajuara apo jo këto ngjarje bën bujë në opinionin e gjerë, ndërsa vet ai kërkon të gjej ngushëllim dhe mbështetje në Prishtinë nga Hashim Thaçi dhe qeveria e Kosovës.Në konferencën për shtyp ku janë prononcuar z. Ahmeti dhe z.Thaçi, pas tyre ndodhej flamuri shqiptar dhe ai maqedon si dhe logoja e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Deklerata në konferencën për shtyp ishte mesazhi që ai dha se me flamur maqedon në Prishtinë ai ka ardhur si "përfaqësues shtetëror i Maqedonisë "dhe vizita duhet kuptuar si vizitë e një përfaqsuesi të saj zyrtar. Me këtë paraqitje, si "i dërguar '' i Kryeministrit Gruevski, ai në Prishtinë, u mundua të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe se incidentet e armatosura nuk i përkrahin shqiptarët e Maqedonisë.
Nga Prishtina zyrtare me këtë vizitë ai, kërkoi mbështetje të ngritjes së prestigjit të tij si lider dhe DUI-it e cila po kalon situata të rënda kundërthëniesh dhe përçarje brenda saj si parti politike që nga themelimi. Shpëtimin nga e tërë kjo zallahi z. Ahmeti e sheh në implemetimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, siç theksoi ai në konferencën për shtyp, si e vetmja platformë me mbështetje ndërkombëtare në realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Se si e sheh realizimin e avancimit e të drejtave të shqiptarëve për barazi të plotë më maqedonët përmes asaj marrëveshje në këtë republikë mbetet për tu parë në dhjetë vjeçarët e ardhshëm. Kjo demagogji politike e kreut DUI-st duhet të demaskohet nga gjithë subjektet politike shqiptare në Maqedoni përfundimisht si gënjeshtra më bisht e z. Ahmeti, sepse pikërisht ajo marrëveshje është mbytur në liqenin e Ohrit. Ky është guri i fundit i dominos së krye DUI-stit që i ka mbetur për ta hedhur si gënjeshtër të radhës.Në atë marrëveshje shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Aty shprehet qartë karakteri njënacional i shtetit maqedon dhe maqedonishtja si gjuhë zyrtare. Në asnjë nga pikat e saj nuk njeh gjuhë tjetër zyrtare veç maqedonishtes pos asaj të gjuhës së bashkësive etnike e sëpaku të 20 pëqindshit në përdorim lokal. Për ç'farë implementimi të ngecur flet Lideri i DUI-it, dhe ku e gjen barazinë e gjuhës shqipe në nivel republikan dhe shqiptarët si elemeteve shtetformuse? Aferim z. Ahmeti për margaritarët që vazhdon të nxjerrësh nga goja! Vetëm ai dhe DUI-stët mund ta fantazojnë?! Përkundrazi ajo marrëveshje kufomë, duhet varrosur bashkë me idetë e dala boje të Ali Ahmetin dhe DUI-t, nën rërën brigjeve të liqenit të Ohrit si relikte të një kohe të shkuar. Kjo është karta e fundit që i ka mbetur, ky është AS i djegur i një loje të humbur.
Ndihma e Prishtinës zyrtare për të shpëtuar lëkurën e z. Ahmeti dhe DUI-it nga skandalet e njëpasnjëshme janë kalkulime të pashpresë ku sipas anekdotës që thotë se: Ujku e ka ngrënë gomarin, ndërsa ai shpresonte se ishalla jam në ëndërr dhe jo në realitet!

Medai Shaholli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 637 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi