Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Idhujt dhe gogolët e diasporës” dhe diçka më shumë
Publikuar më 03 maj, 2015 në orën 18:17 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Uniteti Kombëtarë bënë fjalë për qeverisjen dhe të jetuarit në një shtet të përbashkët, cili pra qenka kuptimi i Bashkimit Kombëtarë në diasporë, çka i pengon ata të jenë unik?

Në websitin www.AlbDreams.net, Detroit, të publicistit dhe shkrimtarit Rush Dragu është zhvilluar një debat konstruktiv për Bashkimin Kombëtarë, lidhur me tekstin e botuar të autorit Agim Vuniqi, të titulluar “Idhujt dhe gogolët e diasporës, i cili është botuar edhe në mediat në Kosovë, fillimisht në Agjensinë e lajmeve në www.kosovapress.com, e paralajmëruar edhe në faqen zyrtare të tyre në "facebook", pastaj edhe në www.trojetshqiptare.net dhe www.albaniapress.com. Duke u ndërlidhur me komentet e komentuesëve-veprimtarëve në komunitetin shqiptaro-amerikanë kam bërë edhe vet një koment- “rilindasi”

Në artikull autori thotë: Kombi është një, nuk kemi nevojë as të bashkohemi as të largohemi, TË NDIHEMI VETËM SI SHQIPTARȄ!!!!, vazhdon… ashtu si ndihen amerikanët (shtetasit amerikanë) në 50 shtete… Bashkimi ose thënë më mirë Uniteti Kombëtarë bënë fjalë për qeverisjen dhe të jetuarit në një shtet të përbashkët, cili pra qenka kuptimi i Bashkimit Kombëtarë në diasporë, çka i pengon ata të jenë unik?

Shqiptarët janë njëri ndër popujt më të diskriminuar në botë, duke mos përjashtuar të drejtat qytetare edhe të atyre që jetojnë në Kosovë, të drejtat e tyre janë të abuzuara tmerrësisht, pensionistëve iu ndalen asistencat sociale për arsyetime banale, dhe pastaj nuk u paguhen fare, sepse sistemi i ndërtuar është feud, anarkik, pa drejtësi dhe i kriminalizuar, me gjykata dhe prokurori në prag të kollapsit, ndërsa diskriminimi i punëtorëve është realitet i hidhur, ndodhë në sektorin publik, kurse ata të sektorit privat trajtohen si skllevër dhe nuk guxojnë të protestojnë. Ndërkohë, Policia e Kosovës është e vetmja në botë që nuk ka sigurim shëndetësor. Ndërsa, zjarrfikësit luten të mos lëndohen në vendin e punës sepse asnjë kompensim material e as moral nga institucionet nuk iu bëhet..

Historia ka dëshmuar se lufta i bashkon shqiptarët, ndërsa pas kalimit të rrezikut lakmia i egërson, sidomos tash, sepse ka krijuar ndarjet e dhimbëshme të shtresave qytetare: të pasur, të varfër dhe shtresa e munguar, e mesme, si balansë. Por, është disi e pakuptueshme të kuptuarit se në diasporë ka ndasi, prandaj uniteti-bashkimi si komunitet është i pashmangshëm, pra domosdo kemi nevojë për unitet, për ta ndihmuar njëri tjetrin në biznes, në shkollim, në punë, për të akomoduar dhe ndihmar ata që vijnë -“ardhacaket”, ka raste që shumë kuadro të afta kryejnë punë të mundimshme, duke ngecur në zhvillim dhe integrim, duke i mbështetur ata sigurisht komuniteti do të bëhet më i suksesshëm, pra me një fjalë duhet të mbështeten të sukseshmit, duke mos i bartur me vete problemet ideologjike dhe partiake nga vendi i origjinës, por edhe ndarjet administrative. Sikur do të ishim pa shtet-shtete, qytetarët do të zgjedhnin përfaqësuesit, të cilët do të përfaqësonin denjësisht interesat e tyre, dhe një qeveri reprezentative që do të formohej, do të detyrohej të realizojë premtimet e dhëna, nuk ka të bëjë se ne nuk jemi të bashkuar, jemi të bashkuar vetëm atëhere kur kuptojme se jemi shqiptarë, a nuk është impresive brohoritja e madhe e të rinjëve shqiptarë “Jam krenar që jam shqiptar”, apo demonstrimi i shqiponjës me gishtat e dorës, as grusht, as dy gishtërinjë, por shqiponjë që do lirinë, të fluturojë me krahë të hapur, pra demonstrimi publik i slloganit “Jam krenar që jam shqiptare” përfshinë të gjithe shqiptarët. Nocioni i Bashkimit Kombëtarë në diasporë ka me tëpër karakter propagandistik dhe emocional, ngase është shumë më shumë tërritorial, që nënkupton bashkimin e trojeve të humbura, dhe kjo nuk bëhet ashtu si duam ne, me deklarata dhe të ndarë. Jam plotësisht dakord se nuk duhet harruar laryshinë e kostumeve dhe të kengëve krahinore, por kur kësaj laryshie kulturore i vehet ngjyra atdhetare, apo patriotike, atëhere ne po pranojmë se atdhetarizmi dhe patriotizmi yne është i rrudhur, ato shndërrohen në instrument ndarjeje, jo bashkimi. Bashkimi Kombëtarë në një menyrë apo tjetrën është një lloj i qeverisë së koalicionit, që do të thotë se partitë parlamentare apo kabinetet janë duke punuar së bashku për të arritur një rezultat.
Ky lloj i qeverisë formohet zakonisht gjatë kohëve të vështirësive, të tilla siç ndodhin gjatë luftërave me bashkimin e të gjitha forcave atdhetare, siç ishtë rasti i luftës në Kosovë, atëherë u bashkuan ndihmat anekand, u regjistruan vullnetarët, u ble dhe u dërgua armatimi, të gjithë i madhë e i vogël u fokusua në luftën çlirimtare dhe shpëtimtare, e cila pa të gjithë këta faktorë, brenda dhe jasht, do të rrezikohej vendi; është e pashmangshme edhe kur problemet ekonomike janë në rritje. Një qeveri e unitetit kombëtar do të thotë se të gjitha ose shumica e partive parlamentare në parlament dhe në qeveri janë duke punuar së bashku. Kjo është bërë në kohët e vështirësive për të demonstruar legjitimitetin politik, që do të thotë tash se vendimet e marra me koncenzus politik nga qeveria duhet të miratohen nga partitë politike dhe një numër i njerëzve me prejardhje të ndryshme.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 651 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi