Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Katedra e Albanologjisė nė Budapest e gatshme pėr studiues tė shqipes
Publikuar më 04 maj, 2015 nė orėn 23:47 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prof.Dr.Musa Ahmeti: “ ... hungarezėt ishin nė anėn e shqiptarėve si gjatė luftėrave ....njėra nga 64 katedrat e gjuhėve tė huaja... Asnjėherė nuk ėshtė plotėsuar numri i kėrkuar i studentėve...”

Lajmi, se para pak vjetėve ishte hapur Katedra e Albanologjisė nė Budapest, na bėnte kureshtar tė takoheshim me njerėzit e saj tė cilėt na kishin ftuar muaj mė parė nė njė mbrėmje letrare prezantuese. E dinim se dikur Katedra e Albanologjisė ishte nė Vjenėn e Norbert Joklit e Dr. Gjergj Pekmezit si themelues i saj e cila nuk ekziston mė. Dhe, ja fatbardhėsisht, Budapesti u kujdes nė mundėsinė pėr tė studiuar gjuhėn shqipe krahas dhjetėra gjuhėve qė mėsohen aty. Qė nė hapat e parė u ndeshėm me mikpritjen e pėrzemėrt vėllazėrore. Drejtoresha e saj Dr. Etleva Lala dhe Dr. Musa Ahmeti, profesor, krahas angazhimeve tė tyre, kishin organizuar promovim tė njė vepre letrare me autor shqiptar i cili jeton e vepron nė Hungari. Pas gjithė pėrjetimeve tė kėndshme nga forca e fjalės sė njė vepre tė re, organizuam njė bisedė me Prof. Dr. Musa Ahmetin, ligjėrues.


Z.Profesor, ēka mund tė na thoni rreth Katedrės sė Albanologjisė kėtu nė Budapest?

Dr.Musa Ahmeti: “Katedra e Albanologjisė ose mė saktė “Programi i Studimeve Shqiptare” ėshtė themeluar nė vitin 2012 nga qeveria shqiptare nė bashkėpunim me qeverinė hungareze, marrėveshje qė e firmosėn tė dy kryeministrat dhe ministrat e kulturės. Pra, katedra jonė ėshtė pranė Universitetit Shtetėror tė Budapestit dhe ėshtė njėra nga 64 katedrat e gjuhėve tė huaja pran UN. Nė fillim kishim numėr tė kufizuar studentesh, ndėrsa ligji hungarez lejon 15 studentė pėr njė departament. Ne jemi departament dhe momentalisht nuk jemi tė akredituar, e presim qė vitin tjetėr tė akreditohemi, atėherė do kemi mundėsi tė rrisim numrin e studentėve nga 15 nė 30 student. Pėr momentin ne kemi mė shumė kėrkesa se sa ato qė mund tė ofrojmė. Ne jemi tė gatshėm qė edhe tė tjerėve t’ju ofrojmė shėrbime tona nga shkenca e albanologjisė, nga fusha e historisė kombėtare, etnologjisė, etnografisė, pėrditshmėrisė dhe trashėgimisė kulturore. Si rezultat i punės konkrete, ne kemi 5 student tė cilėt janė nė vitin e dytė tė studimeve dhe kanė filluar tė pėrkthejnė nė hungarisht dhe e kundėrta, nga hungarishtja nė shqip. Njėri nga ata ėshtė edhe Robert Markus, i cili po e pėrkthen “Kanunin” e Lekė Dukagjinit nė hungarisht, punė aspak e lehtė kur dihet shkrimi i tij nė dialektin gegėrisht. Ėshtė duke u pėrkthyer gjithashtu “Darka e Gabuar” e Ismail Kadares si dhe disa tregime. Janė pėrkthyer nga Katedra jonė poezitė e Prof. Sali Bashotės nė hungarisht. Pėrkthimet do vazhdohen pėr sjellėn e vlerave mė tė arrira nga autorė shqiptarė nė prozė e poezi nė gjuhėn hungareze. Qėllimi ynė i vazhdueshėm ėshtė avancimi i kontakteve me organet pėrkatėse hungareze, nė radhė tė parė, pėr tė qenė njė urė lidhėse bashkėpunimi me institucionet pėrkatėse nė Shqipėri dhe Kosovė”

Z. Profesor, Si ėshtė struktura e studentėve tuaj?

Dr. Musa Ahmeti:”Struktura e studentėve ėshtė nga kombe tė ndryshme pėrveē asaj hungareze kemi student e gjithė globi bie fjala nga Argjentina, Brazili etj.
Njė e veēantė programit tonė ėshtė se ne jemi tė akredituar pranė programe ErasmusMundus dhe studentet certifikohen pėr pikė dhe vlerėsime tė mėtutjeshme nga UN nga ata vijnė. Kjo pėr studentėt me gradė magjistėr shkencave dhe doktor shkence PSD

Si janė rrethanat nė shkėmbimet ndėr shkencorė, ndėrkulturore nė mes Institucioneve shqiptare, kur dihet se shkencėtarėt hungarez kanė kontribuar nė gjuhėsinė, historiografinė shqiptare? Ku jemi ne raport me hungarezet?

Dr. Musa Ahmeti: “ Njė pyetje me shumė interes. Vet hapja e Programeve tė Studimeve Shqiptare, e mbėshtetur nga shteti hungarez, nga politika zyrtare aktuale, ėshtė shenjė qė hungarezėt kanė njė respekt dhe interes tė veēantė pėr albanologjinė nė pėrgjithėsi si gjuhė. Studimet albanologjike nė Hungari janė tė kamotshme dhe tė dokumentuara qė nga shek. i 11-tė. Unė jam medievist qė do tė thotė specialist i studimeve tė mesjetės. Nė arkivat hungareze ne kemi bėrė hulumtime tė vazhdueshme qė nga viti 2008, kur jemi vendosur kėtu, rezultatet janė fascinuese, ka njė dokumentacion tė jashtėzakonshėm mbi raportet hungareze-shqiptare, pėr raportet e fisnikėve shqiptarė me ata hungarez. Kėto raporte janė tė pa prekura dhe tė pa studiuara. Bie fjala ėshtė letėrkėmbimi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut me Janosh Huniadin dhe disa gjėra tė cilat nuk janė tė botuara dhe presin fatkeqėsisht akoma studiues, presin kohė dhe kėrkojnė hulumtues me pėrgatitje tė lartė profesionale nga poleografitė e kohės. Nga koha e mėvonshme nė njėrėn nga bibliotekat kombėtare tė Hungarisė e quajtur Seēeni, ruhen dorėshkrime origjinale tė Shuflajt qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt, ruhet letėrkėmbimi i Shuflajt-Taloci, ruhet letėrkėmbimi Nopēa me tė tjerėt e shumė tjera. Gjėra kėto qė janė tė pa ēmueshme pėr kohėn. Ato tregojnė nė mėnyrė tė veēantė njė pasuri kombėtare tė shqiptarėve tė cilat studiues hungarez e kanė studiuar, mbledhur dhe ruhet e pa botuar. Interesimi i hungarezėve nuk ėshtė i pabazė pėr albanologjinė dhe shqiptarėt. Dihet historikisht qė hungarezėt ishin nė anėn e shqiptarėve si gjatė luftėrave, pushtimit turk dhe mė vonė. Hungaria ėshtė njėra ndėr tre vendet e para qė ka njohur Kosovėn. Problemi i kohėve tė fundit me emigrantėt ėshtė shumė i dhimbshėm, mirėpo e vėrteta ėshtė prapė shumė e dhimbshme. Cilido shtet i cili do pranonte mė shumė se 20 mijė refugjatė tė pa planifikuar, tė pa pėrgatitur, trajtimi nuk do ishte ndryshe nga ai qė ishte nė Hungari. Nuk dal nė mbrojte se Hungaria ėshtė sjell nė mėnyrė korrekte, pėrkundrazi. Hungarezė po ofrojnė mundėsi tė ndryshme, janė tė gatshėm t’i mbėshtesin nė fushėn e kulturės. Ata hapen Katedrėn e Albanologjisė dhe janė nė gjendje tė hapin katedrėn e hungarishtes nė Tiranė dhe Prishtinė. Pėr fat tė keq, edhe pse ish Ministrit tė Diasporės, z. Ibrahim Makolli iu kėrkua zyrtarisht, nuk u bė ndonjė veprim. Ju kėrkua zyrtarisht Ministrit tė Arsimit tė Shqipėrisė, duke e mbėshtetur plotėsisht procedurat e duhura, por prapė konkretisht nuk doli gjė.
Nė Kosovė tek vendi Kroni i Mbretit nė vitin 1448 ėshtė zhvilluar beteja ku ka qenė Janosh Huniadi i cili del humbės. Lidhur me kėtė ėshtė njė iniciativė nga dy Institutet, tė Albanologjisė dhe Historisė, Qendrės sė Studimeve Shqiptare nga Tirana, qė nė atė vend tė ngritėt njė Obelisk, nėn mbėshtetjen hungareze. Rreth kėsaj beteje do organizohet me 16 tetor njė konferencė shkencor dyditore ku do marrin pjesė 22 studiues nga tėrė bota. E veēanta ėshtė se tek hungarezet ka zgjuar njė interesim ajo se banorėt vendor tė asaj ane, tė njohur pėr traditėn e mikpritjes, tė ndershėm e besnik, tė fjalės, ata morėn dhe shėruan tė gjithė tė plagosurit hungarez, i varrosen tė gjithė ushtarėt e rėnė hungarez.. Ato varre nga vendoret njihen si “Varret e tė Huajve”.

Ka student shqiptarė nė Universitet e Budapestit, keni ndonjė tė dhėnė?

Dr. Musa Ahmeti: “ Ka student nga trevat shqiptare nė dy nivelet shkencore, nė magjistraturė dhe doktoratė, ata janė studiues, pasi ata kanė mbaruar universitetin dhe tani janė nė UN e Europės Qendrore nė Budapest, ku ēdo vit regjistrohen nga 5 student nga Kosova, 10 student nga Shqipėria, 4 nga Maqedonia dhe 2 studentė shqiptarė Mali i Zi dhe njė student nga Presheva. Studimet janė nė gjuhėn angleze. UN i heq tė gjitha shpenzimet. Mirėpo, problemi ėshtė se ne nuk kemi student nga trevat shqiptare tė pėrgatitur qė tė studiojnė nė anglisht. Asnjėherė nuk ėshtė plotėsuar numri i kėrkuar, kėshtu qė kėtė vit kemi vetėm njė student nga Kosova dhe tre nga Shqipėria, kur dihet se u hiqen tė gjitha shpenzimet, udhėtimi, vendosja nė hotel me pesė yje dhe njė para dite xhepi prej 400 Eu. Kurse pėr doktoratė u heqin tė gjitha shpenzimet dhe u jepet njė pagė prej 980 Eu. dhe kjo vetėm pėr studentėt shqiptarė nga viset shqiptare.

Keni kontakte me strukturat e universiteteve shqiptare lidhur me sqarimin dhe informimin e gjithė kėtyre mundėsive, shfrytėzimin e tyre nga studiuesit tanė?

Ne kemi bėrė kėrkesė zyrtare UN Shtetėror tė Prishtinės, unė personalisht, Prodekanes pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare zj. Edita Tahiri-Aliu. Sot e kėsaj dite nuk kemi marr asnjė pėrgjigje konkrete dhe nuk kemi marr numėr studentesh. Me ish Ministrin e Arsimit z. Ramė Buja, ēdo vit i kemi dėrguar kėrkesė nė formė tė shkruar se UN me tė cilin bashkėpunojmė, dhe UN Corvinus janė tė gatshėm tė pranojnė me kėto kushte student nga trevat shqiptare. Studentet e pėrgatitur nė UN e Prishtinės dhe UN e Tiranės nuk e kanė nivelin e mundėsinė qė nė mėnyrė tė pavarur tė botojnė, e them me keqardhje. Kėtu ne iu ofrojmė mundėsi tė botimit nė revista punimet e tyre shkencore tė cilat i kanė bėrė sė bashku me pedagogėt e tyre. Kėrkime arkivore tė formave tė ndryshme.
Faleminderit, z. Profesor! Ishte kėnaqėsi.
Dr. Musa Ahmeti: Ju lutem, dhe unė ju falėnderoj.

Prof. Dr. Musa Ahmeti u lind nė fshatin Ponoshec. Shkollimin fillestar e kreu nė vendlindje, gjimnazin nė Gjakovė, kurse studimet nė Prishtinė. Kreu specializime nė Zagreb, Barcelonė, Vjenė, Athinė dhe nė Moskė. Nė vitin 1996 doktoron pėr periudhėn e Mesjetės si specialist i paleografisė latine, greke dhe sllavo-mesjetare. Punoi nė UN e Zagrebit. Kryen habitacionin nė arkivin e Vatikanit dhe Parisit. Tani ėshtė ligjėrues nė UN-ELTE tė Budapestit.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 71 vizitorë
Lexuar: 2,197 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi