Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shkaqet dhe pasojat e shkurorėzimit nė Kosovė
Publikuar më 05 maj, 2015 nė orėn 18:35 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkurorėzimi apo divorci si njė ndėr problemet me tė mėdha sociale nė mbarė botėn ka nisur tė rritet me hapa tė shpejt edhe nė Kosovė. Studimet nė lidhje me shkurorėzimin janė tė pakta nė Kosovė. Ky problem nė Kosovė mė shume trajtohet si problem privat, qė i pėrket vetėm familjeve e jo tė gjithė shoqėrisė.

Nė ish Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nė vitet e fundit janė paraqitur nga 50 kėrkesa pėr shkurorėzim brenda njė muaji. Kjo shifėr konstatohet tė jetė nė fakt maja e ajsbergut. Njė gjendje e tillė nuk ėshtė aspak mė e mirė as nė Shqipėri dhe as nė pjesėn shqiptare tė Maqedonisė.
Pjesa mė e madhe e bashkėshortėve, pavarėsisht problemeve dhe dhunės nė familje qė ėshtė njė nga fenomenet mjaftė prezent nė shoqėrinė tonė, shtyjnė pėr vite me radhė zgjidhjen e martesės. Askush nuk vjen menjėherė nė gjykatė, pas njė konflikti me bashkėshortin nėse marrėdhėniet kanė qenė tė mira mė parė.
Vendimi pėr tu shkurorėzuar ėshtė vendimi mė i vėshtir qė duhet tė merret, andaj mosmarrėveshjet zgjasin me muaj tė terė derisa merret vendimi pėr t’ju drejtuar gjykatės.
Shpesh artikujt e gazetave apo studimet e vogla realizuar pėr shkurorėzimet apo divorcet, flasin vetėm pėr shifra e shumė pakė pėr shkaqet qė qojnė nė njė prishje martese.
Nė periudhėn e viteve 1921-1939, shkurorėzimet janė grumbulluar kryesisht nga institucionet fetare, ndėrsa shumė pak nga gjykatat. Pas vitit 1951 tė dhėnat grumbullohen me pyetėsor individual tė cilat pastaj pėrpunoheshin dhe fitoheshin tė dhėnat pėrfundimtare, sipas vendbanimit tė pėrhershėm dhe kohės ku ka ndodh ngjarja.
Nga Janari i vitit 2004 Agjencia e Statistikave tė Kosovės grumbullon kėto tė dhėna me pyetėsor statistikor tė veēantė pėr shkurorėzime nga ish Gjykatat e Qarkut, gjegjėsisht Gjykatat Themelore.
Sipas statistikave tė paraqitura nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės nė vitin 2004 nė Kosovė kemi pasur 1293 shkurorėzime, nė vitin 2005, 1445, nė vitin 2006, 1480, nė vitin 2007 ka arritur kulminacionin nė 1558 shkurorėzime, nė vitin 2008, 1026, nė vitin 2009, 1555, nė vitin 2010, 1453, nė vitin 2011, 1469, nė vitin 2012, 1329, nė vitin 2013, 1040 shkurorėzime.
Kėto shifra janė me tė vėrtetė shqetėsuese dhe vinė pėr shkaqe tė shumta, sė pari ėshtė vetė periudha e tranzicionit qė po kalon vendi ynė, lėvizja e qytetarėve brenda dhe jashtė Kosovės, faktori kulturorė, mos pėrfshirja nė jetėn e re tė qytetit apo tė shtetit ku emigrohet, gjendja ekonomike, tradhtia bashkėshortore, mospėrshtatja e karaktereve, dhuna familjare, etj. Ėshtė pėr tu habitur se si njė ndėr shkaqet e shkurorėzimit ėshtė edhe interneti dhe televizionet, pėrkatėsisht telenovelat, tė cilat na servohen pa ndonjė kriter.
Dikush para sė gjithash mund tė pyes se shkurorėzimi a ėshtė dukuri pozitive apo negative? Pėrgjigja duhet tė jetė: “shkurorėzimi ėshtė njė e keqe e domosdoshme”. Kjo rrjedh nga fakti se kur bashkėshortėt kalojnė kufijtė e mirėkuptimit dhe seriozisht ērregullohen raportet e tyre, atėherė e vetmja rrugė mbetet shkurorėzimi.
Po kush fiton nė shkurorėzim? Do tė thosha qė nė shkurorėzim nuk ka fitues, por vetėm humbės dhe dėmi mė i madh ju shkaktohet fėmijėve. Shkurorėzimi pėr fėmijėt ėshtė fatkeqėsi sepse mėnyra si rriten le gjurmė nė tė ardhmen dhe nė formimin e karakterit dhe personalitetit tė tyre. Ndarjen e prindėrve, fėmijėt shumė vėshtir e akceptojnė dhe len pasoja qė vėshtir tejkalohen.
Nė rastet e shkurorėzimit ėshtė mirė qė fėmijėve t’u tregohet pėr atė qė po ndodh. Duke e mbajtur tė fshehtė, mund tė ndodh qė fėmijėt ta marrin vesh kėtė nga njė person i papėrshtatshėm dhe nė njė moment tė pavolitshėm. Edhe pse ėshtė shumė e vėshtir, duhet tė dy prindėrit bashkėrisht tė ua shpjegojnė situatėn. Kjo do tė pamundėsonte qė njėri nga prindėrit tė mbetej fajtor dhe do tė rrit mundėsin qė me anė tė marrėveshjes tė kujdesen pėr edukimin, rritjen dhe shkollimin e fėmijėve.
Nga e gjithė kjo mund tė kuptojmė se numri i shkurorėzimeve nė vendin tonė ėshtė alarmante dhe sidomos tė moshat e reja, gjė qe celula themelore e shoqėrisė familja ėshtė futur nė krizė. Pra themelet e familjes janė tronditur ndjeshėm dhe miti i familjes tradicionale shqiptare po bie vit pas viti.
Duke qenė se familja ėshtė bėrthama e njė shoqėrie, atėherė ajo duhet tė bėhet prioritet nga institucionet e shtetit. Sigurisht se ky ėshtė njė proces qė nuk mund tė realizohet nė mėnyrė deklarative dhe as brenda njė muaji e as brenda njė viti.
Institucionet e vendit duhet tė ndėrmarrin hapa konkret duke bėrė projekte afatgjate nė tė cilat pėrfshihen shtresat me tė goditura tė shoqėrisė, pėr punėsim, edukim, strehim dhe si rrjedhojė integrimin e tyre nė shoqėri.
Ky proces duhet parė njė betejė qė duhet tejkaluar me sukses dhe hapi parė shumė me rėndėsi ėshtė pranimi i faktit se deri me sot institucionet e vendit me tė gjitha organizmat shoqėror e politik brenda saj kanė dėshtuar tė ja dalin pėr tė frenuar fenomenin e shkurorėzimit dhe rrenimit tė familjes.
Ky nuk do tė ishte vetėm njė hapė i parė, por do tė ishte njė kthesė, njė lėvizje qė do tė ngjallte dritėn e shpresės nė fund tė tunelit dhe do tė frenonte shkatėrrimin e bėrthamės sė shoqėrisė, familjen.

Kushtrim Gashi

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 755 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dosjet sekrete pėr Gjykatėn Speciale tė krye-...
E hėnė, 19 shkurt 2018 - 17:12
Te UDB-sė jeni, dhe tek ajo do tė ktheheni! Unė kam qenė nė favor tė jo vetėm njė, por tė 347 gjykatave speciale nė Kosovė pėr luftimin e krimit dhe rin...
Hapja e dosjeve: Infiltrimi i UDB-sė pėrmes I...
E dielė, 18 shkurt 2018 - 12:19
Idriz Zeqiraj ėshtė nga fshati Studenicė, komuna e Istogut, pėrndryshe axha i Kosovė Zeqirajt. Kosova ishte shofer i Fadil Feratit dhe ėshtė vrarė nė Banjė...
DERVISH AVDYL HASANI I GRISE DHE ...
E hėnė, 22 janar 2018 - 19:28
Po tė ngjitėsh dhe tė kthehesh nga cilido pikė horizonti nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojė) ka pikė takime me mite, qė rrjedhin nga histori tė vėrteta. Mė du...
LURĖS, TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, DO IA JEPTE...
E hėnė, 08 janar 2018 - 22:27
Aty, nė atė 17 maj 2017, nė njė veprimtari elitare, solemne e festive, ku ishin krejt “Paria” e sotme e Dibrės, titullarė tė Qarkut, Prefekturės e Bashkisė...
Top sekreti i Ramush Haradinajt me pazarin e ...
E shtunė, 06 janar 2018 - 19:26
Ky shkrim u dedikohet tė gjithė atyre qytetarėve tė Istogut tė cilėve u ėshtė dhunuar e drejta e votės, pėrballen me ēnjerėzimin e dinjitetit tė tyre, dhe ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi