Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Terrori shtetëror sllavo-maqedonas mbi shqiptarët e Luginës së Vardarit
Publikuar më 10 maj, 2015 në orën 19:18 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pa pretenduar se po e bëjë një analizë profesionale politike-operative dhe ushtarake, nuk me lenë shpirti rehat pa i shprehë për opinion edhe vërejtjet e mia, me shpresë, helbete mund t’u shërbejnë analistëve të mirëfilltë, për zbërthimin dhe njohjen e plotë të shkaqeve reale, të kësaj gjendje në këto troje të banuara nga vëllezërit tanë, si dhe për të përshkruar, si edhe përzgjedhur masat, mjetet e duhura dhe veprimet sa më të drejta, të cilat duhet përdorur për të eliminuar njëherë e përgjithmonë arsyet për t’u ripërsëritur diçka e tillë!

Kjo çfarë po ndodhë në IRJM, konkretisht në regjionet e banuara denbabaden me shqiptarë, besojë se është shqetësuese për të gjithë ata të cilët nuk janë të bërë synet nga njerëzorja-kombëtarja, si dhe për të gjithë ata të cilët nuk marrin këshilla nga disa “miq” nga kancelari dhe çarqe të huaja, para se të shkojnë edhe në shtratin bashkëshortor. Mjerisht, krejt ajo çfarë po ndodh në Luginën e Vardarit, pashmangshëm imponon përfundimin, se kur alamet forcash policore-ushtarake, të shoqëruara nga një arsenal i madh i mjeteve të blinduara - transportuese dhe luftarake, nga një artileri e kalibrave të ndryshëm dhe nga flota e helikopterëve të sofistikuar policorë dhe ushtarak, si p.sh. Mi-24 e Mi-25, nuk duhet kuptuar ndryshe, pos si një ogur i zi, jo vetëm për regjionin tonë.
Kur aparati represiv shtetëror sllavo-maqedonas po rikryen veprime ofensive në pjesë të banuara me shtetas të tij (të marrim se kështu i konsideron edhe shqiptarët), duke zbatuar përpunimin sistematik artilerik të terrenit, nga toka dhe ajri, me piketim të veçantë një lagje të banuar me shqiptar, pa bërë as veprimet , bile ato formalet, për evakuimin e popullatës civile nga zona e paraparë për veprime ofensive luftarake. Andaj, sjelljet e tilla nuk mund të klasifikohen ndryshe, pos veprime terroriste-fashizoide shtetërore kundërshqiptare. Kam përshtypjen, se as më këtë rast nuk duhet të përjashtohet ndihmesa vëllazërore për forcat e IJRM nga simotra e tyre xhandarmëria serbo-çetnike!
Kjo çfarë po ndodhë në Kumanovë e shoqëruar me dislokimin e forcave jo të pakta dhe më elite policore- ushtarake serbo-çetnike në Luginën e Preshevës, përreth kufirit me Kosovën, duhet të kuptohet si zile alarmi për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, se për trojet shqiptare po kanoset rreziku i zbatimit të një skenari sllavo-çetnik kundër shqiptarëve dhe i përmasave të paparashikueshme.
Mos të harrohet se paralajmërimet e mbajtjes së këshillave të sigurisë kombëtare të Serbisë dhe IRJM, duhet të merret si diçka shumë serioze, aq më tepër kur për krejt çka po ndodhë në rrethinën e Kumanovës dhe në regjionin përreth kufirit me Kosovën, shovinistët sllavo-maqedonas akuzojnë se gjoja grupe të armatosura paskan pas hyrë nga territori i Kosovës. Përndryshe mos të befasohemi, nëse nesër ndodh diçka e tillë në Veriun e Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës!
Kam drojën, se përballë të një terrori të egër që vazhdon të ushtrohet ndaj popullatës të pambrojtur civile shqiptare, nga një aparat shtetëror i udhëhequr nga një shovinizëm apo barbari e tipit mesjetar, pos luftës të organizuar mirë dhe duke përdorur të gjitha mjetet e lejuara demokratike, nuk ka mbetur zgjidhje tjetër.

Sejdi Veseli

Me 09 maj 2015
sveseli@hotmail.com

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 734 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi