Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS
Publikuar më 10 maj, 2015 në orën 19:47 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
K O M U N I K A T Ë
për media nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me situaten e tensionuar në Maqedoni

Të nderuar bashkëatdhetar sigurisht jeni të informuar edhe nga mediat se situata në Maqedoni është tepër e tensionuar dhe ekziston rreziku të keqësohet edhe më tej.
Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës, është tej mase i shqetësuar me zhvillimet e fundit të situatës politike në Maqedoni, sidomos me situatën e krijuar nga mëngjesi i së shtunës. Gjithashtu jemi të shqetësuar edhe me pasivitetin e institucioneve ndërkombëtare, jo vetëm në këto javët e fundit, por në përgjithësi kohëve të fundit.

Çdo ditë shihet shkelja flagrante e të drejtave edhe më elementare njerëzore e popullit shqiptar në Maqedoni. Sot u tregua edhe njëherë më shumë qasja e qeverisë së shtetit të Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. Në secilin shtet që është modernizuar, apo së paku që e quajnë veten si të modernizuar, forcat policore e ushtarake ndërmarrin gjithçka për ta evakuuar popullatën civile, para se të fillojnë me operacione policore e ushtarake. Mos evakuimi nga mëngjesi deri në mbrëmje i popullatës civile, ku bënin pjesë edhe gra e fëmijë, mbeti në mes të dy fronteve të armatosura, kjo tregon edhe njëherë më shumë qasjen neglizhuese të qeverisë së Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. Gjithashtu tregon qartë se çfarë vlere ka populli shqiptar për qeverinë maqedonase.

Ne kërkojmë nga instancat relevante Evropiane, si garantues të të drejtave njerëzore, që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për qetësim të situatës.
Si mund të lejohet një gjë e tillë në mes të Evropës? Një shtet që pretendon të jetë në një të ardhme të afërt pjesë e Bashkimit Evropian, nuk duhet kurrsesi të lejohet të luaj me fatin e popullit. Nuk duhet të lejohet të shkelë sistematikisht të drejtat njerëzore. Qasja shumë e keqe dhe raciste e qeverisë së Maqedonisë ndaj popullit shqiptar, vërtetohet edhe nga deklaratat e ministres së punëve të brendshme të Maqedonisë, e cila e quan popullin shqiptar të Maqedonisë "njerëz të egër dhe indian". Mjaft më me shfrytëzimin e popullit shqiptar të Maqedonisë për interesa politike! Mjaft më me maltretimin e popullit shqiptar të Maqedonisë!
Është obligim ligjor, politik, moral e njerëzor i Bashkimit Evropian që të mbrojë të drejtat e njeriut, sidomos në mes të Evropës. Prandaj, ne si Kuvend i shqiptarëve të Zvicrës, kërkojmë që urgjentisht të intervenohet për ta qetësuar situatën në Maqedoni. T'u garantohen të gjitha të drejtat shqiptarëve atje. Të analizohet situata nga OSBE dhe të implementohet "Marrëveshja e Ohrit" e cila edhe sot e kësaj dite mbetet e shkruar vetëm në letër.
KSHZ-ja shpreson që do ta kryeni obligimin Tuaj si garantues i të drejtave njerëzore dhe të kujdeseni me një përkushtim serioz.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Për më tepër informata:

Jeton Kryeziu, Kryetar, Nat. 079/ 732 62 73, E-mail: jkryeziu@kdavocats.ch
Avni Binaku, Nënkryetar / Zëdhënës, Nat. 078/ 804 44 06, E-mail: avni.binaku@gmail.com

Bernë, 10.05.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 510 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi