Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rob me dëshirë, rob për të pasur robër
Publikuar më 11 maj, 2015 në orën 22:22 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga fillimi i organizimit familjar në kohërat më të lashta, nisin shenjat e praktikave të mbisundimit të tjetrit. Të gjitha format e jetës shoqërore nga lashtësitë e këtej, njohën pa dallim klasat dhe politikën sunduese në mënyra më perfide dhe shpesh aspak humane ndaj palëve ku esencialisht pësonte klasa e sunduar, e robëruar, e skllavëruar. Por krejt kjo i takon historisë e cila i përkulet asnjanësisë dhe andaj nuk jep pikëpamjet shpirtërore të sistemeve politiko-sunduese ndaj popullit të vet ose ndaj atyre të robëruar me pushtime tokash. Politologët japin vlerësimet e tyre duke u mbështetur në funksionimin e demokracisë në sisteme të ndryshme politike kurse sociologët gjithashtu nuk janë në situatë të shkoqitin fenomenin spiritual të shoqërisë dhe subjektit njeri.

Është filozofia ajo që zbërtheu intrigën e mposhtjes së njeriut nga njeriu në shoqëritë e lashta e sidomos me krijimin e shtetit si aparat “legal” i renditjes së roleve dhe të drejtave të qytetarit. Por filozofia si e tillë, arriti aftësitë e saja të shkoqitjes së marrëdhënieve klasore me paraqitjen në skenë të dy teorive kundërshtare por që të dyja vënë në pah mizoren dhe prirjet jo natyrore të njeriut. Përderisa Niccolò Machiavelli në “Princi” (Il Principe) merret me synimet dhe mënyrat e marrjes dhe ruajtjes së pushtetit; bashkëkohësi i tij, Étienne de la Boètie renditet me popullin e rëndomtë me synim kryesor të vë dritë mbi çështjen e pasqaruar në thelbin e saj: servilizmin, skllavërimin dhe gatishmërinë për përulje të cilat tirania ia nguliti në tru sikur të ishin diçka natyrale. Por, ky është vetëm një sindrom i gatuar që nuk ka asgjë të përbashkët me natyrën e njeriut nga që ai lind i barabartë dhe nuk është i para-renditur të jetë i shtypur ose shtypës...
Nëse natyra e krijoi njeriun pa dallime hierarkike, prej nga atëherë ky servilizëm? Étienne de la Boètie, kur flet për këtë dukuri që në titull të veprës, zbulon të them një mister të cilin njeriu e shihte që nga kohërat më të lashta, kur filloi t’i shërbente tjetrit por nuk e kuptonte dot zanafillën dhe psenë. “Diskurs mbi skllavërimin vullnetarë” (“Discours de la servitude volontaire”) vë në pah se ky servilitet iu plasua masave si dok, edukatë, shprehi, traditë dhe nga këtu, gradualisht, me mënyra të lakuara e të rrejshme, mbretër me kastë të tyre, diktatorë e demokratë, arritën ta paraqesin këtë si natyrore. Vet kjo kastë në fillim ishte e bindur se duhet shërbyer dhe flinte në servilitetin e majmë sepse siguronte rehatinë duke shtypur masa të tëra, dorë pas dore, gjer në individin e fundit. Mandej me ngritjen e mbretërive, skllavërimi dhe servilizmi u instaluan si kulturë e vlerë kështu që nga kjo, u bë çështje masovike. Çdo njeri duhej përkulur tjetrit sipas hierarkisë që në të vërtetë është servilizëm piramidal i ndërtuar në themele skllavoposhtërues nga ku nxjerrin përfitime shtresat më besnike të kreut sundues. Hierarkia, krijoi mekanizmat e veta jashtëzakonisht të suksesshme për t’u përmbajtur në krye. Ajo shpërndau në mënyre perfide pushtetin shkallë-shkallë drejt rënies në fund të piramidës. Duket si kontradiktë por mu ky pushtet i ndarë në mënyrën e lartpërmendur, bënë forcën e të parit dhe mposhtjen morale e fizike të njeriut pa dallim të vendit në klasat shoqërore.
Ndër lojërat e suksesshme hyn po ashtu kalimi i përkuljes (dhe përuljes) më të lartit se vetja në hierarki, për respekt, edukatë dhe patriotizëm! Krejt kjo në vete përbën një skllavërim. Këtu nuk flitet për sisteme të tejkaluara por edhe për demokracitë më moderne. Në të vërtetë, të gjithë sistemet politike, kanë pasur ndonjë formë demokracie por në thelb, si që shohim sot dhe do të flitet akoma në vazhdime të reja, se njeriu gjithmonë është pre e të gjithë rezolucioneve politike të cilave u shërben si skllav i lirë. Demokracitë bashkëkohore nuk janë asgjë tjetër përveçse një formë më perfide e mashtrimit me të cilin çuditërisht, njeriu dyzohet me servilizëm dhe kënaqet kur i jepet mundësia të shtyp tjetrin që ngel më poshtë. Ne një vend Rousseau thotë se qytetari lejon të shtypet aq sa është i tërhequr pas ambicionit të verbër duke shikuar më shumë poshtë se lart, “dominimi iu bëhet më i shtrenjtë se pavarësia, dhe ata pëlqejnë të bartin pranga për të mundur, kur t’iu vij radha, t’ua japin të tjerëve.”
Nëse njeriu pretendon se njohu mbretëritë, diktaturën dhe si parapëlqejmë të themi sot, demokracinë, më e sakta është se të gjitha këto sisteme s’kanë emër tjetër përveçse SKLLAVOKRACI e sa për demokracinë bashkëkohorë, do ta quaja ashtu pak ironikisht, DEMOKRATURË.
Përfundimi është se dalja nga skllavërimi nuk bëhet as me votën aq të lavdëruar nga se kjo formë votimi është nënçmuese dhe plotësisht nënshtruese në rang të robit që “paska të drejtë të zgjedh” shtypësin e vet. Njeriu del nga skllavërimi pa gjakderdhje, pa armatim, pa forcë se edhe ashtu është më i fortë nga pushtet mbajtësi; ai duhet të mësohet të thotë “JO”.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 909 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi