Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Terrori shtetëror në Kumanovë!
Publikuar më 11 maj, 2015 në orën 22:32 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
- Të sulmosh një popull të pambrojtur, duarthatë në gjumë, me një arsenal ushtarak dhe policor të tipit të Millosheviqit, të përkujton Vukovarin e vitit 1991, të arrestosh gra, fëmijë, pleq dhe familje të tëra, të mbash peng mbi 20.000 banorë, të shkaktosh krizë humanitare duke ua ndal rrymën, ujin dhe lëvizjen e lirë do të thotë të shkaktosh krime kundër njerëzimit.

Ne, anëtarët e Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër, të indinjuar thellë nga veprimet dhe aktivitetet policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI, reagojmë ashpër dhe dënojmë aktin e çmendurisë kundër popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm shqiptarë. Kjo ofensivë ushtarake dhe policore mbi shtëpitë e shqiptarëve të Kumanovës është medalja e radhës në qafën e krimit të organizuar që mban siglën VMRO-BDI.
Këtë turp dhe çmenduri njerëzore nuk e lanë as Vardari.
Prandaj apelojmë te faktori ndërkombëtar që te ndërhyjë me të gjitha mekanizmat e mundshëm për t`ia ndal hovin diktaturës antishqiptare që ushtroj dhunë dhe terror në Kumanovë.
Në vazhdimësi qeveria e Shkupit ka inskenuar skenarë të zeza mbi tokat shqiptare duke shkaktuar një mori viktimash, si dhe duke bërë filma dokumentarë mbi njerëzit e pafajshëm.
Përgjimet e opozitës sllavo-maqedonase dëshmuan qartë se të gjitha krimet dhe masakrat që janë bërë mbi shqiptarët kanë qenë procese të montuara politike dhe të shoqëruara me aksione policore dhe ushtarake si ajo e Sopotit, Brodecit, Radushës, Tanushës, Monstrës etj.















Skenarë që mbajnë vulën e qeverisë dhe turpin e faktorit politik shqiptar.
Indiferentizmi i BDI-së së Ali Ahmetit dhe politikanëve tjerë shqiptarë, të cilët janë pasuruar me votën shqiptare dëshmon edhe njëherë se shqiptarët nuk ka kush ti mbroj dhe se këta politikanë përbëjnë aktin më të turpshëm në historinë e shqiptarëve.
Shtetrrethimi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ka vetëm një emër – terror shtetëror mbi shqiptarët. Prandaj kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, nga të gjitha shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare të marrin iniciativën që IRJM dhe Qeveria e Shkupit të akuzohen për krime kundër njerëzimit, sepse askush nuk ka të drejtë të sulmoj me artileri popullsinë civile në gjumë.

Shoqata "Liria Kombëtare" - Zvicër
Vaxhid Sejdiu - kryetar


Zürich, 11.05.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 375 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi