Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LEIN: KOMUNIKATË
Publikuar më 11 maj, 2015 në orën 22:36 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni)

Lëvizja Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN) me shqetësim të thellë po e ndjekë zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni (FYROM). Sulmet e armatosura të ndërmarra nga ushtria dhe policia maqedonase, duke vënë në përdorim gjithë makinerinë e rëndë luftarake tokësore dhe ajrore kundër vendbanimeve shqiptare në qytetin e Kumanovës, duke sulmuar popullsinë civile pa mëshirë tregon më së miri gjendjen e mjerueshme dhe të padurueshme të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Këto operacione terroriste luftarake, të ndërmarra nga forcat ushtarake e policore maqedonase kundër popullsisë civile shqiptare, padyshim përbëjnë krime lufte kundër popullsisë civile. Pavarësisht pretekstit, nuk mund të klasifikohen ndryshe, pos fillim i një lufte të armatosur.

Luftimet kanë filluar ditëve të fundit në Maqedoni, ndërmjet njësiteve policore dhe ushtarake të FYROM-it dhe njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila në prononcimet publike bën të ditur se lufton për të fituar të drejtat dhe liritë njerëzore të shqiptarëve, të mohuara skajshmërisht nga shteti në të cilin e përbëjnë gjysmën e popullsisë të përgjithshme.
Shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues, janë popullsia shumicë, nga të cilët edhe varet ekzistenca apo mosekzistenca e këtij pseudoshteti, por janë trajtuar dhe denigruar skajshmërisht nga aparaturat e pushtetit maqedonas, duke e përdorur aparatin shtetëror si instrument për t’i shtypur në format më barbare shqiptarët, duke e anashkaluar edhe jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Fatkeqësisht, edhe pjesa e pushtetarëve shqiptarë në Qeverinë e sotme të Maqedonisë, por edhe në ato të mëhershmet, janë instrumentalizuar keq, duke u bërë pjesë e brutalitetit të qeverisë maqedonase, pa bërë as përpjekjet minimale për mbrojtjen e popullsisë shqiptare. Ata në vend që të ndalojnë represionin dhe terrorizimin e popullsisë shqiptare nga forcat ushtarako-policore maqedonase, i bëjnë thirrje popullatës duarthatë për durim e vetpërmbajtje! Dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje për t’u distancuar nga politika dhe veprimet terrorizuese, ashtu siç nuk bënë asgjë as pas zbardhjes së rastit Sopoti, Monstra e dhjetëra rasteve të tjera montruoze, të montuara nga shteti kundër shqiptarëve, për të cilat kanë qenë në dijeni që në fillim.
Edhe përkundër gjithë kësaj shtypje, shqiptarët kanë ditur ta ruajnë vendin, gjuhën, ndërgjegjen kombëtare si dhe solidaritetin e tyre etnik. Ky popull e ka dëshmuar dhe shpallur këtë ndjenjë kombëtare me anë të rezistencës që i ka bërë asimilimit të huaj ndër shekuj. Pas gjithë atyre luftërave, krimeve në masë, terrorit, gjenocidit, djegieve e shkatërrimeve, ka qënduar dhe ka dalë fitimtar në saje të bijve e bijave të rezistencës, pra edhe të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Populli shqiptar gjithmonë e ka ndihmuar dhe e ndihmon njëri-tjetrin në rast rreziku, pavarësisht kufijve administrativë që na ndajnë.
Popullin shqiptar në Maqedoni gjendja e padurueshme në të cilin është katandisuar që nga përfundimi i luftës më 2001, e ka detyruar të luftojë për të drejtat e veta, sepse pushteti maqedonas i vrau njerëzit më të devotshëm në prita e pabesi, e burgosi një pjesë të madhe të ish luftëtarëve të UÇK-omit, disa prej të cilëve i dënoi me burgime të përjetshme, sabotoi çdo iniciativë që kërkonte liri e barazi, shkatërroi çdo perspektivë të shqiptarëve. Mbase të gjitha veprimet antishqiptare arsyetohen me afrimin gjithnjë e më të madh të pushtetit maqedonas me aleancat serbo-ruse, siç ishte edhe rasti i fundit, i datës 9 maj, kur njëkohësisht me ofensivën kundër popullsisë shqiptare në Kumanovë, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, së bashku me presidentin serb Nikoliq, ishin të vetmit nga shtetet e Ballkanit që iu bashkuan presidentit rus Putin në paradën e Moskës.
Udhëheqja maqedonase duke ia mohuar të drejtat elementare popullsisë shqiptare, gjysmës së popullsisë së përgjithshme të këtij vendi, gaboi rëndë sepse të tashmen dhe të ardhmen e Maqedonisë tentoi ta ndërtojë pa themele.
LEIN mendon se Maqedonia mund të jetë shtet dhe të ndërtohet si i tillë e modern nëse atë e duan shqiptarët, ata janë shumicë dhe u takojnë të drejtat e tyre. Është praktikë e keqe dhe e tejkaluar e cila u takon shekujve të kaluar, që pakicat-minoritetet ta sundojnë shumicën.
Siç e dimë Maqedonia është shtet i brishtë, ka qenë shtet i brishtë dhe artificial edhe kur është formuar si republikë në kuadër të RSFJ-së, me një sipërfaqe prej rreth 26 mijë kilometrash katrorë, me një popullsi të përzier prej mbi 2 milionë banorësh, ku mbi një milion prej tyre janë shqiptarë, pra e përbëjnë popullsinë shumicë.
Padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i tejkalojnë të gjitha caqet e mohimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, ata jetojnë pa të drejtën e shtetësisë, pa të drejtën e gjuhës, pa të drejtën e identitetit, pa të drejtën e kombit, pa të drejtën e të qenurit shqiptarë, pa të drejtën e të jetuarit të lirë dhe të barabartë. Të gjithë e dimë se Maqedonia është e arnuar me copa të vjedhura të historisë, të gjuhës dhe shtetësisë së popujve fqinj. Institucionet e Maqedonisë janë të kalbura, ato duhet të ndryshohen dhe të përtërihen rrënjësisht, nëse don të ekzistojë, ku shqiptarët duhet të kenë vendin e merituar si shtetbërës.
Shqiptarët në Maqedoni janë në të drejtën e tyre, janë në vendin e tyre, kanë historinë e tyre të pandërprerë mijëravjeçare, kanë kulturën dhe trashëgiminë e tyre, kanë identitetin kombëtar.
LEIN mendon dhe beson se nuk do të ketë Maqedoni pa faktorizimin e shqiptarëve, pa respektimin dhe kultivimin e të drejtave të tyre. Durimit i ka ardhur fundi në Maqedoni, shqiptarët duan dhe meritojnë t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Të vetmit autoktonë në Maqedoni janë shqiptarët. Ka adhur koha e shembjes së idhujve të rremë dhe e ndërtimit të historisë dhe të shtetit maqedonas mbi gënjeshtra, të pavërteta e falsifikime.
LEIN u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni, që të mos bëjnë luftë vëllavrasëse. U bëjmë thirrje pjesëtarëve shqiptarë në polici, ushtri e në organet tjera të rendit, që të refuzojnë pjesëmarrjen në operacione luftarake kundër njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë që të distancohen nga terrorizmi shtetëror kundër shqiptarëve, sepse historia do të na gjykojë.
LEIN i bën thirrje botës së qytetëruar, mekanizmave ndërkombëtarë që të mos i paragjykojnë dhe vlerësojnë njëanshëm problemet në Maqedoni, sepse lufta mund të merr përmasa të tjera. Solidarizimi me kërkesat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sjellë deri tek zgjidhja më e shpejtë dhe pa gjakderdhje të mëdha për të dyja palët.

Sektori për Informim
i Lëvizjes Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 510 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi