Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) si pjesë aktive dhe vazhdues i denjë i aspiratës kombëtare të shqiptarve, në tre luftrat e fundit në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe Iliridë si dhe konseguent i vendosur i së drejtës së Kombit tonë për Bashkim Kombëtar, PROTESTON duke AKUZUAR pa rezerva veprimet antishqiptare të tipit nazi-fashist bër nga policia apo ushtria maqedonase ndaj popullatës shqiptare në ngjarjen e ditëve të fundit në Kumanovë.
Kryesia e FBKSH-së duke ju shmangur emocioneve nacionaliste, folklorizmit apo ndjenjave diskriminuese ndaj popujve bashkëjetues në trojet e kahershme shqiptare si dhe duke ju besuar fakteve e provave për ngjarjen në fjalë, pasi analizoi informacionin në terren, shkaqet, motivet dhe arsyet e ngjarjes tragjike, kokludon me këtë reagim publik duke dënuar ashpër autorët shtetar maqedonase për masakrën ndaj popullatës shqiptare të Kumanovës. Duke e vlersuar këtë masakër pasojë e një racizmi shtetar etnik ndaj shqiptarve qytetar, të disktiminuar etnikisht e për më keq të sulmuar nga një shtet aspirant i NATO-s apo BE !
FBKSH ka qen dhe është në mbrojtje të të drejtave të shqiptarve e si e tillë nuk do të hesht së menduari dhe vepruari kundër çdo lloj dhune apo diskriminimi që cënojnë të drejtat e tyre kudo ata jetojnë.
FBKSH, i bën me dije qeverisë së Shkupit të heqi dorë nga interpretimi dhe impelemntimi dashakeqës apo i njëanshëm i “Marrëveshjes së Ohrit” pasi koha e integrimeve sanksionon qytetarinë dhe jo primitivitetin shtetar.
FBKSH, i kërkonë qeverisë së Tiranës të marrë masa sanksionuese politiko-ekonomike ndaj qeverisë së Maqedonisë me qwllim qw kjo e fundit tw kushtwzohet pwr respektimin e tw drejtave etnike tw gjysmws sw qytetarwve tw vet, shqiptarwve.
FBKSH, i bwn thirrje qeverisw sw Tiranws tw zbatoi Ligjin Themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutës, ku në Nenin 8 të saj, pika 1 thuhet “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”,
KRYTAR I FBKSH
Ibush HETEMI
SEKRETAR POLITIK
Genc LLAKAJ
|