Të nderuar bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare,
Terrori shtetëror i IRJM nuk ka të ndalur mbi vendbanimet shqiptare. Ngjarja e Kumanovës edhe njëherë dëshmoi se forcat policore dhe ushtarake të udhëhequra nga zyrat e shtetit janë në gjendje brenda dy ditësh të rrënojnë çdo gjë shqiptare.
Faktet mbi Masakrën e Kumanovës, dëshmuan dhe dëshmojnë se në IRJM zbatohen projekte antishqiptare të cilat janë të dënueshme sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare.
Prandaj, ne Shoqata "Liria Kombëtare" në Zvicër së bashku me shoqatat tjera, në bashkëpunim me intelektualë, veprimtarë të çështjes kombëtare, sportistë dhe artistë fton të gjithë mërgimtarët në një
PROTESTË PAQËSORE KUNDËR DHUNËS DHE TERRORIT SHTETËROR NË KUMANOVË, para Selisë së OKB-së , në Gjenevë, me datën 16.05.2015, në ora 14.00
duke iu kërkuar institucioneve ndërkombëtare Hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.
Urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë me forca policore, me mjete të blinduara të shkatërroj vendbanimet shqiptare.
Marrin pjesë përfaqësues të shoqatave shqiptare në Zvicër, intelektualë, sportistë të dalluar, artistë ...
Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu
Tel. 076 321 26 94
|