Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Për Kumanovën‏
Publikuar më 17 maj, 2015 në orën 06:42 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndodhi ajo që ndodhi. Dhe tash kur kaluan tri ditë është në qendër të vëmendjes. Ku isha unë këto ditë, është njëra nga pyetjet. Pothuajse shumicën e kohës pranë kompjuterit e telefonit duke përcjellur se ç’po ngjet. Me atë merakun e zakonshëm të një njeriu, të një shqiptari. Shqetësimi e zemërimi është i pranishëm kudo. Dhe fjalë shumë, po ashtu dhe pamje, po ashtu dhe raporte për krismat, të vrarët, të lënduarit, djegjet e shtëpive, deklaratat zyrtare e jo zyrtare, të konfirmuara e të pakonfirmuara, të sakta e të pasakta, çast pas çasti, minut pas minuti, orë pas ore. Tym e flakë në Kumanovë. Luftë, krisma. Terr informativ, e mjegullnajë informative. Shih, dëgjo, lexo e me një “share” shpërndaj lajme nga portale të ndryshme kryesisht të pjesës shqiptare nën Maqedoni. Dhe kalojnë edhe ca ditë.

Po bëhet java që kur ndodhia në Kumanovë vazhdon ta ketë jehonën e saj. Përsëri shumë fjalë, shumë pyetje, shumë debate, shumë dilema dhe një shumësi paqartësish. Liderët mëkatar shqiptarë ata që udhëheqin sidomos në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup tek pasi kaluan disa ditë dolën nga vrimat ku ishin fshehur dhe kanë filluar me rrahagjokësinë e tyre të gërditshme për të na bindur se janë ata dhe vetëm ata të duhurit për të udhëhequr me shqiptarët edhe nëse shqiptarët, vriten, masakrohen e rebelohen kundër padrejtësive dhe rezultatet e gjitha përpjekjeve duhet t’i shfrytëzojnë vetëm e vetë ata. Dhe do të shfrytëzojnë tashmë përvojën e tyre për të ndenjur karrikeve qoftë duke shfrytëzuar çdo lloj dredhie, mashtrimi e tradhëtie, do ta shfrytëzojnë çdo kapital material, lidhje a resurse njerëzore e ndikim për ta mbajtur veten në ballë të popullit të shtypur. Mjafton ata të bredhin zyrave, udhëve me xhipa e truproje, të ekspozohen medieve, dhe të bëjnë pazare kafeneve e restoranteve me biznesmënë tenderësh e përqindjesh. Ra kjo ngjarje në Kumanovë dhe dy tri ditët e para liderucët u fshehën për të mos ua parë kush maskat në fytyrat e tyre, në fytyrat e pafytyra që dijnë të premtojnë e gënjejnë por s’janë të gatshëm të mbajnë premtime e përgjegjësi, a të jenë në ballë edhe atëherë kur kërcasin armët. Kumanova vazhdon të flas, të akuzojë dhe sërish liderucët s’janë të gatshëm as të dëgjojnë. Ata janë duke mbrojtur mjerimin e vet. Kushedi edhe sa kohë do të vazhdoj t’u ec kungulli mbi ujë. Dhe deklaratat me fjalë të mëdha për bashkim kombëtar e guardian të drejtave të shqiptarëve i bëjnë vetëm nëpër manifestime. Se kur vije puna t’i mbrojnë ato atëherë duhet t’ua mësyejnë vrimave dhe kur dalin nga to as një fjalë për dëshmorët e rënë, për veprën e tyre ose edhe nëse e thonë ndonjë fjalë do i fajësojnë përse ata luftuan për liri e të drejta të popullit e mbase edhe i mallkojnë se u prishën punë duke ua çjerr maskat të cilat po mendojnë se si t’i riparojnë. As një fjalë për të burgosurit që vazhdojnë të maltretohen burgjeve. Është edhe çudi, po edhe fatkeqësi se si ende arrijnë të mbijetojnë liderët injoratë nëpër trojet shqiptare. Situata duket se është para vlimeve e shpërthimeve të tjera dhe Kumanova mund të rishfaqet përsëri e në çdo cep të Atdheut. Dhe edhe një porosi e dha Kumanova se liderët e sotëm po vrapojnë vetëm për të riparuar idiotësinë e tyre e si krymbministra kanë nisur të merren dhe po mundohen të hanë edhe nga eshtrat e (heronjve), heroit Isa Boletini. Kumanova na trazoi dhe na kthjelloi. Dhe Bilal Xhaferi mirë e me vend thotë se: “Derisa të na mungojë liria, ne do të jemi gjithnjë kryengritës” . Dhe rruga që vazhdon drejt lirisë kalon edhe nëpër Kumanovë…

Blerim Rrecaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 396 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi