Mustafë Krasniqi: TA FALA GJAKUN... |
Publikuar më 17 maj, 2015 në orën 06:52 ( ) |
Mustafë Krasniqi | Kulturë | |
|
|
.
TA FALA GJAKUN...
(Isa Buletini)
Heu dheu im
Peshë eshtrat kam
Nëpër copa- copa
Gojë hienash
Shqipëria ende më rri.
Të njomë
Ta fala gjakun
Kur kërkove ti
Eshtrat më mbete
Rrugës për kthim
Për te kulla e vjetër.
Me koburen tim
Lordit plak i thash:
Kam një atdhe
Një Shqipëri
Mu në Vlorë
Një shqiponjë
Mbi gjithë Etninë.
E ti Mitrovicë, lindja ime
Eshtrat këtu m’i sillni
Se prehem i qetë
Më dëgjoni ore
Këtu është Shqipëri.
O zot!
Kush po luan
Me eshtra të mi...?
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|