Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kim Mehmeti: Ali e Menduh, si arritët t’i poshtëroni shqiptarët kaq shumë?
Publikuar më 17 maj, 2015 në orën 14:44 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Analisti Kim Mehmeti, ka shkruar se dëshiron t’i shohë një ditë shqiptarët duke u nisur në drejtim të selive të partive politike shqiptare, për t’i pyetur Ali Ahmetin e Menduh Thaçin se si arritët të poshtëroni shqiptarët kaq shumë.

“Të gjitha rrugët e Maqedonisë sot çojnë në Shkup dhe më vjen mirë që populli maqedonas zgjohet! Të jem i sinqertë: e ëndërroj ditën kur gjitha rrugët e shqiptarisë së Maqedonisë, do çojnë drejtë selive partiake të BDI-së e PDSH-së, e ku as do thyejnë, as do gjuajnë me guralec mbi policët e pafajshëm, as do shajnë e do kërcënojnë dike, por qetë e me urtësi, kryesuesve të BDI-së e të PDSH-së do u shtrojnë disa pyetje shumë të logjikshme, si për shembull këto: a nuk ju vjen aspak turp që i shërbyet dhe kaq vite e mbajtët në këmbë një regjim antishqiptarë si ai i Millosheviqit që na përbuzi e poshtëroi, a nuk ju vjen aspak keq që i shkelët e mëkëmbët të gjitha idealet tona, a nuk ndjeheni aspak përgjegjës që rinisë së këtushme shqiptare ia vratë edhe shpresën, a me të vërtet edhe pas "Sopotit", "Brodecit", "Monstrës", edhe pas likuidimit të Harun Aliut me shokët, edhe pas deshqiptarizimit të Shkupit e Maqedonisë si dhe pas natës së përgjakur e rrëqethëse të Kumanovës, juve nuk ju vjen aspak turp të dilni përpara këtij populli, të cilit i premtuar liri e mirëqenie, e i ofruat vetëm nënshtrim e varfëri” (sic.), ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në Facebook.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 737 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi