Mos hesht, Iliridë...! |
Publikuar më 19 maj, 2015 në orën 04:51 ( ) |
Mustafë Krasniqi | Kulturë | |
|
|
.
Mos hesht, Iliridë...!
Mbrëmë më priftoi një ëndërr
Shëtiste e ligë si hije
N’pusi vërshëllente tradhtia
Djegie Kronike në Iliridë.
Në teatër mbërthyer isha
Grykëholla klithte frëngjive
Në pusi rrëshqitën trimat
Kulla po bartte dhimbjen.
Kumanova do ta vret heshtjen
Me plis mbi kokë më tha:
Le të mos ndalej grykëholla
N’pusi të mos shumohej tradhtia.
O, na tradhtuan...
Klithi ai zë i dhimbjes
Krisma mori dhenë botës
Dikush i frynte zjarrit pas shpinës.
Ato fundërrina le të plasin
Se pëllumbat do të fluturojnë
Troku i gjokut të bardhë
Do të vrapon fushës së lirë, në Iliridë.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|