Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E gjithė Kosova nė kėmbė, sė bashku me Isėn drejt Boletinit!
Publikuar më 19 maj, 2015 nė orėn 05:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Nėse nė bisedimet dyvjeēare (2013-2015) nė Bruksel, kinėse pėr normalizimin e marrėdhėnieve midis Serbisė dhe Kosovės, dikush i ka premtuar Serbisė, tė paktėn si “kompromis politik” asaj do t’i rikthehet Kosova Veriore, qė pėrfshin edhe fshatin Boletin tė Isa Boletinit, atėherė, do tė mund tė pranohej vendimi i Thaēit dhe i Edi Ramės, qė rivarrimi i eshtėrave tė Isa Boltinit, tė bėhet nė Vlorėn heroike, ndryshe jo, me asnjė ēmim tė diktatit politik Beograd-Prishtinė-Tiranė.

*** Amaneti i heroit tonė gjithėkombėtar, Isa Boletini, qė ai tė rivarroset nė vendlindjen e tij nė Boletin tė Shalė Bajgorės, me ēdo kusht, duhet tė plotėsohet edhe nga familijarėt e tij, edhe nga populli, edhe nga shteti i Kosovės, edhe nga ai i Shqipėrisė.

Nė kėtė ēėshtje, nuk kanė tė drejtė tė pėrzihen as qeveria e Kosovės, as ajo Shqipėrisė, prandaj, prerazi, duhet tė hudhet poshtė “Vendimi i pėrbashkėt i kėtyre dy qeverive, qė mė 10 qershor 2015, Isa Bletini tė rivarroset nė Vlorė” (www.noa.al/14/05/2015).

Nė kėtė rast, nuk vlen kurrfarė marrėveshje e nėnkryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, Hashim Thaēit me kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama, sepse vendimi i tillė i tyre ėshtė nė kundėrshtim me ēdo normė zakonore dhe tradicionale shqiptare, si dhe me ligjet ndėrkombėtare pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut.
Prandaj, njė vendim tė tillė tė gabuar, tė turpshėm dhe anticivilizues Thaēi – Rama, duhet ta hudhin poshtė si Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani, ashtu edhe Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga.

Pėr mė tepėr, Hashim Thaēi nuk ka kurrfarė tė drejte morale, ligjore, as kushtetuese vendore, as ndėrkombėtare qė tė lidhė kurrfarė pakti politik me kryeministrin Edi Rama, pa lejėn e Kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės, Isa Mustafa, pėrkatėsisht pa pėlqimin e qeverisė, tė kuvendit dhe tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės, sepse rivarrosja e kolosit Isa Boletni nuk ėshtė kurrfarė “tenderi privat” dhe ēėshtje tekniko-politike a diplomatike e “Marrėveshjes sė Brukselit, Thaēi-Daēiq, 19 prill 2013), qė i pėrket vetėm Hashim Thaēit (sikurse hyrja nė dialog me Beogradin, pa njohur Serbia Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran), sepse Kosova nuk ėshtė vetėm e Hashim Thaēit dhe e “bishtave” tė tij, por e gjithė popullit shqiptar dhe e gjithė Shqipėrisė Etnike.

Prandaj, pėr rivarrosjen e Isa Boletinit, vendos vetėm familja e tij, sipas amanetit qė e ka lėnė Isa Boletini, tė rivarroset nė Boletin tė Kosovės, askund tjetėr, dhe askush tjetėr nuk ka tė drejtė tė veprojė ndryshe, duke mos pėrfillur Amanetin e Isės dhe vendimin e familjarėve tė tij, qė ai tė prehet nė vendlindjen e tij nė Boletin tė Shalė Bajgorės.

Nė potez: Treshi Drejtues i shtetit tė Republikės sė Kosovės

Pikėsėpari, Presidentja Atifete Jahjaga, Kuvendi dhe Qevria e Republikės sė Kosovės me nė krye Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, prerazi, duhet ta hudhin poshtė vendimin e e Kėshillit Organizativ me nė krye Hashim Thaēi, qė rivarrimi i Isa Boletinit tė bėhet nė Vlorė, jo nė Boletin. Kėtė padrejtėsi, amoralitet dhe turp nuk duhet lejuar, as Presidentja Jahjaga, as Kryekuvendari Kadri Veseli e as Kryeministri Isa Mustafa, sepse si familja, ashtu edhe shumica dėrrmuese e popullit shqiptar tė Kosovės (sė bashku me liderėt pėrfaqėues tė tij), ėshtė pronocuar publikisht qė heroi i tyre dhe i Kosovės-Shqipėrisė Etnike, Isa Boletini, tė RIVARROSET nė Boletin sipas AMANETIT dhe DĖSHIRĖS sė tij tė fundit, e cila, patjetėr, duhet plotėsuar nga tė gjithė shqiptarėt si brenda, ashtu, edhe jashtė Shqipėrisė Etnike. Kėshtu thotė zakoni dhe tradita shekullore shqiptare.

Prandaj duhet tė plotėsohet DĖSHIRA dhe AMANETI personal dhe njerėzor i Isa Boletinit, jo dėshira politike e Hashim Thaēit dhe e Edi Ramės, sepse kjo nuk ėshtė ēėshtje personale, politiike, ideologjike dhe partiake e tyre, por ēėshtje zakonore dhe tradicionale shqiptare.
Nė rast dėshtmi tė Treshit Jahjaga-Veseli-Mustafa, atėherė, e gjithė opozita nė kėmbė sė bashku me popullin, nė protesta demokratike dhe paqėsore nė gjithė Kosovėn!
Sepse u tepėrua, mjaft mė me falsifikimin dhe me sofistikimin e sė vėrtetės shqiptare, tė historisė, tė lirisė, tė drejtėsisė, tė barazisė, tė demokracisė dhe tė patriotizmit shqiptar, sipas “fontanė dėshirash” dhe grackave shekullore tė serbomėdhnjeve tė Beogradit zyrtar, i cili, pėrmes bishtave besnikė kolaboracionistė nė Kosovė dhe nė Shqipėri, ia arriti qėllimit qė tė POLITIZOJĖ rivarrosjen e Isa Boletinit.

Mirėpo, kėtė pėfidi serbo-filoserbe, duhet shkallmuar pėrfundimisht, duke mos lejuar qė Isa Boletini, tė rivarroset dikund tjetėr, por vetėm nė vendlindjen e tij nė Boletin tė Kosovės, jo ashtu siē po dikton Serbia me lakejtė dhe me hyzmeqarėt vasalė tė saj, tė fshihet me fshesė hekuri kujtesa historike, kombėtaree dhe heroike e Isa Boletinit para bashkėqytetarėve tė vendlindjes, tė Mitrovicės , tė Shalė Bajgorės dhe tė gjithė popullit shqiptar tė Kosovės.

Mirėpo, siē kanė deklaruar dhe reaguar shumė figura dhe personalitete tė njohura politike dhe kombėtare tė Kosovės, si dhe kryebashkiaku i Komunės sė Mitrovicės, Agim Bahtiri, kryeheroi i Shqipėrisė Etnike tė Isamil Qemalit, Isa Boletini, duhet tė rivarroset nė Boletin tė Shalė Bajgorės.
Kėshtu kanė reaguar edhe shumė personalitete politike dhe kombėtare shqiptare nė diasporė (nė Evropė dhe nė Amerikė) dhe nė Shqipėri, duke mbėshtetur AMANETIN dhe DĖSHIRĖN e fundit tė Isa Boletinit, qė ai tė rivarroset nė vendlindjen e tij nė Boletin, jo nė Vlorė, sipas diktatit tė Beogradit dhe tė Hashim Thaēit!!!

Qė tė mos ndodh njė skandal dhe njė turp i kėtillė politizues antinjerėzor, antikombėtar dhe anticivilizues, tani, nevojitet, qė tė gjitha forcat politike pėrparimtare, demokratike dhe paqėsore shqiptare, sė bashku me popullin, tė hidhen nė protesta gjithė popullore paqėsore, qė tė mos pranojnė vendimin e Kėshillit Organizativ me nė krye Thaēi – Rama, sipas tė cilit, me 10 qershor tė kėtij viti, nė Vlorė, parashikohet rivarrimi i heorit dhe i patriotit gjithėkombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike, Isa Boletini.

Njė vendim i tillė plotėsisht i gabuar dhe me qėllim i politizuar nga ana e politikės dhe e propagandės sė Beogradit zyrtar, fsheh me arsye dyshimin se, Kosova Veriore sė bashku me Boletinin e Isasė, ndoshta i ėshtė bėrė “teslim” Serbisė nga ana e atyre qė po dialogojnė me Beogradin. Ndryshe, nuk ka asnjė arsye valide, qė Isa Boletini, tė mos rivarroset nė Boletin-vendlindje e tij.

Mirėpo, nėse Kosova Veriore i ėshtė premtuar Serbisė, atėherė, po del krejt e qartė, pse Serbia e ka politizuar edhe rastin e rivarrosjes sė Isa Boletinit, sepse serbėt e as Serbia nuk duan dhe, nuk pranojnė qė nė “territorin e tyre verior” , qė pėrfshin edhe fashin shqiptar Boletin, tė rivarroset dhe tė ngritet Shtėpia Pėrkujtimore Historike Kombėtare Shqiptare e Isa Boletinit.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 455 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi