Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FYTYRA REALE E SLLAVO-MAQEDONASVE ËSHTË ANTISHQIPTARIZMI DHE JO BASHKIM-VËLLAZËRIMI!
Publikuar më 21 maj, 2015 në orën 18:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Skenat e fundit të Betejes së Kumanovës dhe të protestave të sllavo-maqedonasve (opozitë dhe pozitë) na bën të reflekton fuqishëm se cila është fytyra reale e shtetit sllavo-maqedonas në raport me shqiptarët
A mund të ekzistojë ky shtet pa shqiptarët?
Jo!
A respektohen të drejtat e shqiptarëve?

Jo vetëm se nuk respektohen por shteti sllavo-maqedonas praktikon një politikë e fortë të apartheidit ndaj popullsisë shqiptare.
Cila është shpëtimi? Reformat në shtetin sllavo-maqedonas apo ndarja?
Ndarja, nga vet fakti se iu dha një shansë këtij shteti me marrëveshjen e Ohrit, ajo nuk u përmbush dhe gjatë viteve ishte vetëm një kufomë e gjallë dhe e pavarrosur e cila përfundimisht ka vdekur me rastin e Betejes së Kumanovës.
Skenat e tmerrshme e ndërhyrjes policesko-ushtarake sllavo-maqedonase në lagjjen e banuar nga shqiptarët në Kumanovë, vrasjet e civilëve nga ana e makinerisë së IRJM-së dëshmojnë se sytyra e vërtetë e sllavo-maqedonasve është antishqiptarizmi dhe jo bashkim-vëllazërimi.
Klithmat e shfarosjes së shqiptarëve “për një orë” të shizofrenës Jankullovska dëshmojnë se barbarët përtej Karpatëve akoma kanë këto instinkte vrasëse për asgjësim të popullit shqiptar dhe për shpastrimin etnik.
Por Zaevi? A është më mirë Zaevi sesa Gruevski?
Jo! Zaevi është produkt i atij regjimi që në 1997 i arrestoi dhe i burgosi shqiptarët për flamurin kombëtar.
Dëshmia e shtypit se Zaevi është takuar me Gruevskin për të biseduar se cilat do jenë “bombat” e rradhës” tregon të vërtetën se ky skenar i “bombave” ka qenë një strategji e improvizuar kundër Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, në kuadrin e luftës psikologjike kundër tij.
Zaevi sillet me falsitet.
Ai nuk i do shqiptarët, don vetëm t’i shpërdor për të mirën e shpëtimit të krijesës artificiale sllavo-maqedonase.
Si Josip Broz Tito, edhe Titoja i ri – Zaevi, me këto protesta të opozitës, synon të shpëtojë me anë të “bashkimit të flamujve” shtetin sllavo-maqedonas. Strategjia e tij është sjellja e flamurit shqiptar me flamurin sllavo-maqedonas me anë të shizofrenëve partiakë, sic ishte rastin e atij mashtruesi me plis, flamur shqiptar dhe flamur sllavo-maqedonas që e kumtoi media shqiptare. Por edhe këto protesta dëshmuan fytyrën antishqiptare të Zaevit. U këndua himnin maqedonas, por jo edhe ai shqiptar, ndërsa Zaevi ngushëlloi maqedonasit për policët e vrarë në Betejen e Kumanovës, por jo edhe për shqiptarët e rënë në këtë Beteje.
Gjithashtu, pjesëmarrja e maqedonasve në numër aq i madh në protestat e Gruevskit, prania e flamurit serb në këto protesta dhe mungesa e flamurit shqiptar në këto protesta dëshmon se vellëzër për sllavo-maqedonasit nuk janë shqiptarët, por vetëm serbët dhe së bashku ata kanë një fytyrë antishqiptare fashistoide.
Shpëtimi për shqiptarët nuk është as Gruevski dhe as Zaevi, por ndarja nga shteti sllavo-maqedonas dhe realizimi i të drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit, realizimi i ribashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike.

Mona Agrigoroaiei

Rumani, 19.05.2015

Letër të hapur
Drejtuar:
Kryeministrave të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës!


Zoti Kryeminstër Edi Rama,
Zoti Kryeministër Isa Mustafa,

Më 9-10 maj 2015, për lirinë e popullit shqiptar në Shqipërinë Lindore nën IRJM dhe për avancimin e cështjes shqiptare në tërësinë e saj, krisi pushka e çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Kumanovë.

Për dy ditë në radhë, luftëtarët e UÇK-së luftuan trimërisht kundër një makinerie të tërë policore e ushtarake sllavo-maqedonase, e pajisur me një arsenal modern armësh vdekjeprurëse, edhe autoblinda dhe helikoptere ushtarake.

Përfundimi i Betejes së Kumanovës nxori një realitet tragjik për luftëtarët e UÇK-së. Një pjesë ra në altarin e lirisë, një pjesë u zu robër nga armiku sllavo-maqedonas. Pjesëtarët e UÇK-së ishin bij të popullit shqiptar dhe shtetas të Republikës së Kosovës e të Republikës së Shqipërisë.

Shteti sllavo-maqedonas nuk i përmbushi në asnjë prej rasteve për luftëtarët e rënë apo të zënë robër konventat ndërkombëtare.

E para, për 10 ditë në radhë, sllavo-maqedonasit nuk i dorëzoi trupat e Dëshmorëve të rënë në Kumanovë. Duke marrë parasysh se Dëshmorët e rënë në Kumanovë janë shtetas të Kosovës, qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej së paku të interesohej pse qeveria sllavo-maqedonase vonon dorëzimin e trupave të Dëshmorëve dhe pse i shkel koventat ndërkombëtare!?

E dyta, luftëtarët të zënë robër nuk janë trajtuar sipas rregullave dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ata janë të keqtrajtuar mizorisht dhe flitet për tortura shtazarake ndaj tyre. Duke marrë parasysh se luftëtarët e zënë robër janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, insititucionet e shteteve shqiptare duhet të ndërhyjnë dhe të ngrisin zërin fuqimisht kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut që vënë në rrezik jetët e luftëtarëve të UÇK-së.

Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës duhet gjithashtu t’u bëjnë thirrje autoriteteve sllavo-maqedonase të lirojnë MENJËHERË luftëtarët e zënë robër, në rast të kundër atyre t’u vendosen sanksione të menjëhershme ekonomike dhe politike nga shtetet shqiptare.

E treta, familjarëve të luftëarëve të zënë robër duhet t’u ofrohet ndihma insitucionale e nevojshme në këtë situatë tejet të rëndë.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës e kanë për detyrë të interesohen dhe të reagojnë në mënyrë të përshtatshme për shtetasit e vet. Të dyja shtetet shqiptare duhet të formojnë një komitet të përbashkët krize në nivel të Ministrive të Puneve të Jashtme për formulimin e përbashkët të kërkesave për shtetin sllavo-maqedonas në lidhje me fatin e luftëtarëve të UÇK-së që kishin rënë dëshmorë apo ishin zënë robër nga IRJM-ja.
Cdo mosndërhyrje mund të jetë fatale, sidomos për jetët e luftëtarëve të UÇK-së të zënë robër.

Me respekt,
Mona Agrigoroaiei – veprimtare e çështjes kombëtare shqiptare

Rumani, 19. 05. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 261 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi