Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Djemtë e plehrave
Publikuar më 21 maj, 2015 në orën 18:41 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Demokracia thjesht nuk mund të garantohet, sepse ajo mbetet e kushtëzuar nga energjitë krijuese të atyre që marrin pjesë në të. Shqiptarë të FYROM-it, mos rrini pasiv, bashkojuni protestave të opozitës sllavo-folëse, alternativa më e mirë për momentin, hapi parë...Shtyni në përdorim energjitë e juaja ose digjuni.

Një firmë punoi dy javë në rindërtimin e kuzhinës verore në kopshtin para shtëpisë time në Kaliforni si dhe plazhit privat që kufizohet me kuzhinën. Puna u krye para tre ditëve, por pastrimin e terrenit nga mbeturinat duheshe ta bën ndonjë firmë tjetër e nivelit të ulët. Kërkova në internet, gjeta një reklamë ku thuhej:
Djemtë e plehrave
Ne i marrim dhe i bartim plehrat dhe mbeturinat tua shtëpiake për riciklimin. Djemtë e plehrave i hedhin mbeturinat tua.
Një alternativë më e mirë se sa t`i hedhësh në koshin e plehrave!
Ne mbledhim dhe hedhim:
- Të gjithë mbeturinat që ju kanë mbetur pas rindërtimit të nevojtoreve ose objekteve tjera shtëpiake
- Mbeturinat e kopshtit që me muaj kanë qenë në qese mbeturinash
- Çfarë ju nuk e kuptoni se pse është e vendosur në bodrum ose në nën çatinë e shtëpisë
Dhe çdo gjë tjetër që ju nuk dëshironi për të disponuar.
***
Më shkoi mendja te tradhtarët Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët unë nga respekti i madh që kam për ta, nuk do t`i quaj: “enveristi i Zajazit” dhe “bakllavaxhia i Tetovës”, por “Djemtë e Plehrave”. Kjo sepse këta dy nuk vyejnë gjë. Rrenave të tyre për gjoja se avancimin e çështjes shqiptare u besojnë vetëm budallenjtë.
Ndodhi edhe Kumanova - Maj 2015, por djemtë e plehrave pasi janë pjesëmarrës në inskenimet e ngjarjeve tragjike atje, nuk largohen vullnetarisht nga qeveria terroriste e FYROM-it. Djemtë e plehrave e kuptojnë vetëm forcën por pasi për momentin nuk shohin rrezik nga ajo, akoma mashtrojnë shqiptarët, tani, që të mos u bashkohen protestave të opozitës sllavo-folëse në krye me Zoran Zaevin. (Jo për të ngritur Zajevin por rrëzuar Gruevskin).
Nuk ka dyshim se nevojiten ndryshime të mëdha, të gjitha këto parti të korruptuara shqipfolëse duhet të shemben, shkatërrohen. Nuk pritet që „politikanët“ të heqin dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të ushtruar trysni mbi ta.

A do të mbijetojnë si komb shqiptarët etnik të FYROM-it nuk është aspak e sigurt, kjo varet nga fakti nëse rendi i tanishëm kriminel do të mbijetojë apo jo. Do të mbijetojnë nëse më përpara e pastrojnë oborrin e vetë nga djemtë e plehrave. T`i shembim kriminelët më përpara se kriminelët të na shembin neve.
Djemtë e plehrave 25 vjet me radhë përçmojnë, shtypin dhe kontrollojnë shqiptarët e pambrojtur, të paorganizuar dhe të paarmatosur që nuk mund t`jua kthejnë goditjen. Këta tipa janë sadistë pikërisht për shkak se ndihen të pafuqishëm, të paaftë. Sadisti orvatet të gjejë një kompensim, duke ushtruar pushtet mbi të pambrojturit, duke u shndërruar – ai që ndihet një krimb – në një zot.
Qysh prej vitit 2001 kam shkruar rregullisht se shqiptarëve etnik të FYROM-it u duhet një UNITET që të reagojnë s`bashku kundër regjimeve terroriste të atij shteti të përkohshëm, përndryshe kurrë nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë shtetin terrorist sado i dobët të jetë ky, sepse shteti ka forcën e detyrimit.
Sa më shumë atdhetar të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik skenën për shqiptarët, të cilën e përgatisin armiqtë e jashtëm në bashkëpunim me armikun e brendshëm, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse. E ardhmja e juaj varet nga serioziteti i juaj: si t`i shkatërroni partitë “politike”, si t`i qaseni problemit të juaj ekzistencial dhe cila rrugë ju shpie drejt lirisë, demokracisë dhe barazisë me sllavo-folësit, ose ndarja definitive dhe ribashkimi me shtetin amë.

“Suksesi”, popullariteti dhe pasuria personale janë, vetë-terapia e “politikanëve” shqipfolës (djemve të plehrave) kundër depresionit dhe çmendurisë. Duke luftuar për të arritur pikësynimet e tyre, në të vërtetë luftojnë për shëndetin e tyre mendor. "Politikani" shqipfolës i tokave shqiptare, është i hareshëm dhe mbron pareshtur se është i kënaqur prej jetës së tij, mbetet i pështjelluar nga ëndrra, dhe fillon të shprehë pikëpamje të ndryshme mbi punën e tij përkundër faktit se veprimtaria e tij "politike" nuk ka asnjë qëllim Kombëtar përveç atij për të bërë pasuri për vete dhe se, për të ky është një motiv i mjaftueshëm për jetën; dhe më tej, me gjithë larminë në dukje, problemet "politike" të cilave duhet t`u jep zgjidhje, janë në thelb të gjithë të njëllojtë, ose mund të "kryhen" me një numër të kufizuar të metodave të përsëritura..
***
Ngjashmëria në themel e një njeriu me një tjetër dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut janë ide të një epoke tjetër. Thjesht fakti se jemi qenie njerëzore nuk sjell me vete ndonjë të drejtë: përballë ligjit skllavi nuk ndryshon nga një pasuri tjetër e tundshme. Privilegjet i takojnë më fortë pozicionit në jetë sesa vetë personit. Për shembull, në një shoqëri feudale toka është më e rëndësishme se pronari i tokës, ky i fundit privilegjet i gëzon vetëm nga që zotëron tokën.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 451 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi