Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BALLKANI DHE "LUFTA E FTOHTE" MIDIS LINDJES DHE PERENDIMIT!
Publikuar më 21 maj, 2015 në orën 18:43 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ballkani historikisht ka qene dhe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mbetet nje nyje nevralgjike midis Lindjes dhe Perëndimit...... Dhe, duke qene i tille, nje nyje nevralgjike midis Lindjes dhe Perendimit, Ballkani ka qene edhe nje rruge kalimtare midis perandorive, qofshin ato perendimore (Perandoria Romake) per pushtimin e Lindjes, apo perandori lindore (Perandoria Bizantine dhe Perandoria Otomane) per pushtimit e Perëndimit. Kurse, Shqipëria historikisht ka qenë dhe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mbetet Porta Kryesore e Ballkanit Perendimor. Gjithashtu, edhe gjatë "luftes se ftohte", midis Lindjes (ish Perandorise BRSS dhe Paktit Ushtarak te Varshaves) dhe Perendimit (Evrope-SHBA dhe Paktit Ushtarak te NATO-s), Ballkani ishte një fushë gladiatoresh midis Lindjes dhe Perendimit.

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe edhe të Bllokut Socialist të Lindjes (Perandorisë së ish BRSS) dhe edhe të Paktit Ushtarak të Varshavës (1990) supermacionin (dominimin) në Ballkan e morri Perëndimi (Evropa-SHBA dhe edhe NATO). Por, me forcimin e Rusisë, pas ardhjes në pushtet të Carit të ri të Rusisë, Vladimir Putin, dhe edhe te mbijetesës së Serbise s'i pasuese e Perandorisë së ish RSFJ, edhepse ishte shkaketare e të gjitha luftërave gjakatare në Ballkan (Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë), dhe kjo edhe për fajin e Evropës dhe të SHBA-ve, Rusia ka arritur të bëhet, jo vetëm një faktor dominant në Ballkan, por përmes Serbisë, duke dominuar (sunduar) në IRJM, përmes Nikola Gruevskit, të krijojë aleancat ortodokse në Ballkan dhe Ballkanin ta rikëthejë në një "fuci baruti", jo vetem per Ballkanin, por edhe për gjithë Evropën dhe edhe më gjërë.
Lidhjet e pushtetit sllavo-maqedonas me Rusinë, dhe edhe të serbofilit Nikola Gruevski, përmes Serbise, i kam bere publike para disa vitesh. Gjithashtu, para disa vitesh, bazuar në informacionet që më servonin strukturat inteligjente të AKSH (Armata Kombetare Shqiptare), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), pata deklaruar kështu: "Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaci i PDSH-se e kanë një shef të përbashkët, djalin e dajës të Nikola Gruevskit, shefin e sherbimit sekret (DBK) sllavo-maqedonase, Sasho Mijalkov". Por askush, as Tirana zyrtare dhe as Prishtina zyrtare, jo vetëm që nuk e morrën në konsideratë këtë konstatim, por përkundrazi...... Pse?! Sepse, ashtu s'i politikuajve të Tiranës, ashtu edhe politikuajve të Prishtinës, iu kanë interesuar vetëm "bizneset" (lexo: pislliqet) e tyre të përbashkëta, përmes Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit, me serbofilin Nikola Gruevski dhe me Serbinë.
Shqiptarët, sidomos patriotët shqiptarë, të llojit të deputetit Ben Blushi dhe..., s'i dhe edhe luftëtarët e lirisë, nuk duhet t'i injorojnë thirrjet e para disa ditëve të kriminelit serb Vojisllav Sheshel: "Serbia duhet ta mbrojë Nikola Gruevskin", dhe as edhe deklaratat e ditëve të fundit të Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov se gjoja perendimi dashka ta rrëzojë Nikola Gruevskin, sepse Gruevski nuk pranon që "Maqedonia" t'i vendosë sanksione Rusisë. Gjithashtu, jo vetëm Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare, por edhe BE dhe SHBA, edhe një herë duhet ta rishohin referendumin e vitit 1992 të Maqedonisë, ku thuhet: "Përmes këtij referendumi Republikën e Maqedonisë e shpallim shtet të pavarur e sovran. Por, nëse nuk do të funksionojë pavarësia, atëherë Republika e Maqedonisë do te ribashkohet me njerën nga ish rebulikat e ish RSFJ-së". Njera nga ato ish republikat e ish RSFJ-së ishte Serbia.
Gjithashtu, nuk duhet t'i injorojmë as edhe deklarata e Kryeministrit te Serbisë, Aleksander Vucic, s'i dhe as edhe veprimet e Greqisë në ujërat territoriale (në Detit Jon) të Republikës së Shqipërisë. Prandej, konsideroj që Tirana zyrtare, sidomos Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati (pinjoll i Bushatlinjëve të të Shkodrës) kërkohet që në të gjitha takimet e Tij me diplomacinë euro-atlantike të lobojë edhe për federalizimin e IRJM-së sipas modelit të Belgjikës, ku ashtu s'i Belgjika është shtet i flamanëve dhe valonëve, edhe "Maqedonia" të jetë shtet i maqedonëve dhe shqiptarëve. Përfundimisht, jo vetëm Tirana zyrtare, por edhe Brukseli dhe Washingtoni, duhet të binden se vetëm federalizimi i "Maqedonisë" e shpëton "Maqedoninë" nga shpërbërja e saj, dhe nga ana tjetër e eviton edhe Luftën e Tretë Ballkanike.

Tiranë, më 21 maj 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 1,900 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi