Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Cërvica në Ebikon ; humanizmi në vepër
Publikuar më 21 maj, 2015 në orën 19:35 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo e diel (Ebikon, 17.05.15), ishte e paraparë për manifestim kulturor e humanitar, i nënti me radhë i organizuar nga ShH “Cërvica”, aktiviteti i së cilës daton nga fund-vitet e tetëdhjeta kurse u themelua dhe u regjistrua oficialisht pranë organeve kompetente zvicerane, më vitin 1999 në Root, Luzern (CH) me kryetar Qani Xhambazi, nënkryetar Islam Spahiu; Selim Ballazhi sekretar, Bejtulla Tika arkëtar dhe njëmbëdhjetë anëtarë të kryesisë. Është kjo shoqata e parë humanitare shqiptare në mërgatën me prejardhje nga trojet e Kërçovës me rrethinë e sipas disa të dhënave që kam mundur t’i konsultoj, rezulton të jetë e para (ose së paku ndër të parat) në diasporën tonë.

Kjo shoqatë, ndihmon në mënyrë permanente fëmijët me mungesa fizike në atdhe dhe aktualisht janë dhjetë fëmijë nën përkujdesje, gjendet poashtu pranë nevojtarëve të rastit, dhe ndihma tjera që konsiderohen si emergjente. U ndërtua një urë në fshat dhe u ndihmua bashkë me fshatarë që jetojnë në vendlindje, në ndërtimin e një shtëpie për një familje në gjendje të pavolitshme ekonomike. Por “Cërvica” bëri të mundshme, për respekt ndaj bashkëfshatarit, piktorit Zeni Ballazhi i cili fitoi çmimin e parë në konkursin kombëtar për logon e 100 Vjetorit të Pavarësisë, ngriti monumentin unik shumë të bukur me logon – simbol në mes të fshatit.
Në kuadër të fytyrave meritore, bashkëbiseduesit nuk lënë pa e dalluar enkas këngëtarin e mirënjohur Duli. Ai gjithmonë është i gatshëm, pa asnjë hezitim apo kusht, të merr pjesë në manifestimet e shoqatës dhe kështu me popullaritetin e vet, ndihmon dukshëm në rritjen e mundësive materiale dhe morale të ndërmerren ndihma të shumta humane.
Kryesia e re në përbërje, Abas Spahiu – Kryetar, Resul Mehmedi – Nënkryetar, Rilind Ballazhi – Nënkryetar, Bekim Ballazhi,– Sekretar, Shpëtim Spahiu – Arkëtar, kanë intensifikuar aktivitetin në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe artistike kombëtare duke transmetuar këto pasuri gjeneratave të reja. “Kjo është njëherit edhe qëllimi i ynë më eminent dhe më sublim”, shprehet në një moment nënkryetari z. Resul Mehmedi.
Kjo kryesi bashkë me anëtarët vendosën që ky manifestim, dhe mjetet e grumbulluara financiare, të dërgohen familjeve të dëmtuara në represaliet e dhunshme të forcave ushtarako-policore mbi lagjen “Kodra e Trimave” në Kumanovë.
Aktivitetet humanitare dhe mbrojtja e kultivimi i kulturës sonë kanë një dimension të gjerë për çka shpresoj të kem mundësinë të informoj publikun mbarë shqiptar me një shkrim të dedikuar enkas. Sot, në vijim do të ndalem në disa momente mbi manifestimin e pasdites së diel i cili filloi me Himnin Kombëtar, interpretuar me shumë emocion dhe jashtëzakonisht bukur nga grupi i fëmijëve udhëhequr nga Bleona Spahiu.
Një recitim rrëzëllues, që u ndërpre disa herë nga publiku me duartrokitje dhe që në fund nuk kishte të ndalur ovacioni, qe ai i vogëlushes Aurora Xhambazi: “Poemë Kosovare”. Përfundimisht, recitimet e Hajrunisës, Edonës dhe Arbnorës ishin momentet më emocionale të këtij manifestimi i cili vazhdoi me programin e zgjedhur, renditur dhe udhëhequr mjeshtërisht nga moderatori Mehmedi i cili njoftoi publikun për vendimin e prurë rreth ndihmës për Kumanovën: “..., duke marrë për shkas situatën e krijuar në Kumanovë, kryesia e ShH “Cërvica” në mbledhjen e mbajtur më 11.5.2015, vendosi që në shenjë solidariteti me motrat dhe vëllezërit kumanovarë një pjesë e të ardhurave nga Manifestimi i sotëm t’i dedikohet si ndihmë humanitare...”
Programi manifestues vazhdoi me programin artistik me valle burimore dhe këngë të interpretuara nga Blerta Sopaj dhe Duli, humor nga Lorent Xhaferri dhe Lirian Tika, ShKA “Shkëndija” dhe Nazim Rrika.
Në fund u ndanë falënderime dhe dhurata nga ana e z. Ali Spahiu, z. Bukurim Xhaferri dhe anëtari i nderit z. Qani Xhambazi për mësuesin dhe autorin e librit “Cërvica Parisi i Vogël”. Dhurata iu ndanë zonjave Mr. Jehona Xhambazi dhe Mr. Flokëarta Xhambazi të diplomuara në Zvicër...
Në vazhdim, të pranishmit që arrinin një numër impresionant nga afro tetëqind persona, i argëtoi me shfaqje të lirë, këngëtari i shkëlqyeshëm Duli.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,082 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi