Kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela ka paralajmëruar se terrori policor mund të përsëritet edhe në qytete të tjera të Maqedonisë, nëse BDI vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë Gruevski.
Në një intervistë për njërën nga gazetat në Kosovë, ai ka kërkuar themelimin e një blloku politik shqiptar në Maqedoni dhe bisedime për një marrëveshje të re në Bruksel, pasi që sipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka dështuar. Sipas tij, shqiptarët kanë fuqinë që në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, të bojkotojnë sistemin në Maqedoni dhe të protestojnë në rrugë. Sela ka kritikuar edhe Prishtinën dhe Tiranën që deri më tani kanë shërbyer si vend ku udhëheqësit sllavo-maqedonas kanë larë mëkatet e tyre, pas padrejtësive dhe dhunës që kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
RKL
|