"Maqedonia" ka qenë dhe vazhdon te jete një "Arenë Gladiatorësh" midis Serbise dhe Bullgarise. Por, në këtë "Arenë...", fillimisht përmes Branko Crvenkovskit, dhe gjatë viteve të fundit edhe përmes Nikola Gruevskit, ka sunduar Serbia. Akademia e Shkencave dhe Arteve të "Maqedonisë" ka qenë dhe vazhdon të jetë një filial (bisht) i Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Serbisë. Para 4-5 vitesh, ky filial (bisht) i Serbisë, përmes "Enciklopedisë" së saj, shqiptarët i ofendoi rëndë, ofendime këto që më pas, para 2-3 vitesh u përsëritën edhe në tekstet e historisë së shkollave të mesme, dhe Ali Ahmeti me BDI-në e tij vazhdoi të kolaboronte me serbofilin Nikola Gruevski. Pra, gjatë kolaborimit të shqipfolësit Ali Ahmetit me serbofilin Nikola Gruevski shqiptaret u denigruan s'i asnjëherë tjetër më parë, më keq se edhe gjatë gjithë periudhës së ish RSFJ-së.
Vetëm gjatë qeverisjes së VMRO të Lupco Georgievskit në "Maqedoni" Bullgaria kishte më shumë ndikim se Serbia. Por, kjo nuk zgjati shumë, sepse Beogradi, përmes Branko Crvenkovskit dhe Ali Ahmetit, arriti që, me konfliktin e vitit 2001 të organizonte rikthimin e LSDM-së në pushtet dhe më pas, pasi arritën që Lupco Georgievskit t'ia merrnin partinë VMRO dhe në krye të saj ta venin ish drejtorin e Rado Banka, bankë kjo me 100 përqind kapital nga Beogradi, serbofilin Nikolla Gruevskin, të gjithë pushtetin e rimorri Serbia. Këtij pushteti, të instaluar në "Maqedoni" nga Beogradi, me direktivë të Beogradit, fillimisht me LSDM-në e Crvenkovskit (2002) dhe pas edhe me VMRO të Nikola Gruevskit, iu bashkangjit edhe shqipfolësi Ali Ahmeti, i cili, në bashkëpunim me pushtetin sllavo-maqedonas dhe me porosi të Beogradit, i vrau luftëtarët e lirisë, ndër të cilët edhe Komandant Kushtrimin, HARUN ALIUN nga Shkupi.
Pse nuk po largohen BDI dhe Ali Ahmeti nga bashkëqeverisja (kolaborimi) me serbofilin Nikola Gruevskin..?! Sepse, shumica dërrmuese e ministrave të BDI-së janë të inkriminuar dhe e dijnë fare mirë se, pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev te LSDM-së, të gjithë do të përfundojnë në burg, dhe bashkë me ta edhe lideri i tyre, Ali Ahmeti. Pikërisht për këtë arësye, shumë i vetëdijshëm për fatin e njejtë..., bashkëqeverisjes (kolaborimit) me serbofilin Nikola Gruevski po i bashkangjitet edhe shqipfolësi tjetër Menduh Thaci me PDSH-në e tij, të cilën parti, që nga themelimi, e ka përdorur, jo vetëm s'i një pronë private, por edhe s'i një lavatriqe të pastrimit të parave të pista. Gjithcka, cdo lloj-lloj skenari duhet të presim nga trojka: Gruevski-Ahmeti-Thaci, prandej duhet të rrisim vigjilencën tonë politike e patriotike që të mos biejmë pre e skenarëve të tyre antishqiptare.
Tiranë, më 22 maj 2015
|