Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A ËSHTË ZAEV FYTYRA TJETËR ANTISHQIPTARE E GRUEVSKIT?
Publikuar më 23 maj, 2015 në orën 19:25 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas ngjarjeve të hidhura që ndodhën në Kumanovë, pamë çfarë nuk duhej ta shihnim. Përjetuam ankth të vërtetë për atë që përjetuan vëllezërit tanë atje, familjet tona shqiptare. Poashtu, lexuam e çfarë nuk lexum nga përshtypjet dhe opinionet e shumta për atë ngjarje antishqiptare, por askush s’e tha se Zaev është fytyra e vërtetë antishqiptare e Gruevskit antishqiptar.

Situata është ende dramatike, por shqetësimi ynë i madh është pse shqiptarët morën pjesë në demonstratën e Zaevit “kundër” Gruevskit? Pse shqiptarët e hëngrën karremin Zaev të Gruevskit?! Pse i shfrytëzoi Zaevi shqiptarët, madje, gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ku bënë edhe “selfie” me të? Po, cilët qenë ata “burra” shqiptarë, që i thonë vetes shqiptarë dhe pranuan të bëjnë “selfie” me një antishqiptar si Zaevi?

Ngjarja e Kumanovës qe e mirëorganizuar dhe menaxhuar nga shërbimet sekrete ruso-serbo-bullgare dhe “shqiptare” e “maqedonase” të Gruevskit, njëkohësisht. Atje, katërcipërisht, ranë të gjitha maskat “patriotike” e “kombëtare” të të gjithë politikanëve “shqiptarë” në pushtet, ku shqiptarët ende trajtohen qytetarë të rendit të dytë. Ajo ngjarje tregoi qartë se shqiptarët kanë mbetur pa një udhëheqje të duhur shqiptare. Thjesht, shqiptarët kanë mbetur si kopeja pa bariun e mirë, pa bariun fisnik që kryen obligimet dhe detyrat e veta!...

Prandaj, si çka po u duken, politikanëve shqiptarë, shqiptarët? Mos po i shohin politikanët shqiptarë, shqiptarët, si mish për top, për t’i realizuar apetitet e tyre “shqiptare”? A po u duket edhe juve sikurse mua se shqiptarët kanë marrë në thua në trurin e vet dhe kur njeriu merr në thua në trurin e vet, puna është krejt paç!...

A nuk po u duken politikanët “shqiptarë” pakës më antishqipytarë se të gjithë pushtuesit e tjerë të trojeve shqiptare? A nuk po u duken më fashistë dhe më gjenocidistë “shqiptarët” në pushtet sesa të gjithë pushtuesit e tjerë bashkërisht?... Këtu, nuk ka mbetur më asnjë dilemë. E provuam dhe po e provojmë në kurrizin tonë shqiptar tash e gati shtatëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, e cila po shkelet e po nëpërkëmbët pamëshirshëm nga “prijësit” dhe “veteranët” e saj, nga “komisionet” e saj me letra e direktiva politike, “patriotike” dhe “kombëtare”…

Cila udhëheqësi në botë sillet ndaj qytetarëve të saj, siç sillen “shqiptarët” e derisotëm në pushtete të huaja. Në Maqedoninë e pushtuar shqiptare torturohen shqiptarët dhe familjet shqiptare, ndaj tyre ushtrohet represion i vazhdueshëm politik, policor e ushtarak, vriten shqiptarët dhe askush prej “politikanëve shqiptarë” atje nuk e sheh të arsyeshme të jap dorëheqje nga pushteti politiko-fashist dhe antishqiptar i Gruevskit, madje, e gëlltisin pa farë turpi edhe karremin e tij Zaev, i cili, në përmasat dhe paraqitjet e tij të derisotme do të dalë pakës më i zi dhe pakës më antishqiptar se Gruevski antishqiptar.
Nga të gjitha që u panë në skenën politike “maqedonase” dhe “shqiptare”, pyetja në të cilën duhet të përgjigjen të gjithë, është: A është Zaev fytyra tjetër antishqiptare e Gruevskit? Dhe, natyrshëm, përgjigjja është: PO!...

Burojë, 23 maj 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 71 vizitorë
Lexuar: 653 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi