Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosovė priti bijtė tuaj
Publikuar më 24 maj, 2015 nė orėn 17:11 ( ) Mehmet Bislimi | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
.













Kosovė priti bijtė tuaj

1.

Kosovė
priti bijtė tuaj
priti se po vijnė buzėqeshur
me shtatin e kuq si bajraku
me armėt e lirisė ngjeshur
tė pėrgjakur e tė heshtur
me mustaqe e mjekėr
syzi e vetullpėrpjekur
pėr atdhe djegur
pėrjetėsisht futur nė kėngė
priti ti oj nėnė
priti pa bėrė gjėmė

2.
Kosovė kryelartė
me bijtė tuaj shtatgjatė
si lisat e mėdhenj me kurorė
po tė kthehen si Gjergj Elez Alia
me nėntėqind plagė nė shtat
si nėntė lisa tė gjatė
lisat e Dukagjinit
po
njė lis mbeti nė Kumanovė
atje ku njė ditė do tė shkojmė
hakun pėr tua marrė
do tė shkojmė
herėt a vonė
atje ėshtė vendi jonė
vėllezėrit tanė t’i mbrojmė
do pėrgjakemi prapė
rrugė e lirisė
ėshtė rrugė e gjatė

3.
Kosovė nė stinė pranvere
Kosovė nė stinė dimri
Kosovė kurrė ngushtė nuk tė zunė
Kosovė amėsi e trimėrisė
Kosova gjak ka pėr tė dhėnė
pėr hir tė lirisė
pėr mua
pėr ty
pėr shqiptari
Kosovė
ata ranė edhe pėr ty
ata ranė pėr tė gjithė ne
ata ranė burrėrisht pėr atdhe

4.
Kosovė dil priti tek porta
nėntė lisat e gjatė
po tė vijnė buzėqeshur
me nėntėqind plagė nė shtat
po tė vijnė nė kėmbė
nuk po tė vijnė ratė
dil atje
ku po i presin nėnat
ku po i presin motrat
ku po i presin fėmijėt dhe gratė
ku nuk shuhet zjarri nė vatėr
ku po i pret flamuri shqiptar
ku nė shenjė pikėllim
trėndafilat ulur kokėn po mbajnė
atje ku po i presim tė gjithė ne
atje ku dielli ėshtė ndalė dje
ku ėshtė skuqur bari
ku ėshtė pėrkulur nė pritje
Komandant Adem Jashari
atje
ku dje ka ardhur pėr t’i pritur
nga Vlora nė Prishtinė
vet Ismajl Qemali
atje ku pikat e gjakut ranė
ku ata namin e madh lanė
ku ata kėngės sė lirisė ia thanė
atje ku mitralozi i tyre volli zjarr
ku ata hodhėn valle
ku ata veprėn e madhe e bėnė
atje
ku nuk do tė ketė paqe nė Ballkan
pa bashkimin tonė kombėtar

5.
Kumanovė nė flakė lirie
lagja e trimave nė zjarr tė sprovės
o sa shumė tė paskan hije
lulėkuqet e Kosovės
ata sollėn me flamur
sollėn nusen e Kumanovės
Beg Rizai ai dhėndri i parė
Xhafer djali bajraktar
pėrcjellė nga krushqit e lirisė
djem tė zgjedhur tė shqiptarisė
pėr atdhe gjithmonė pėrpjekur
ata te marrin gjak nė vetull
ti moj vatra e Kumanovės
mbaj fort nė gjirin tėnd
krushq e trima tė Kosovės
qė s’ia marrin dorėn pushtuesit
nuk i kanė frikėn prushit
ata bijtė e kėsaj toke
mė tė dashurit e nėnės loke
krenaria e shqiptarisė
nėna ju mos qani
kokėn lartė pėr trimat mbani
pėr ta kėnga s’ka me pushua
sa tė jenė jeta me jetua
toka mėmė s’ka me i harrua
pėrgjithmonė
qofshin lavdu

23, maj

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 575 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi