Pas ngjarjeve në Kumanovë, në Lagjen e Trimave, pas TERRORIZIMIT TË POPULLATËS SHQIPTARE NGA REGJIMI SHOVENIST ANTI-SHQIPTAR NË SHKUP, në vend se subjektet tona politike shqiptare të kenë frymim politik të pandërprerë (intensiv), ato nuk veprojnë, ato nuk ndërmarrin hapat e duhur!
Subjektet tona politike shqiptare (lëvizjet politike, bashkimet politike, partitë politike, organizatat politike, etj) qoftë në Republikën e Shqipërisë, apo ato në Republikën e Kosovës nuk janë aspak në nivel të përgjegjësisë dhe detyrave që duhet t’i kenë.
Subjektet politike shqiptare nuk veprojnë!
Dështim i plotë i subjekteve tona politike - pa koncepte politike
Në vend se subjektet politike shqiptare të informojnë, sqarojnë e mobilizojnë shqiptarët, kundër dhunës e terrorit të ushtruar ndaj popullatës shqiptare në vazhdimësi nga regjimet shoveniste anti-shqiptare të Shkupit, subjektet politike shqiptare nuk veprojnë!
Në vend se të dënojnë publikisht SHOVENIZMIN ANTI-SHQIPTAR të ushtruar në vazhdimësi NGA REGJIMET NË SHKUP, subjektet politike shqiptare nuk veprojnë!
Në vend se të veprojnë e mobilizojnë të gjitha forcat, për VENDOSJE TË BARAZISË SË SHQIPTARËVE NË TË GJITHA NIVELET SHTETËRORE, KUSHTETUESE E INSTITUCIONALE në tërë IRJM, që shqiptarët të jenë të barabartë me bvllgaro-folësit, subjektet politike shqiptare nuk veprojnë!
Në vend se të mobilizojnë e ngritin në këmbë gjithë popullin dhe të detyrojnë Autoritetet zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe Autoritetet zyrtare të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin hapat e duhur konkret, dhe të dridhnin regjimin shovenist anti-shqiptar në Shkup, subjektet politike shqiptare nuk veprojnë !
Subjektet politike shqiptare do të duhej të veprojnë për jetësimin e vullnetit të popullit shqiptar.
Kush i ndalon subjektet tona politike shqiptare të veprojnë?
ASKUSH.
Sepse janë subjekte politike të lejuara të veprojnë, të lejuara me norma ndërkombëtare, kushtetuta e ligje.
Vetëm të marrim me mend e të krahasojmë sikur kjo t’u ndodhte britanikëve, gjermanëve, etj..?
Sikur ndaj popullatës së tyre nga ndonjë regjim shovenist të ushtrohej dhunë e terror.. çfarë do të bënin subjektet e tyre politike .. ?!
Britanikët do ngritin në këmbë gjithë popullin, do vepronin e do dridhnin botën, ashtu siç vepruan kundër nazifashizmit.
Gjermanët do ngritnin në këmbë gjithë popullin, do vepronin e do dridhnin botën, ashtu siç vepruan kur përzunë sovjetikët, kur rrëzuan Murin e Berlinit, kur bashkuan Gjermaninë.
Subjektet tona politike nuk kanë koncepte politike të veprimit kombëtar
Kjo është për t'u tmerruar, e ... !!
Ja popull shqiptar, çfarë subjekte politike shqiptare kemi!
Ja popull shqiptar, në çfarë niveli i kemi subjektet politike shqiptare, ja në çfarë niveli kanë mbetur ato, qoftë në Republikën e Shqipërisë, qoftë në Republikën e Kosovës.
Përveç disa individëve, në asnjërin nga shtetet tona, subjektet politike shqiptare nuk janë aspak në nivel të përgjegjësisë dhe detyrave që duhet të kenë, përkitazi me gjendjen e shqiptarëve nën regjimin shovenist anti-shqiptar në Shkup.
Çfarë mund të pritet, mandej nga subjektet politike shqiptare nën regjimin shovenist anti-shqiptar në Shkup??
Arben Floriani
|